• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse rasti i Klodianës, është më e rëndi

by Mero Baze
30/08/2018 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Rasti i Klodianës është ngjarja më e rëndë ndër sulmet ndaj gazetarëve, pasi është ende një ngjarje e paqartë dhe sulmuesit janë ende anonimë. Solidariteti i sotëm, aq shumë i nevojshëm në momente kritike, në fakt nuk i siguron asgjë nga këto.

Klodiana Lala si gazetare ka nevojë të jetë e mbështetur kur shkruan dhe flet, si viktimë e dhunës, ka nevojë të dijë ata që e kanë sulmuar dhe si vajzë e dy prindërve të sulmuar, ka nevojë të dijë motivin e sulmit.

Atë e ndihmon sot vetëm e vërteta mbi sulmin dhe kapja e autorëve. Gjithë të tjerat janë fjalë boshe që mund t’i japin më shumë fuqi krimit.

Nëse policia nuk arrin të gjejë kush ka qëlluar mbi shtëpinë e prindërve të saj, atëhere jo vetëm ata që kanë qëlluar, por dhjetra banditë të tjerë që ëndërrojnë të qëllojnë gazetarët, sa herë lexojnë shkrimet e tyre, apo i dëgjojnë kur raportojnë, do të bëhen shumë më trima.

Mos kapja e tyre do të inkurajojë çdokënd që mendon se një gazetar e mbushi kupën dhe do të qëllojë mbi të. Ky është dëmi i parë i madh që mund të bëjë mos kapja e tyre.

Nëse policia nuk i gjen ata që qëlluan mbi shtëpinë e prindërve të saj, ata vetë do të ndjehen të kënaqur dhe do të planifikojnë të shkojnë më tutje. Mos kapja e tyre është më e rëndë se mos kapja e një vrasësi. Pasi vrasësi e ka bërë më të keqen, dhe s’ka çfarë bën më. Vrasës të tillë të shpallur por të pa kapur, bëjnë një të keqe më të madhe, ata frikësojnë shoqërinë dhe bëhen të paprekshëm nga legjendat urbane.

Nëse policia nuk gjen ata që qëlluan mbi shtëpinë e saj, solidariteti me Klodianën në fakt kthehet në solidaritet me autorët e krimit, pasi fantazia e opozitës dhe nxitimi për të keqpërdorur ngjarjen politikisht, mund ti bëjë ata të flenë të qetë. Kur dëgjojnë se si një pistë e shpall Lulzim Basha, një tjetër Sali Berisha, kriminelët e vërtetë mund të jenë duke festuar. Biles në disa fjali të papërgjegjshme të Lulzim Bashës, flitet dhe për betimin se “po ju prek një fije floku Koldianës do përmbyset vendi”. Larg qoftë, nëse ndonjë kriminel beson tek Basha, mund të bëjë hatanë, pasi kjo është nxitje për vrasje në emër të idealit të opozitës.

Nëse policia nuk gjen ata që qëlluan mbi shtëpinë e prindërve të saj, dhe vetë qeveria do të bënte mire të mos e ngushëllonte publikisht, pasi dëmi që bëhet duke mos gjetur autorët e vërtetë, është shpresë për këdo që ka ndonjë problem me gazetarët.

Sulmi me armë mbi shtëpinë e prindërve të një gazetareje, duhet zbardhur mbi të gjitha, për të çarmatosur jo vetëm banditët që kanë ngritur armët, por këdo që tenton të ngrejë kurthe me ngjarje të tilla të rënda.

Kjo është një ngjarje e rëndë, pasi është një ngjarje e paqartë. Shqipëria ka pasur sulme më të egra ndaj lirisë së shtypit dhe ndaj gazetarëve, por ato kanë qenë të qarta dhe me një autor.

Fjala vjen, Sali Berisha ka djegur redaksi gazetash, ka rrethuar me policë redaksi, ka qëlluar me armë gazetarë në krye të detyrës, dhe i ka kërcënuar të mos pranojnë që janë qëlluar, u ka djegur makina gazetarëve dhe i ka rrahur publikisht me badigardët e vet apo të gruas, u ka kërcënuar familjarët dhe prindërit, duke u persekutuar dhe prishur pronat, ka burgosur gazetarë përmes SHIK-ut dhe pa vendim gjykate, e të tjera monstruozitete, por ato kanë qenë sulme të qarta dhe me autor.

Për këto ai është i vetmi lider i gjallë politik në botë që është në listën e dhjetë armiqve më të mëdhenj në botë për lirinë e shtypit. Kastro vdiq i parafundit nga ajo listë.

Por sulmi ndaj shtëpisë së prindërve të Klodianës, është më i rëndë, pasi  është një sulm ende pa autor. Dhe pa u gjetur autori të gjitha brohorimat dhe mbështetja ndaj saj, nuk  vlejnë.

Ato vetëm sa shtojnë frikën. Kur autorët të gjenden dhe ngjarja të zbardhet, atëhere frika bie dhe e dimë me kë kemi të bëjmë. Kur të keqen e ke përballë me emër e mbiemër, nuk ka më vend për frikë. Sikundër nuk ka pas vend për frikë kur e keqja vinte nga Sali Berisha, edhe pse ishte shumë e egër.

Next Post
Gjykata e Lartë: Ngjarja ndaj gazetares, shqetësim serioz për të gjithë

Gjykata e Lartë: Ngjarja ndaj gazetares, shqetësim serioz për të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

November 10, 2026
“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

November 10, 2026
E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

November 10, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

November 10, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

November 10, 2026
Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

November 10, 2026
pellumb karameta

Pse Rama vlen të qeverisë?

November 10, 2026
“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In