• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Sali Berisha është xhindosur kaq shumë me Lul Bashën?!

by Ylli Pata
06/12/2024 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sali Berisha, sot duhet të ishte më i kënaqur së kurrë. Përveç lirisë së dhënë nga GJKKO-a, ka vulën e partisë, e për më tepër është kthyer zyrtarisht anëtar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Largimi ndodhi nga përjashtimi që Lulzim Basha e vendosi në mënyrë demonstrative në shtatorin vitit 2021.

Pak kohë më parë, Berisha, por edhe të tjerë në stafin e tij, madje edhe Flamur Noka, nuk janë me Lulzim Bashën, madje kanë thënë se janë gati që të bashkëpunojnë me të, për hir të “kauzës” e gjëra të tjera. Natyrisht që ishte një deklaratë sa për të thënë, por gjithsesi, ishte një sinjal.

Dhe në fakt, Sali Berisha kishte arsye për të bërë të fortin, pasi vulën e mori, grupin parlamentar po ashtu, e sot, edhe zyrtarisht u rikthye për të folur jo vetëm si anëtar i grupitt ë PD-së, por si udhëheqës i opozitës.

Megjithatë, doktori nuk ishte fare i kënaqur për gjendjen e tij, e ju vrvit Lulzim Bashës, aq fort sa thuajse gjithë lajmi në konferencën për shhtyp të së premtes rrotullohej tel ish-delfini i tij.

Thua hakmarrje, shfryrje inati pasi mori gjithçka në duart e tij? S’ka lidhje. Sali Berisha sot është politikani më i regjur i opozitës, e pavarësisht emocionalitetit, nuk lëviz kollaj si faqe padirsurit e grupit parlamentar që i xhiron si të dojë.

Inati i Sali Berishës me Bashën ishte politik dhe përçoi një mësazh të caktuar, që sipas gjasave do të trashet në vazhdim. Pse e bëri këtë? Sepse realisht Lulzim Basha është i vetmi faktor politik me peshë që e sfidon, përveç partive të reja, që kërkojnë kohën e vet.

Të gjithë të tjerët, në mënyrë “pragmatike” janë bërë kolaboracionistë dhe thonë që janë gati që të bashkohen nëse Sali Berisha qëndron kryetar i PD-së, por pranon të vendosë një kandidat për kryeministër tjetër.

Ndërkohë Lulzim Basha, jo vetëm që e sfidon, por ka vendosur që luftën ta bëjë brenda PD-së legale. Në një intervistë me TemA, madje shkoi aq larg sa tha se PD nuk është klubi Partizani që muund ta privatizojë familja Berisha.

Ndërkaq, përveç kësaj sfide, Lulzim Basha ka realisht infrastrukturën më të rëndësishme të bazës së PD-së, sidomos në zonat më të rënësishme. Sali Berisha, është fiks si Aleks Xinxa që akuzonte Enver Hoxhën se i ka marrë bazën dhe ai kishte mbetur vetëm me udhëheqjen.

Kjo shikohet qartë pasi PD nuk ka aftësi për të zhvilluar një miting apo protestë. E kjo nuk do shumë mend; nuk i ka astrukturat. Pasi aktivitetet nuk bëhen me votues, por me anëtarët. Berisha është realisht një general pa ushtri, ndërkohë që deputetët e tij janë thuajse të gjithë të kontestuar në qarqe.

Po të shikosh ripastrimin e listës dy ditë më parë, ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një hi syve a thua se kishte ndryshuar diçka. Në Lezhë, thjesht la në hije Gjin Gjonin për të llastuar Gjekmarjan, apo vijimi në Shkodër me Luçiano Boçin, e në Elbasan dërgoi Tomor Alizotin, thjesht për të ulir inatin e bazës së PD-së me deputetët aktualë.

Nëse Gaz Bardhi nuk rikandidon në Elbasan, ku u zgjidh në 2021, nuk vlen më për askund, nëse në Shkodër PD nuk ka një kandidaturë të pështatshme, tregon se ka humbur lidhjen me bazën. Madje më e mira do të ishte të nxjerrë emra nga baza, ku njerëzit e Berishës kanë kohë që në Universitetin Luigj Gurakuqi ju frynë në vesh mjaft pedagogëve se do t’i bëjnë deputetë. Po pse si bëjnë?

Sepse realisht Berisha ka frikë shumë nga lëvizjet që do të vijnë nga degët reale të PD-së, që ai nuk i kontrollon, por Lulzim Basha.

Next Post
Po shkëlqen krah Kante e Benzema, babai i Mario Mitajt flet për të ardhmen e talentit kuqezi

Po shkëlqen krah Kante e Benzema, babai i Mario Mitajt flet për të ardhmen e talentit kuqezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Humbja e zgjedhjeve në SHBA, Republikanët e drejtojnë gishtin nga Trump pas disfatës!

November 4, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

November 4, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Zonja Tabaku, të drejtat nuk zgjidhen si t’i duash

November 4, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

November 4, 2026
Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

November 4, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

November 4, 2026
Vrasja e çiftit në Dropull, prokuroria del me njoftim: Ka prova se Thoma Mastora është autori

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

November 4, 2026
Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

November 4, 2026
Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In