• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

by A R
13/04/2026 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrëzimi i Viktor Orbán në Hungari pas 16 vitesh në pushtet lidhet me përkeqësimin ekonomik, korrupsionin dhe pakënaqësinë e qytetarëve. Kështu u shpreh analisti Enver Robelli në Off The Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, teksa renditi shkaqet kryesore të humbjes së tij në zgjedhjet e së dielës.

“Arsyeja kryesore është ë rënia e standardit ekonomik, stagnimi ekonomik. ë mendoj që më shumë se shqetësimi i hungarezëve për ë demokracinë ka qenë shqetësimi për pakësimin e të hollave në portofolin e tyre, domethënë në kuletën e tyre. Vetëm nga viti 2019 çmimet për artikuj ushqimor në Hungari janë rritur për 80% dhe shumë njerëz këtë e kanë vërejtur domethënë në buxhetin e tyre familjar. Mendoj që kjo është arsyeja kryesore. arsyeja e dytë është që kësaj here kishim një opozitë të përbashkët, të bashkuar ë dhe nuk ishte një opozitë e përçarë si në katër zgjedhjet e kaluara që i ka fituar zoti Orban. Në anën tjetër një rol jashtëzakonisht i rëndësishëm ka luajtur mllefi i qytetarëve hungarez me korrupsionin galopant të qeverisë të kryeministrit Orban dhe këtu kemi të bëjmë me shuma jashtëzakonisht të mëdha”, u shpreh ai.

Një tjetër element kyç, sipas tij ishte bashkimi i opozitës, e cila këtë herë doli me një front të përbashkët dhe një lider të ri që vinte nga vetë sistemi i Orbán, duke tërhequr votues të zhgënjyer nga qeverisja.

“Përparësia e opozitës kësaj here ishte që jo vetëm që ishte e bashkuar, por kishte dhe një lider i cili ë vinte nga përvoja që kishte krijuar në partinë e kryeministrit Orban dhe i cili në një moment u nda prej kësaj partie duke parë se gjithçka doli nga kontrolli dhe në fakt qëllimi i qeverisjes ishte vetëm plaçkitja dhe një betejë kulturore. Prandaj zoti Mogyar, i cili supozohet që do të jetë kryeministri i ri i vendit u koncentrua vetëm në hallet e përditshme të qytetarëve. Nuk u mor me çështje abstrakte të politikës botërore. Nuk u mor me çështje të cilat kanë të bëjnë me komunitetin e LGBT, me betejat kulturore të kryeministrit Orban. Dhe ky konglomerat i çështjeve i krijoi atij një shans të madh, jashtëzakonisht të madh për të fituar kështu siç fitoi”, u shpreh ai.

Duke përmendur korrupsionin dhe abuzimet me tenderët publikë në shuma miliardëshe, që kanë rritur mllefin popullor, Robelli theksoi se ndikim pati edhe bllokimi i fondeve nga Bashkimi Evropian për shkak të shqetësimeve mbi shtetin e së drejtës.

“Në Hungari sipas raporteve të ndryshme, ka pasur dyshime serioze që vetëm brenda një viti grupi i njerëzve të afërt me Orbanin, nga tenderët publikë kanë zhvatur deri në 5 miliard euro. Po flas çdo vit, jo gjatë një mandati. Njëra ndër arsyet se kaq shumë njerëz kanë marrë pjesë në zgjedhje janë edhe gati 20 miliard që i ka bllokuar Unioni Evropian për shkak se ë kryeministri Orban e ka dizajnuar shtetin në atë mënyrë që ai është vetëm në shërbim të tij dhe kjo është arsyeja pse unioni europian ka bllokuar aq shumë aq shumë miliarda”, theksoi ai.

Sipas tij ndryshimi erdhi nga brenda sistemit, ndërsa një model i tillë është i vështirë të përsëritet në Shqipëri pa një figurë të re që mobilizon elektoratin.

“Në Shqipëri mendoj që ndryshimi mund të ndodhë vetëm nëse shfaqet një figurë e re politike. Tani për tani mendoj që më shumë ka një menaxhim të status quo-së mes grupeve të ndryshme politike, por nuk shihet një figurë në opozitë, e cila mund të mobilizojë mobilizojë masat e gjëra të qytetarëve. Ka një lloj apatie të madhe dhe në Hungari ka qenë kështu një kohë të një kohë të gjatë deri në një moment kur dikush brenda establishmentit u shfaq dhe tha mjaft më. Unë një figurë të tillë tani për tani nuk e shoh në opozitën shqiptare, ose në atë çfarë ka mbetur nga opozita dhe nuk shoh përkundër disa përpjekjeve të vogla. Nuk shoh as në Partinë Socialiste një figurë që ka një potencial që mund ta sfidojë kryeministrin aktual përkundër të gjitha atyre aferave korruptive me të cilat përballet Shqipëria viteve të fundit”.

Next Post
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

April 15, 2026
Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

Trump nën rrebeshin e kritikave/ Rënie në sondazhe pas përplasjeve të paprecedenta me Papën

April 15, 2026
Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pagat e gjyqtarëve: Kuvendi brenda korrikut të miratojë ndryshimet

April 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 16 prill 2026

April 15, 2026
Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

Trump nuk ndal sulmet kundër Papës i shpall “luftë” edhe Melonit: U shokova prej saj

April 15, 2026
Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

Skema e re e qeverisë, plazhet tashmë me shërbim 24 orë pastrimi

April 15, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën

April 15, 2026
Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

Presidenti Pezeshkian për sulmet amerikano-izraelite: Çfarë justifikimi ka për të shënjestruar civilë dhe fëmijë?

April 15, 2026
Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

Zjarri shkrumboi pallatin 12-katësh, Inspektoriati ngre grup pune për verifikimin e shkaqeve

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In