• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Rama gjuan në portën pa portier

by Dritan Hila
04/11/2024 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Mitingu i Selanikut ishte i katërti në radhën e atyre të kryeministrit jashtë atdheut. Por nëse në dy të parët synimi ishte më shumë propagandistik, me takimet e tanishme, pasi u zyrtarizua edhe vota e emigrantëve, ka synime të qarta elektorale.

Greqia është një serbator historik votash. Dikur kandidatët e PBDNJ-së dhe ata të majtë me origjinë greke, e kanë përdorur votën e emigrantëve tanë në Greqi. Edhe vetë PS-ja, ka pasur seksione të saj në shumë qytete të mëdha të Greqisë dhe së fundmi të Italisë. Afërsia me këto dy vende, sidomos me Greqinë, nuk mund ta neglizhonte një forcë serioze. Disa herë, në zona të caktuara, vota e emigrantëve ka qenë vendimtare se kush kandidat për deputet do fitonte.

Sot ajo merr vlerë akoma më shumë sidomos për PS-në. Greqia dhe Italia ka një emigracion të vjetër shqiptar të viteve ‘90 i cili tashmë në pjesën më të madhe është i integruar. Shumë prej tyre kanë biznese dhe për më tepër një mentalitet perëndimor. Ata në këtë fazë nuk presin nga Atdheu më shumë sesa begenisje, sesa respekt, dhe këtë tel po e luan Rama.

Vizita e tij ka për qëllim edhe të rizgjojë lidhjet me vendin pasi janë një burim i madh të ardhurash. Mjafton të citojmë ndihmën ekonomike për prindërit e cila ndikon në përballimin e jetesës së tyre, çka ndikon në pensionet aq shumë të përmendura së fundmi dhe që shteti shqiptar edhe për një dekadë nuk do të jetë në gjendje t’i çojë në nivele evropiane.

Por edhe ardhja si investitorë nuk do ishte keq. Shumë prej tyre tashmë janë nënkontraktorë të investimeve qindra-milionëshe që bëjnë shtetet ku ata janë rezidentë. Pa kaluar java e vizitës së Ramës në SHBA, Ndue Ftoni, biznesmen dhe pjesëmarrës në takim, dhuroi 200 mijë dollarë për rrugën e Dukagjinit.

Vota e emigrantëve është edhe një fushë që Rama e ka bosh. As PD-ja e as PL-ja nuk mund të bëjnë mitingje elektorale në këto qytete. Kjo jo për faktin se mungojnë burimet financiare pasi asnjëra prej tyre nuk vuan për para dhe as të qenies së dy kryetarëve të ndaluar diku si non-grata e diku sepse nuk i duan. Madje prania e Berishës dhe Metës mund të prishte punë. Por handikapi i tyre kryesor është se stafet politike të këtyre partive janë individë të panjohur dhe nuk thonë asgjë. Dhe për këtë është i vetëdijshëm Rama, ndaj nuk lodhet së shënuari në një portë që nuk ka portier. (Dritare.net)

Next Post
Gripi i shpendëve, ministria informon për situatën: Grupe në terren, analiza e testime

Gripi i shpendëve, ministria informon për situatën: Grupe në terren, analiza e testime

Comments 1

  1. L. Xh says:
    1 year ago

    Ke të drejtë Tan Hila.
    Rama është i detyruar të gjuajë TOPIN.
    Nuk ka faj Rama, pse e GJITHË skuadra kundershtare me gjithë portier, braktis fushën APO nuk do të luajë.
    Arbitri popull, i ka rënë bilbilit, Rama është në lojë, dhe detyrimisht do të gjuajë e do të bëjë GOL.
    Kujt i pëlqen – mirë, kujt nuk i pëlqen – të pëlcasë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In