• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse shihemi në tufë si dele e zezë?

by Bajram Peçi
22/09/2024 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Vijnë këto kohë në Shqipëri turistë nga gjithë bota. Gjejnë këtu Europën, njerëz me mentalitet, kulturë e sjellje europiane, ushqim e shërbim perëndimor, e pohojnë këtë, shfaqin ndër intervista simpati dhe, pasi largohen, lexojnë e dëgjojnë se në Shqipëri po ngrihet një shtet islamik, që u përket bektashijve, tarikat në origjinë nga shitët e Iranit. Është apo s’është e vërtetë kjo, ska kohë kush ta verifikojë!? Kaq mjafton që të gjithë të na shohin si dele e zezë në tufën e bardhë të deleve europiane.

Po çfarë na qënka ky Urdhëri Bektashi, që do ketë sovranitet, i ngjashëm me një mikroshtet islamik brënda Shqipërisë për tarikatin Bektashi!? Thonë se si dëshirë e ka shprehur Edi Rama, por Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mohon të ketë dieni dhe ndjehet i befasuar. Është ide e tij-thotë kryegjyshi! Mirëpo “New York Times” i paska marrë kryeministrit shqiptar një pohim sa sipër, ku pranohet se ideja është e Edi Ramës.

Vetëm emërtimi “Shtet islamik”, një emër i tmerrshëm për Europën ky, është i mjaftë të mendosh se jemi para një marrëzie. Emër i tmerrshëm që na sjell ndërmend Afganistanin e Iranin, (shtete këto që e kanë me kushtetutë se janë islamike) dhe atë që shtetin islamik të para mbi dhjetë vjetësh në periferitë lindore të Sirisë dhe hapësira në veriperëndim të Irakut, që e bëri Europën të flasë me vete.

Kur Shqipëria, që nuk ka prapanica të kundërshtojë Turqinë, ndërtoi një memorial për të rënët në një luftë palësh në Turqi, këtë marrëzi e kaluam ashtu si e kaluam, duke e thyer nga zemërimi. Në këtë rast, që s’duam ta besojmë, ideja ka lidhje, me kaq sa thuhet, përpos se vetëm me një ide apo dëshirë të kryeministrit. Fillimisht lajmi u duk si fake. Uroj të jetë kështu!

I çuditur pyes veten, për lipset të jetojë kjo krijesë, çfarë pëfiton Shqipëria dhe vetë Edi Rama nga dhënja e sovranitetit për një tarikat me 11 ha? (Pikëpyetje do vihet patjetër!) Mbetet, të paktën për mua, një enigmë, tash për tash mister, por që ndoshta në të ardhmen merr përgjegje?! Selia e Vatikanit, selia qendrore e kishës katolike, njihet nga 1 miliard e 400 milion njerëz. Po shtetin islamik të Bektashijve, kush do ta njohi? Bektashij jetojnë në Shqipëri dhe Lindjen e Afërt e të Mesme, në Afrikën Veriore dhe enklava të veçuara të shpërndara në Ballkan.

Po si ndodhet Kryegjyshata e Bektashinjve në Shqipëri, që selinë e saj në Tiranë dashkan ta ngrenë në nivlen dipllomatik? Le të mësojmë paksa përmes historisë që lidh shqiptarët me këtë tarikat islam? Jeniçerët dhe shqiptarët kanë qenë në një lidhje shpirtërore të vjetër. Oxhaku i jeniçerëve në shekujt XVII e XVIII sundohej nga shqiptarët, deri kur Agai me trupat e tij u panë si kërcënim për sundimin sulltanor. Kur donin ata përmbysnin kazanin dhe hiqnin e vinin sulltanë me ndihmën e shpatës. Rreziku jeniçer do duhej të zhdukej njëherë e përgjithmonë.

