• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?

by A R
16/07/2026 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Hagë ndodhen dy gjykata të mëdha ndërkombëtare që shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga njëra anë është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e Kombeve të Bashkuara, e cila merret me mosmarrëveshjet midis shteteve dhe ndodhet në Pallatin historik të Paqes. Nga ana tjetër është Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila ekziston që nga viti 2002dhe merret me ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krime lufte. Ajo ndodhet në një ndërtesë moderne prej xhami dhe betoni.

Ndryshe nga OKB-ja, ku marrin pjesë 193 shtete, në GJPN janë anëtare vetëm 125 vende. Mes shteteve që nuk janë anëtare gjenden SHBA-ja, Rusia dhe Kina, si edhe disa vende të Azisë dhe Afrikës Veriore.

Kur Marco Rubio kërcënoi së fundmi se do ta shkatërronte gjykatën “tullë pas tulle”, ishte e qartë se ai po i referohej GJPN-së. Ministria e tij renditi masat që SHBA po shqyrton kundër gjykatës. Mes tyre janë: ndalimi i hyrjes në SHBA për punonjësit e GJPN-së; zgjerimi i sanksioneve kundër gjykatës dhe organizatave të lidhura me të; rishikimi më i rreptë i marrëdhënieve me vendet që nuk e hedhin poshtë autoritetin e GJPN-së dhe njëkohësisht përfitojnë ndihmë amerikane. SHBA-ja ka ushtruar edhe më parë presion ndaj gjykatës, por toni i ri ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare në mbarë botën.

Andreas Schüller, bashkëdrejtues i programit për krimet ndërkombëtare dhe përgjegjësinë juridike në Qendrën Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut (ECCHR) në Berlin, thotë: “SHBA-ja dhe Marco Rubio po bëjnë publike diçka që ka ndodhur prej më shumë se një viti: ushtrimin e presionit diplomatik ndaj shteteve të tjera për të ndryshuar qëndrimet dhe në disa raste edhe sjelljen e tyre të votimit në raport me GJPN-në.”

Sipas tij, fakti që tashmë flitet hapur për një “fushatë” tregon se bëhet fjalë për një strategji më të gjerë, e cila synon të përfshijë edhe shtete të tjera që nuk janë anëtare të GJPN-së.

Një gjykatë nga e cila askush nuk duhet t’i shpëtojë drejtësisë

SHBA-ja nuk është anëtare e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se veprat e kryera në territorin amerikan nuk mund të gjykohen në Hagë. Megjithatë, GJPN-ja ka juridiksion edhe kur krime të rënda dyshohet se janë kryer në territorin e një shteti anëtar. Mbi këtë bazë janë lëshuar, ndër të tjera, urdhër-arrestet kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Ekzistenca e GJPN-së lidhet me mësimet e nxjerra nga historia. Proceset e Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore konsiderohen si zanafilla e së drejtës penale ndërkombëtare. Më vonë, tribunalet për krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe për gjenocidin në Ruandë gjatë viteve 1990 forcuan kërkesën për një institucion të përhershëm ndërkombëtar.

Juristi i së drejtës ndërkombëtare Kai Ambos nga Universiteti i Göttingenit thekson: “Bëhet fjalë për çështjen themelore të përgjegjësisë, qoftë në Ukrainë, Iran apo Gaza. Nuk mund të ndodhë që krime kaq të rënda të kryhen dhe përgjegjësit kryesorë, veçanërisht udhëheqësit politikë, të mbeten pa u ndëshkuar.”

A duhet të përfundojnë qytetarët amerikanë në bankën e të akuzuarve?

Në një deklaratë video, Marco Rubio pretendoi se GJPN-ja kërcënon sistemin juridik amerikan: “Oficerët e kontrollit kufitar që largojnë kriminelët e dhunshëm nga vendi ynë. Ushtarët amerikanë që rrezikojnë jetën për të mbrojtur vendin tonë. Nëse qëndrojmë pasivë, të gjithë ata do të ishin në mëshirën e gjyqtarëve të huaj mijëra kilometra larg.”

Aktualisht nuk ka asnjë procedurë penale para GJPN-së kundër shtetasve amerikanë. Veprimet e agjentëve të emigracionit dhe kufirit zhvillohen kryesisht brenda SHBA-së, ku gjykata nuk ka juridiksion.

Megjithatë, situata është ndryshe për vrasjet e synuara të trafikantëve të dyshuar të drogës në Karaibe. Ish-prokurori i GJPN-së, Luis Moreno Ocampo, i cilësoi ato në nëntor si krime të mundshme kundër njerëzimit.

Si mund të mbrohet gjykata nga ky presion?

Kai Ambos druhet se mund të shtohet i ashtuquajturi “efekt ftohës” (chilling effect), pra që prokurorët e GJPN-së mund të tregohen më të kujdesshëm ose më të butë ndaj të dyshuarve amerikanë.

