Nga Shpëtim Nazarko
Kryeministri e përcaktoi thjeshtë, Strategjinë kombëtare, që do të ndiqet. Turizëm, Bujqësi dhe Teknologji digjitale. Pse është e gabuar ajo?
Shkruar shpesh, në dhjetëra artikuj të “Konicës”. Ka një rregull të pashkruar, për ndërtimin e Strategjisë kombëtare e që përbëhet nga dy fjali. Së pari, modernizohen resurset që të kanë lënë të parët. Të cilët, në mënyrë manuale, pa dalë teoritë e mëdha, kanë mbijetuar manualisht, duke iu përshtatur ambientit. Së dyti, bëhet përcaktimi i pozicionit të vendit ndaj të tjerëve. Pra, duhet të dish, nëse je vend qendror, tranzit, apo periferik. Sapo përcakton këto dy pika, atëherë, pjesa më e rëndësishme e ligjeve që harton në kuvend, shkojnë në favor të këtyre pikave. Së treti, pjesa më e rëndësishme e sistemit arsimor, shkon për të realizuar po këto pika.
Shqipëria është vend blegtoral dhe bujqësor, prej kur është krijuar. Është vend tranziti ideal, prej kohësh kur ka qenë rruga që bashkonte dy perandoritë botërore, atë të Perëndimit e Lindjes.
Po thyeve njërën nga këto pika, ikën çalë, në njërën këmbë. Po i thyeve të dyja, vetëm zvarritesh.
Ne do bëjmë turizëm, së pari dhe bujqësi, së dyti – thotë, Kryeministri. Kemi arritur suksese në eksportet bujqësore. Është e vërtetë, po përsëri raporti import-eksport është 1 me 3, 5 – në favor të importit. Cilët turistë do të ushqesh, me këtë raport?
Me këtë ngastërzim tokash që ka Shqipëria, nuk ka asnjë mundësi teorike, të bëjë bujqësi moderne. Ka një detaj më të thjeshtë, që e sqaron këtë pikë. Rektori i Kamzës, lutet këto ditë që, qeveria të vërë dorën në zemër dhe pastaj, thekson në letrën e tij, që pas tre a katër vjetësh, nuk do ketë më agronomë, zooteknikë dhe inxhinierë pyjesh. Fundja, për çfarë duhen? Me atë pak tokë që dha ligji 7501 e që çoi para së gjithash, në gati dhjetë mijë të vrarë për tridhjetë vjet e që është pakësuar akoma më shumë tani, për shkak të shtimit të familjes, Shqipërisë, realisht, nuk i duhen këto degë që qahet rektori. Të cilit, ndoshta nuk i lejohet të shprehet kështu si unë… Thelbi ndërkaq, mbetet: Cilën bujqësi do të bësh, me këto mungesa?..
Blegtoria është më keq edhe ndoshta, se, në kohë të Enverit. Më 1936 ishte për frymë, në numër të imtash dhe gjedhësh, më mirë se dhe vetë Zvicra, që duke e modernizuar këtë sektor sipas rregullave të Strategjisë kombëtare, sot kap vetëm me kolosët e saj të përpunimit të produkteve dhe nënprodukteve, 100 miliardë euro në vit, apo dhjetëfishin e GDP-së së Shqipërisë. Dhe 50 miliardë të tjera, duke u marrë me pyjet e faunën që jeton në to.
Po le të shohim, pikën e dytë. E hollë dhe e gjatë, Shqipërisë, i nevojitej hyrja nga dy portet e saj dhe dalja në Qafë-Thanë e për të ndjekur Egnatian e famshme. Është rruga më e shkurtër dhe e detyruar, për t’u lidhur me porte dhe hekurudha. Kjo edhe për arsyen e thjeshtë të natyrës së eksporteve të saj, që janë materiale të rënda. Po ndërkaq, pas 30 vjetësh, rruga më e parëndësishme e Shqipërisë, mbetet Egnatia. Shihni Rrogozhinë – Qafë-Thanë dhe bindeni thjeshtë…
Shqipëria i ka thyer të dy këmbët e saj të zhvillimit dhe sado fitore anësore të korrë, qoftë dhe çdo ditë, ajo nuk bën gjë tjetër, veçse mbyll sytë për të parë mjerimin e saj.
(Më poshtë, në videon me Mustafa Nanon, mbrëmjen e të premtes – këto ide, për lexuesin e “Konicës”, jepen drejpërdrejt)
O Laqko, ti je shahist, dhe autodidakt në formim si shoku Enver….
Por në politikë, shahist është Edi Rama, që deri më sot, ka dhënë vetëm SHAH MAT…..
Të fala katundareve kolonjare…..