• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Pse i ruajti Rama lidhjet me kastën e vjetër?

by A R
02/09/2017 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitet e para të Edi Ramës si kryetari i ri i Partisë Socialiste u shoqëruan dhe me një valë spastrimi të asaj që quhej kasta e vjetër e PS-së, ose socialistët e zyrave. Shumë nga emrat që në atë kohë përbënin kupolën e partisë, si pjesë e Kryesisë, grupit Parlamentar apo dhe zyrave organizative nuk janë më në këtë parti.

Një frymë e re që nisi që nga muret e ish-godinës së Komitetit të Partisë Tiranë në kohën e diktaturës, nga ngjyra gri që i ngjante ideologjisë marksiste, nga e cila kjo parti donte t’i lante duart një herë e mirë, në një ngjyrë vjollcë që sillte mesazhin e “Rilindjes”.

Bashkë me ngjyrën e re vërshuan dhe të rinjtë e Mjaft-it dhe të Bashkisë Tiranë që pushtuan zyrat e zymta të dikurshme me një frymë të re, me fytyra të reja dhe me energjinë me të cilën Rama ishte mësuar të rrethohej në punën e tij si kryebashkiak.

Shumë emra me të cilët ishte identifikuar kjo parti ikën pak nga pak, në çdo zgjedhje brenda partish apo zgjedhje parlamentare. Të fundmit e mbetur në fortesë u larguan në listat e 25 qershorit me Arta Daden, Namik Doklen, etj., por për kundërpeshë në të njëjtën kohë Rama nisi rikthimin ose forcimin e disa prej atyre që i kishte gjetur në zyrat e kësja partie, siç bëri me Gramoz Ruçin, Pandeli Majkon dhe Fatmir Xhafën këtë verë.

Në të njëjtën kohë Rama riktheu nga harresa kryetarin historik të kësaj partie, Fatos Nanon duke i dhënë vlerësime publik 12 vjet pasi ia kishte marrë partinë pa bekimin e tij.

Ruçi do të drejtojë Kuvendin, e para karrige e tij në shtet pas 26 vitesh, që kur kishte shërbyer si ministri i fundit i qeverisë së Ramiz Alisë. Ndërsa Xhafën dhe Majkon i bëri ministra në kabinetin e tij, të dy për herë të parë të vlerësuar me poste shtetërore nga Rama pas një karriere politike si ministra (Majko edhe kryeministër) në kohën e Nanos.

Por në kabinetin e Ramës janë dhe të tjerë njerëz që i ka trashëguar nga koha e Nanos, e që sot shihen si besnikë të tij, si Blendi Klosi, Arben Ahmetaj dhe Lindita Nikolla.

Po pse Rama e ruajti lidhjen me kastën e vjetër?!

Tentativa për “Rilindje” të partisë së vjetër përkoi me një kabinet qeveritar me emra të rinj, të gjithë prurje të Ramës në politikë, si Saimir Tahiri, Erjon Veliaj, Mimi Kodheli, Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, etj. Ky ishte kabineti i mandatit të parë qeverisës së Ramës, por në këtë mandat të dytë ai ka vendosur t’i besojë eksperiencës së Fatmir Xhafës e Pandeli Majkos dhe të ketë një dorë të fortë në krye të Kuvendit, në një sallë ku ka shumicën parlamentare.

Rikthimi tek “kasta e vjetër” e mbetur në PS përkon dhe thinjat në kokën e Ramës, por dhe me një moment kritik politik kur një triumf elektoral në zgjedhje e ka vendosur para një përgjegjësie, ku i bie alibia e “fajin e kanë aleatët” për keqqeverisjen.

Kjo lidhje e ndihmon Ramën të ruajë  kohezionin elektoral të partisë, e cila është një nga më të votuara në vend.

Energjia e rinisë është e mirë, por eksperienca është edhe më e mirë kur vjen fjala për qeverisje dhe kjo aksiomë mund të ketë ndikuar në rikthimin e Xhafajt në ministrinë e Brendshme, ku ai punoi vetëm pak javë para marrëveshjes së madhe me PD-në.

Edhe pse sa herë bëhet personazh publik i del nga arkivat një foto me diktatorin Hoxha, Xhafaj i kishte dhënë provat për Ramën me drejtimin e reformës në drejtësi, ku më shumë nën rogoz se sa në sytë e publikut luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e draftit dhe mbrojtjen e tij para opozitës.

Mesa duket ato pak javë të qëndrimit të tij në ish-zyrën e Tahirit nuk ishin në vetvete një “spektakël” siç vetëm Saimiri dinte t’i bënte si ministër, por do të kenë qenë shumë rezultative për Ramën dhe partnerët ndërkombëtarë në një moment kur vendi u fut në hartën e zezë të drogës.

Nga ana tjetër, Rama nuk kishte ku të gjente nga partia e tij një figurë më të dashur për shqiptarët jashtë kufinjve se sa Pandeli Majkon për ministër të diasporës. Rastësia e gjeti kryeministër në një moment kritik të historisë së shqiptarëve kur mijëra shqiptarë të Kosovës po shpërnguleshin nga shtëpitë e tyre prej luftës. Ata gjetën një strehë në Shqipëri jo vetëm nga mikëpritja e  njerëzve, por edhe nga kreu i qeverisë, duke e gdhendur imazhin e buzëqeshur të kryeministrit të ri Majko në mirënjohjen e tyre.

Majko ishte ndër të paktët e kastës së vjetër që pranoi dhe respektoi lidershipin e ri duke punuar me të pa hile dhe pa i bërë oponencë. Shpërblimi i erdhi. Ai do të ketë mundësinë tani  që të rikthejë lavdinë e ’99-ës duke u bërë një “ambasador” për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë për të vendosur një urë komunikimi mes tyre dhe vendit amë.

Pas një përvoje 8-vjeçare në opozitë dhe pas 4 vitesh në pushtet, Edi Rama duket se ka kuptuar se e reja jo gjithmonë e fshin të vjetrën, dhe me rikthimin e fortë të palcës së vjetër të partisë ai pohoi se ngjyrat mund të ndryshojnë fasadën, por jo themelet e partisë. Ndaj sot vendosi që të ketë në krye të Parlamentit Gramoz Ruçin, njeriun që drejtoi kongresin e ’91 të PPSH-së ku u bë ndarja e komunistëve të vjetër nga pasardhësit e rinj “socialistë”.(Tesheshi.com)

Next Post
Anglia fiton ndaj Maltës 4-0

Anglia fiton ndaj Maltës 4-0

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Charles III në Kongresin Amerikan: Partneriteti SHBA-Britani, më i rëndësishëm se kurrë

Charles III në Kongresin Amerikan: Partneriteti SHBA-Britani, më i rëndësishëm se kurrë

April 29, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat maksimale

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat maksimale

April 29, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

April 29, 2026
Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

April 29, 2026
Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

Ndryshimi drastik i Ilir Metës, Baton Haxhiu: Nga se ka frikë ish-presidenti në burg

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In