• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse s’bien termete në Danimarkë?

by
28/08/2015 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Dylgjeri

Ishte viti 2004. Punoja në Ministrinë e Rendit.  Një ftese e ardhur për trainim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Danimarkës na dergoi atje për rreth një muaj.

Bashkë me 15 drejtues te lartë të personelit te Policisë Shqiptare do të njiheshim nga afer me metodat për promovimin dhe përzgjedhjen e personelit. Në ekipin e zgjedhur kishte emra të njohur të drejtuesve të policisë në vite. Programi ishte përgatitur me kujdesin që krahas mësimit në auditor dhe posta policie, të njiheshim edhe me historinë dhe kulturën daneze.  Në një prej ditëve, do te vizitonim qendrat historike e monumentale te Kohpenhagenit.

Dita e programuar erdhi. Duke vizituar kryeqytetin, u ndalëm edhe në shtëpinë e parë qytetare daneze. Datonte diku nga viti 1678. Restauruesit, përmes bojrave të ndezura, kishin vënë në dukje krahas konstruksionit prej druri edhe pjesë nga planimetria e shtëpisë.  Për kuriozët jepeshin edhe shpjegime më të detajuara nga ciceroni. Dhe pyetjet, svonuan. E para erdhi si rrufe nga një drejtues “me famë” i policisë së Elbasanit :
Po tërmete nuk bien këtu?
Ciceroni-a daneze, një grua plot dije e kulturë, u destabilizua për një moment nga pyetja tronditëse ( ju kujtuan termetet), dhe pasi mblodhi veten iu përgjegj me zë të lartë mëndjetërmetit:
Vëndi im ka stabilitet tektonik dhe politik! Kaq ishte.
Vizita atë ditë u përmbyll me shijen që na la përgjigja: Danimarka ka stabilitet tektonik dhe politik!
Do kalonin vitet, dhe do të kujtoja përgjigjen e danezes së mënçur pas prishjes së ngrehinës së Kishës kanonike bizantine, ndertuar rreth 1400-tës në Dhermi të Himarës.

Next Post

Ornela Muti pranon darkën me Vladimir Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com