Ai përmend edhe fenomenin e “mbipërputhshmërisë” me sanksionet: “Kompanitë jashtë SHBA-së mund të vendosin të mos bashkëpunojnë më me gjykatën, sepse kanë frikë se kjo mund të dëmtojë biznesin e tyre në Amerikë.”

Që vitin e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi një sërë sanksionesh ndaj GJPN-së dhe disa gjyqtarëve të saj.Si reagim, gjykata u përpoq të bëhej më pak e varur nga SHBA-ja dhe, për shembull, zëvendësoi disa aplikacione të Microsoft-it me një produkt gjerman me kod të hapur.

Mbështetja nga Evropa

Andreas Schüller mendon se shtetet anëtare mund ta ndihmojnë gjykatën përmes shumë veprimeve të vogla: “Kur fuqitë e mesme dhe shtetet më të vogla bashkohen për të mbështetur institucionet ndërkombëtare dhe për t’i rezistuar presionit amerikan, kjo është gjëja më e rëndësishme.”

Pas kërcënimeve të Rubios, Bashkimi Evropian u rreshtua menjëherë në mbështetje të GJPN-së. Edhe ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul doli në mbrojtje të saj, duke deklaruar se gjykata e bën botën “më të sigurt dhe më të drejtë”.

Interesant është fakti se në vitin 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, edhe Senati amerikan kishte mbajtur një qëndrim të ngjashëm. Në një rezolutë, GJPN-ja u vlerësua si: “një tribunal ndërkombëtar që synon të mbrojë sundimin e ligjit”, ndërsa hetimet kundër Rusisë u përshëndetën. Një nga bashkësponsorët e asaj rezolute ishte pikërisht Marco Rubio, sot sekretar i Shtetit i SHBA-së./ DW

Next Post
Vrau dy grabitësit, argjendari burgoset me 14 vite e 9 muaj! Salvini kërkon faljen: Duhet të kthehet në shtëpi

Vrau dy grabitësit, argjendari burgoset me 14 vite e 9 muaj! Salvini kërkon faljen: Duhet të kthehet në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

SHBA rrit prodhimin e raketave, Pentagoni nënshkruan marrëveshje 7-vjeçare me kompanitë e mëdha të mbrojtjes!

August 31, 2026
PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës

Veliaj rimori kompetencat, sfidat që presin Bashkinë e Tiranës! Nga pagat te ndihma ekonomike, vendimet që duan firmën e kryebashkiakut, çfarë thotë avokati Ndreca

August 31, 2026
Vrau italianen e plagosi 4 të tjerë gjatë festivalit “Techno” në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari! Mister motivet, dëshmitarët: Kujtuam se ishin fishekzjarre!

Vrau italianen e plagosi 4 të tjerë gjatë festivalit “Techno” në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari! Mister motivet, dëshmitarët: Kujtuam se ishin fishekzjarre!

August 31, 2026
BE-ja operacion në Mesdhe, ndalon një tanker të dyshuar si pjesë e “flotës në hije” të Rusisë! Kaja Kallas e konfirmon: Me flamur të rremë

BE-ja operacion në Mesdhe, ndalon një tanker të dyshuar si pjesë e “flotës në hije” të Rusisë! Kaja Kallas e konfirmon: Me flamur të rremë

August 31, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve, norma e interesit 2-3% dhe vlera deri në 2 mln euro

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve, norma e interesit 2-3% dhe vlera deri në 2 mln euro

August 31, 2026
Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë nesër në Romë, zbulohen detaje nga dasma!

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë nesër në Romë, zbulohen detaje nga dasma!

August 31, 2026
Vetëm 20 vjeç, Mario Mitaj ‘krah’ Modriçit në vitrinën e Euro 2024: Potencial, premton karrierë të madhe

E pazakontë për Mario Mitajn, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk merr asnjë minutë në ndeshjen e dytë radhazi në Serie A

August 31, 2026
Legjenda e muzikës amerikane Dolly Parton varroset pranë bashkëshortit me një ceremoni private nga familja!

Legjenda e muzikës amerikane Dolly Parton varroset pranë bashkëshortit me një ceremoni private nga familja!

August 31, 2026
“Po bëhet autonome”- Guvernatori i Bankës së Anglisë paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të trondisë ekonominë globale

“Po bëhet autonome”- Guvernatori i Bankës së Anglisë paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të trondisë ekonominë globale

August 31, 2026
Neonazistët alarmojnë përsëri Greqinë, ish-eksponenti i “Agimit të Artë” do rikthehet në politikë pas lirimit nga burgu!

Neonazistët alarmojnë përsëri Greqinë, ish-eksponenti i “Agimit të Artë” do rikthehet në politikë pas lirimit nga burgu!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com