• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Sali Berisha e ka kyçur gojën për shokun e ri të ‘Grupit Non-Grata’?!

by Ardit Rada
12/04/2022 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Shpallja e Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit si persona non-grata nga SHBA-të dhe që do të përballen me sanksione financiare atje, nuk e ka habitur dhe aq opinionin. Ekziston prej vitesh në publik një dyshim i përgjithshëm për aktivitetin e tyre tregtar, politik e mediatik aq sa për të mos u dukur ky vendim i amerikanëve si rrufe në qiell të pastër. Por tjetër gjë ka habitur këto 24 orë nga vendimi i Departamentit të Thesarit. Teksa pritej që Rakipit dhe Ndroqit t’u bëhej biografia e të kryqëzoheshin, e gjithë vëmendja është kthyer tek Sali Berisha. Ky i fundit ka heshtur kur u pyet se ç’mendon për këtë vendim të SHBA. Ose më saktë, është distancuar duke u shprehur se “Nëse sanksionimi bëhet me fakte është normale, por nëse nuk ka prova është qëndrimi që kam për veten time”. Deri diku është e drejtë e Sali Berishës që t’i mirëpresë non-gratat e tjerë për t’u bërë kështu më shumë zëra anti-amerikanë. Por në planin e qendrimit politik dhe koherencës, ai s’është kurrkund me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, që shpreson t’i udhëheqë në fitore.

Ndaj sot, Gazment Bardhi e ka thënë me zë atë për të cilën të tjerë demokratë e kanë kaluar duke shqyer sytë e duke fjetur me pikëpyetje. “Përse hesht Sali Berisha për Aqif Rakipin?”.

Teksa Partia Demokratike e cilëson atë si një nga arkitektët e blejes së votave, si vasal të Edi Ramës dhe armik të zgjedhjeve të ndershme, Sali Berisha ka arsyet e tij personale të heshtë.

Së pari, për t’ia sjellë në vëmendje Bardhit dhe rioshëve në Partinë Demokratike; Aqif Rakipi nuk është produkt i sociaistëve, por i Sali Berishës dhe aleatit të tij Shpëtim Idrizi. Për herë të parë, Rakipi e pa derën e Kuvendit në vitin 2013 kur duke kandiduar në Elbasan fitoi plot 12,110 vota. Bardhi duhet ta dijë se këto vota shkuan në favor të Sali Berishës dhe koalicionit të tij Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim. Nga ana tjetër Berisha kishte futur në listën e PD-së në Fier Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin nga PDIU-ja që nxori edhe Rakipin deputet. Se kur i bleu votat Rakipi, nëse i ka blerë, është e qartë. Pra, kur zbuloi mbi 12 mijë çamë në Elbasan në kohën kur zgjedhjet i organizonte Sali Berisha.

Së dyti, Sali Berisha nuk ka arsye ta sulmojë Aqif Rakipin, por në kuadër të retorikës së tij si viktimë e komunistëve amerikanë, mund ta fuste edhe ish-deputetin në valle. Por Berisha është i kompleksuar nga emri në fjalë për arsyen se prej 6 muajsh akuzohet si i mbështetur fuqimisht prej tij në Elbasan. Ka qenë Lulzim Basha ai që i pari e ka akuzuar Aqif Rakipin dhe Suel Çelën si “dy të fortët” që po mbledhin me forcë firma në favor të Kuvendit që Berisha do të therriste më pas në dhjetor 2021.

Berisha pati rastin këtë herë që ta rrëzonte si Bashën, ashtu dhe Bardhin, për akuzën e bërë në fillim të nëntorit që lamë pas. Por heshtja e tij e kopromenton dhe u jep të drejtë kundërshtarëve që ka brenda partisë. Dhe fatkeqësisht vë në dyshim të gjithë procesin “e rithemelimit” të PD-së dhe sinqeritetin e tij si pro-amerikan. Pastaj për njohjet me Rakpin jashtë kamerave, është punë e tij…

Next Post
Putin bën ndryshimin në kontratën e ushtarëve, ja çfarë u ndodh atyre që nuk shkojnë në luftë

Putin bën ndryshimin në kontratën e ushtarëve, ja çfarë u ndodh atyre që nuk shkojnë në luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In