• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Rama e rrëmbeu këtë radhë fjalën “Bravo”!

by Dritan Hila
30/03/2020 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Në psikikën tonë kombëtare shpesh bëjmë pyetjen pse Serbia është gjithmonë e preferuara e perëndimit në krahasim me ne?

Nuk vlen qenia i krishterë pasi të tillë kanë qenë edhe bullgarët apo hungarezët dhe as aleanca me Rusinë pasi mbrojtësit më të mëdhenj të saj kanë qenë në perëndim.

Inteligjenca e tyre ka qenë se gjithmonë më çaste decizive kanë ditur të zgjedhin krahun e duhur me gjeste simbolike. Kështu ndodhi në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarje më pak të bujshme në kohë paqeje.

Edi Rama dje bëri një gjest, i cili do të mbetet gjatë në memorien e italianëve dhe mund të quhet nga ata me jehonë të gjatë strategjike.

Për të qenë racionalë, neve nuk na prishin shumë punë mungesa e 30 punonjësve shëndetësorë dhe Italisë nuk është se i rregullojnë shumë punë. Nuk ishte e nevojshme veshja e tyre me tuta që në Rinas, ashtu sikurse fjalimi i Cakajt korr e mos lidh.

Por shkuarja e tyre në një moment kur gjithë krahët e politikës italiane, nga skifterët si Salvini e deri tek i moderuari presidenti Matarella, nga anarkistët si Di Maio e deri te BE-istët e thekur si Prodi, e quajtën skandaloze sjelljen e BE-së dhe veçanërisht Gjermanisë dhe Holandës ndaj tyre, vajtja e shqiptarëve qe një gjest që do t’ju shërbejë si argument për të kërkuar në të ardhmen një ristrukturim të BE.

Ndihma shqiptare vërtet është simbolike krahasuar me atë të Rusisë dhe Kinës, por ka valencën se vjen nga një vend i NATO-s, dhe kjo nuk është pak.

Italia ka kohë që është një vend i frustruar nga prezenca e saj në BE. Prej vitesh ajo trajtohet nga Gjermania dhe Franca si lojtar i kategorisë së dytë. Stanjacioni ekonomik 25-vjeçar i ardhur si rezultat i centralizimit të BE-së dhe rritjes së rolit gjerman; lobi i fuqishëm nordik dhe përçarja kronike mesdhetare; eliminimi ose zvogëlimi i firmave italiane që dikur ishin brand në botë si Oliveti, Montecatini, Fiat, Iveco, dhe shumë të të tjera, dhe së fundmi indiferenca në solidaritet përballë koronës, madje tallja që ju bë italianëve për mënyrën si e përjetuan dhe qasjen, ka sjellë një reflektim kombëtar. Në këtë fushe, gjesti i Ramës me dërgimin e personelit mjekësor ishte një nga ato që në zhargonin e volejbollit quhen “t’i çosh topin”, që italianët mezi e prisnin. Dhe kjo u duk nga fakti që nuk mbeti zë relevant i politikës italiane pa e përshëndetur. Gjesti ndikoi edhe në psikikën e italianëve të thjeshtë që prej kohësh e ndiejnë veten të braktisur, ndërsa bilancet e vdekjeve ditore qasen me ato të luftës.

Ky gjest do të ketë shumë vlera për ne në të ardhmen.

Historikisht ne kemi qenë një zonë e njohur si ajo e influencës italiane. Për shumë shkaqe, vëmendja e tyre u zbeh. Madje mund të flitet për një anim simpatish drejt Serbisë. Por lëvizja e fundit e Ramës do të zhvendosë shumë ekuilibra në politikën e jashtme italiane. Simbolika që ai bëri përpara shumë të tjerëve ku Italia kishte investuar shumë më tepër, do të rishikojë politikat italiane. Dhe për ne do të jetë një fat. Sido të sillet bota, Italia ka për të mbetur një fuqi e madhe ekonomike dhe politike; është një aleate besnike e SHBA-vë dhe ka një marrëdhënie historike me Shqipërinë. Gjesti i fundit i Ramës shërben për të forcuar këtë lidhje. Është një gjest që Rama do ta përdorë pa kursim edhe në politikën e brendshme. Por kur një person qoftë ky edhe kundërshtari yt politik bën një lëvizje mjeshtërore, nuk ke pse mos t’i thuash “bravo”./dritare.net

Next Post
Flet i riu nga Tirana që u shërua nga virusi: Kujtoja se ishte ftohje

Flet i riu nga Tirana që u shërua nga virusi: Kujtoja se ishte ftohje

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Bravo Dritan

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët olimpikë, nisin hetimet

February 6, 2026
VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK

Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

February 6, 2026
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

February 6, 2026
3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

February 6, 2026
Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In