• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse Rama duhej të sillej ndryshe me politikanët serbë

by Java News
20/10/2015 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Dionis Xhafa
 
Të lexosh prof. Rexhep Qosen ose intervistat që ai jep është një kënaqësi e vecantë. Ndër të rrallët njerëz në hapësirën shqipfolëse që në fjalët të cilat i flet, shumë vështirë se gabon. Në intervistën e fundit, Qosja e kritikon Ramën në disa pika, edhe pse është një nga mbështetësit më të flaktë të qeverisë aktuale të Tiranës. Një pikë mjaft interesante e kritikës së tij ndaj Ramës ishte ajo e sjelljes së kryeministrit shqiptar karshi politikanëve serbë, të tillë si Vuciç, Daciç apo Nikoliç.
Të gjithë këta politikanë të sotëm të Serbisë janë përlyer në një mënyrë apo tjetër me ish-presidentin gjakatar serb, Slobodan Millosheviç, Mlladiç apo Karaxhiç. Jo vetëm kaq, por të gjithë këta akoma më 2015 vijojnë të përdorin një retorikë nacionaliste serbe, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën. Më keq nga këta duket të jetë Tomislav Nikoliç, politikan ky i rritur me atë brez të serbëve, që kanë ngritur shtatin së bashku me mitet për Serbinë dhe për Kosovën. Aq sa së fundmi do të thoshte se “nëse njohim Kosovën, në Serbi shpërthen luftë civile”.
Fjalor i këtillë sa nxit mjerisht përplasjet dhe urrejtjet etnike shqiptaro-serbe, me element të theksuar fashisoid. Vërtetë Rama nuk është dhe nuk mund të akuzohet si nacionalist populist sikundër ishte Berisha, por dashamirësia e tij mjafton për kombin serb, por jo për politikanët e Serbisë. Kombi dhe drejtuesit e tij nuk mund të ngatërrohen asesi. Ka qenë një makineri e tërë, politikanë, akademikë, shkrimtarë dhe intelektualë serbë ata që kanë ngulur në shpirtrat e serbëve një mit të gjallë për Kosovën.
Anti-shqiptarizmi është promovuar që nga shkrimtari dhe nobelisti Ivo Andriç, Millosheviç e deri tek i ashtëquajturi “babai i kombit serb”, Dobriça Qosiç. Në këtë këndvështrim, dashamirësia e Ramës mjafton vetëm ndaj serbëve si etni, ndaj kombit serb si fqinj yni, por asesi me liderë të këtillë të Serbisë. Kur politikanët serbë “të shkulin nga zemra” mitet dhe parimet fashiste mund të ketë dashamirësi edhe me ta. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm, njohur me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Aq realitet që nuk kthehet, sa tashmë edhe ata serbë që kanë qenë dikur anti-shqiptarë të thekur kanë thënë se “Kosova është e humbur”.
Qosiç përpara se të ndërronte jetë e tha këtë dhe tashmë edhe kreu i Akademisë të Serbisë, Vladimir Kostiç nënvizoi se populli serb duhet ta dijë se Kosova është tjetër shtet. Qosiç, sa duket foli për Kosovën e pavarur përpara se të ndërronte jetë, si për tu pastruar nga qymyri i zi nacionalist anti-shqiptar që e ka nxirë tërë jetën. Kështu, pa njohje të Kosovës nga Vuçiç, Daçiç apo kushdo politikan tjetër serb, nuk ka sesi të ketë dashamirësi ndaj tyre, pasi bëhesh palë me njerëz që mendojnë si fashistë. Takimet si të zakonshme me njerëz që kanë të rrënjosur në zemra fashizmin, janë në fakt marrëzia e një internacionalizmi të pakuptimtë.
 
Reagime anormale për deklaratën e Vladimir Kostiç
 
Do të  mjaftonte deklarata e Vladimir Kostiç, se Kosova është  e humbur, që  të  vihej në  alarm e gjithë  elita intelektuale serbe. Si në  ndonjë  çmenduri kjo elitë  do të  vijonte të  vinte theksin tek idetë  e vjetra nacionaliste dhe aspak përparimtare. Për çudinë  e vet, në  një  vend ku gjoja kryeministri është  kryetar i Partisë  Progresiste. Sikur ti kishte kapur ndonjë  panik, zyra e presidencës serbe doli e para të  cilësonte Kostiçin si “të  çmendur”. Kjo zyrë , që  në  fakt është  zëri i presidentit serb Tomislav Nikoliç, e vinte Kostiçin edhe në  kushtet se ai “po mohonte gjurmët e të  parëve të  vet në  Kosovë ”. Si në  një  marrëzi kolektive nacionaliste, Vulin po ashtu me tone të  ashpra do të  sulmonte kryeakademikun e Serbisë .
Ndërkaq, Vuçiç u shpreh haptazi se Serbia nuk do ta njohë  Kosovën dhe se askush, as nga ndërkombëtarët, nuk ia ka bërë  një  kërkesë  të  tillë  shtetit serb. Politika doli të  jetë  kaq e fortë  në  Serbi, aq me rrënjë  të  thella të  një  nacionalizmi gati primitiv, saqë  klasa politike serbe e kushtëzoi Akademinë  e Serbisë  të  deklarohej lidhur me ç’ka thënë  kryeakademiku. E gjitha ç’ka mund të  thuhet është  se kemi  një  klasë  të tërë  politikanësh të  rritur në  një  frymë  gati-fashizmi, pak të  hapur ndaj botës dhe se kjo lloj qasje që  ata e kanë  shërben më  tepër që  ta mbajnë  të  gjithë  kombin serbin në n robërinë  e një  nacionalizmi të  verbër. Pra, një  elitë  politike që  duhet të  mësojë  popullin për udhë  të  drejtë , vetëm sa e çon atë  në  regres. Si mund të  sillesh me këta politikanë  sikur gjithçka është  krejt normal? Rama jo pak ka gabuar në  sjellje me ta, pasi vetë  qëndrimet e tyre duan një  sjellje që  ti tundë  nga themelet në  qëndrimet e veta fashizoide. Aq më  tepër, kur e kanë  ngritur një  furtunë  të  tillë  në  gotë , qëndrimi ndaj tyre në  të  ardhmen, nga Tirana, duhet të  ishte më  i fortë .
Next Post

"Frroku" Topalli kritika edhe opozitës: Kauza e dekriminalizimit ka marrë një grusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In