U përgatit sulmi mbi hordhinë jeniçere. Bëhet fjalë për ngjarjen historike të 16 qershorit të vitit 1826, që përbën thelbin e përfundimit të bektashinjve në Shqipëri. Në këtë datë, shumica e elitës së trupave ushtarake të Oxhakut të Jeniçerëve, me urdhër të sulltan Mahmudit II, u shfaros në sheshin e Et Maidanit. Shumica e reparteve jeniçere, por në veçanti ajo e Stambollit, e këtyre trupave speciale që kishin tmerruar Europën, ishin me origjinë shqiptare. Pasi kishin luftuar e derdhur gjak për zgjerimin e perandorisë së tre kontinenteve, superfuqisë së kohës, ata ishin bërë tashmë kërcënim për Portën e Lartë dhe po i kallnin datën vetë Perandorisë Osmane.

Nga kronika historike vjen shqiptari jeniçer, Halil Patrona, i cili më 1730-n, nga ku merr rrugë historia njëqindvjeçare, bëri të parën përmbysje të kazanëve, çka nënkuptonte vrasjet, rrëzimin e vendosjen në fron, përpos se prej jeniçerëve (kryesisht shqiptarë) të sulltanëve turq. Kur jeniçerët përmbysnin kazanët e gjellës, do të thoshte se ishin të uritur jo për më shumë ushqim, por për gjak.

Pas 16 qershorit të vitit 1826, jeniçerët e shpëtuar, si shqiptarë që ishin, shumica përfunduan në Shqipëri, ku ruajtën veçoritë islame të tarikatit bektashi. Të tjerë bektashi zunë vend në Stamboll, ku ishte Kryegjyshata e një pjesë ikën në Egjypt…ata nuk u zhdukën, siç sulltani kish urdhëruar. Ata ekzistonin tek kujtesa, gjuha dhe besimi, jetonin si ide.

Jeniçerët, teqetë bektashiane dhe shqiptarët, kanë qenë bashkudhëtare të përhershme të situatave në historinë e Perandorisë turke, deri kur sundimi i Qemal Ataturkut i përzuri. Shumë shkruajnë se ishte Ataturku që këshilloi vendosjen e Kryegjyshatës në “Turqinë e vogël”, në Shqipëri, gjë e dyshimtë!?

E dyshimtë sepse reformatori dhe krijuesi i Turqisë moderne, në nëntorin e vitit 1922, kur Asambleja e Madhe Kombëtare shpalli rënien e sulltanatit, e la në vegjetacion kalifatin edhe për pak kohë, derisa në vitin 1925, bashkë me Kalifin e Kalifatin, përzuri nga Turqia gjithë tarikatet e tjera fetare, përveç Patrikanës Ekumenike të Kostandinopojës në Stamboll. Bashkë me kalifatin përzuri dhe Kryegjyshatën, thjesht i shpalli të padëshirueshëm dhe nuk është se vrau mëndjen ku do shkonin të përzënët. Edhe kur përzuri sulltanin, e hypën në një vapor, pa ditur destinacionin fundor.

Në zemrat e njeriut shqiptar shohim dëshirën për t’u bërë pjesë e Europës. Prindërit i arsimojnë dhe i ushqejnë fëmijët me idenë e Europës për punë e shkollë. Bashkëjetesa mes komuniteteve fetare nuk ka qenë e mjaftë për Europën të binden ta bëjnë Shqipërinë pjesë të BE-së. Nuk e thonë, por e mendojnë janë në shumice të besimit Islam. Pak u intereson se sa prej tyre janë praktikantë?

Para këtyre projek-ideve të njëanëshme, që nesër shndërrohen në vendime, me keqardhje, por shoh se forcat më të mira të shpirtit të kombit janë në gjumë.

Next Post
I nxehti dhe mungesa e ujit për vaditje ka ulur me 75% prodhimin e fasules në Devoll

I nxehti dhe mungesa e ujit për vaditje ka ulur me 75% prodhimin e fasules në Devoll

Comments 2

  1. Leka says:
    2 years ago

    Ed Rama po e trajton Shquperine si prone e tij! Durohet kjo sjellje prej faraoni

    Reply
  2. Sqepari says:
    1 year ago

    Shqiperia, kjo toke e ilireve te lashte, ska lidhje me islamin, pervec se u pushtua nga turqia.

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In