• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse SHBA po paralajmëron bojkotin e parlamentit të ri?

by Mero Baze
04/08/2021 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajmëruar dy udhëheqësit politik në Tiranë, Edi Rama dhe Lulzim Basha të rishikojnë dhe një herë listat para se të hyjnë në Kuvend në Shtator me qëllim që SHBA të ketë një vend partner dhe jo një problem.

Paralajmërimi I botuar sot në formën e një opinion të ambasadores amerikane në Tiranë, është nj shans I fundit për Lulzim Bashën të nxjerr nga lista e deputetëve Sali Berishën dhe për ta balancuar situatën dhe një paralajmërim I Edi Ramës të mos shkoj në koalicion me deputetët e Partisë së Tom Doshit.

Nëse ata nuk reflektojnë SHBA  do të bojkotojnë hapjen e parlamentit të ir në Shtator, duke dhënë një sinjal të fort negative ndaj pafuqisë së politikës shqiptare për t’u shkëputur nga lidhjet me krimin.

Ky është një gjest që mund të pasohet me kosto të tjera në të ardhmen dhe me qëndrime shumë më të ashpra të administratës amerikane ndaj politikanëve shqiptarë.

Pika nevralgjike është Sali Berisha dhe pafuqia e Lulzim Bashës për tu shkëputur prej tij.

Edhe sikur në këtë histori të mos ishte ndërhyrja amerikane, arsyetimi I Lulzim Bashës për vlerat politike të Sali Berishës në këtë moment, është totalisht I pavend.

Nëse ka një njeri të interesuar që Berisha të jetë në Kuvend është Edi Rama dhe socialistët. Sali Berisha sot është kapitali politik më I madh që ata kanë para shqiptarëve, duke ju treguar se me kë vazhdojnë të kenë betejën. Duke pasur Sali Berishën në parlament, socialistët e kanë më të lehtë të mos flasin për problem e qeverisjes, port ë merren me përroin psiqik të Berishës, duke e kthyer politikën në gallat.

Zhvillimet negative në vend, historitë e korrupsionit dhe do gjë tjetër, të artikular nga Berisha me zellin dhe dufin e të poshtëruarit bëhen dhe më të pabesueshme për publikun shqiptar edhe pse mund të jenë të vërteta.

Zbutësi I vetëm I helmit që mund të burojë nga skandalet qeveritare është po Sali Berisha dhe përfolja prej ti.

Edi Rama e ka atë objekt argëtimi dhe një lehtësi të madhe për të argumentuar vrazhdimin e betejës së tij.

Ai I bën kaq shumë punë Partisë Socialiste, sa sikur Lulzim Basha të thotë nesër që ai nuk do të jetë në grup, kam frikë se Edi Rama do t’i dal në mbrojtje Berishës dhe të thotë I takon mandati.

Ajo që nuk kuptoj është se çfarë I duhet Parisë Demokratike. Ai është një person I damkosur politikisht për gjithë jetën si hajdut , si minues I demokracisë dhe të gjithë së bashku si një familje kriminale që kanë përfituar nga korrupsioni me paret publike. Ai nuk është ndëshkuar se I ka bërë keq SHBA, por se i ka bërë keq Shqipërisë. Ndaj dhe përgjigjja duhet nga Shqipëria.

Hezitimi I Lulzim Bashës për ta bërë këtë, e fundos Partinë Demokratike në varrin e hapur të Sali Berishës.

Bojkoti i paralajmëruar I SHBA për parlametin e ri, nëse Basha nuk reflekton, dhe nëse Rama bën aleancë me partinë e Doshit, do të jetë më pas një histori e re presioni me emra dhe mbiemra për shumë persona që nuk guxojnë të shkëpusin fijet e krimit me politikën. Dhe pastaj do të na mbetet ose ti shpallim luftë SHBA ose Berishës.

Meqë për Berishën shqiptarët e kanë shprehur me vota për të tretën herë ndëshkimin e tyre, kjo që po bën Lulzim Basha ëhstë deformim I vullnetit të shqiptarëve. Ai po zgjedh mes SHBA dhe Berishës, këtë të fundit, ndërkohë që shqiptarët kanë zgjedhur SHBA.

Next Post
Zbulohen 7 variante të reja të Covid në SHBA / Shkencëtarët: Duhet urgjentisht vaksinim masiv

Luftë e përjetshme me Covid? Raporti tronditës: Virusi mund të evoluojë dhe t’u rezistojë vaksinave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In