• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Pse shikon o…’ shkaktoi vrasjen në Bllok, zbardhet dëshmia sesi nisi sherri

by Java News
27/11/2018 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbardhur dëshmia e biznesmenit 45-vjeçar Ajaks Boshnjaku i vetëdorezuar të dielën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Boshnjaku ka thënë se nuk e dinte që është shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e ndodhur më 4 tetor në zonën e ish-Bllokut dhe sapo e ka mësuar ka vendosur të vetëdorezohet.

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj Boshnjakut masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa në dëshminë e tij, ai ka thënë se nuk ka dijeni për motivet apo rrethanat e vrasjes.

Në dëshminë e tij të siguruar nga “BalkanWeb”, 45-vjeçari ka thënë se gjithçka ka nisur pas një sharje që i është bërë Mevjol Bilos nga viktima Fabian Gaxha.

“Mbrëmjen e 4 tetorit më telefonoi Redi Popesku për një gotë verë në lokalin e tij. Shkova me motor te lokali i Popeskut. Pasi kam mbërritur tek lokali kam takuar Redi Popeskun, Ervin Matën, Mevjol Bilon, Tan Allushin, Geldon dhe një person që sapo po dilte dhe quhet Ardi Baku.  Pasi kam hyrë në ambientet e brendshme të lokalit jam përshëndetur me të gjithë dhe kemi nisur të pimë nga një gotë verë. Unë jam ulur tek tavolina e dytë në fillim në anën e majtë, përballë kam pasur shtetasin Mervjol Bilo. Teksa po bënim muhabet mes miqsh në këtë moment kanë ardhur 3-4 persona të cilët i shoqëronte Redi Popesku dhe ndërkohë është ngritur Ervin Mata dhe i ka takuar normalisht dhe janë ulur në ambientet e banakut. Pasi janë ulur njëri prej personave (siç më rezulton mua personi që u vra) i është drejtuar shtetasit Mevjol Bilo duke i thënë “o pi… motre pse shikon”, ndërsa Mevjol Bilo nuk ka folur fare.

Ndërkohë ky personi me pistoletë në dorë është drejtuar tek Mevjol Bilo duke i vënë pistoletën në kokë dhe me dorën tjetër e godiste me grushta në kokë dhe në fytyrë. Ne të gjithë që ishim prezent nuk arritëm të lëviznim pasi personi ishte me armë në dorë dhe thërriste që të mos lëviznim. Në këtë kohë Ervin Mata ka thirrur “Mos çfarë po bën”, por personat filluan të godisnin më pas me grushte edhe Ervin Matën. Në goditje e sipër kam parë të rrezohet në tokë shtetasi Mevjol Bilo. Nuk arrita ta dalloj nga erdhi e shtëna me armë. Në këtë kohë jam larguar me vrap drejt derës për t’u larguar. Nuk e di më pas si vazhdoi konflikti në lokal. Kam marrë motorin dhe jam larguar në banesën time”- ka thënë Boshnjaku në dëshminë e tij.

Mbrëmjen e 4 tetorit pas një konflikti me armë në një lokal në Bllok mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur Meviol Bilo, Ervin Mata dhe Fabiol Alushi.

a.ç

Next Post
BE shkurtim fondesh për vendet ku pavarësia gjyqësore është nën kërcënim

Përplasja me Ukrainën, BE pritet të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg, babai i vajzës…

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg, babai i vajzës…

January 29, 2026
Zyrtarizohen kandidaturat në FSHF, Armand Duka pa rival për postin e presidentit..

Zyrtarizohen kandidaturat në FSHF, Armand Duka pa rival për postin e presidentit..

January 29, 2026
Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për Shtëpinë e Fëmijës dhe kompleksin e inspektorateve

Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për Shtëpinë e Fëmijës dhe kompleksin e inspektorateve

January 29, 2026
Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

January 29, 2026
Hyrja e Shqipërisë në Shengen – Plani i veprimit i qeverisë, zbulohet dokumenti dhe koha e anëtarësimit

Hyrja e Shqipërisë në Shengen – Plani i veprimit i qeverisë, zbulohet dokumenti dhe koha e anëtarësimit

January 29, 2026
Si përpjekjet e SHBA-së dhe BE-së për reformën në drejtësi nxitën centralizimin e pushtetit dhe dështimin e drejtësisë

Si përpjekjet e SHBA-së dhe BE-së për reformën në drejtësi nxitën centralizimin e pushtetit dhe dështimin e drejtësisë

January 29, 2026
Seanca në GJKKO për çështjen Meta-Kryemadhi ka përfunduar me debate. SPAK paraqet aktakuzën dhe provat

Seanca në GJKKO për çështjen Meta-Kryemadhi ka përfunduar me debate. SPAK paraqet aktakuzën dhe provat

January 29, 2026
Spaho injoron SHBA-në: ‘Non Grata’ e Berishës nuk pati efekt në zgjedhjet e 6 marsit, s’do ketë as…!

“Berisha të mbajë përgjegjësi për kancerin që ka kapur partinë”/ Spaho reagon për bojkotin e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’ nga PD: Sjellje..

January 29, 2026
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Diagnoza koniciane e një kombi që refuzon pjekurinë…

January 29, 2026
“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In