• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse qeveritë e Ballkanit dëmtojnë ambjentin për HEC-et

by Java News
08/03/2019 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Parlamentin Evropian u mblodhën për të kërkuar mbështetje për mbrojtjen e lumenjve aktivistë nga i gjithë Ballkani. Në mbështetje të grupit të së Majtës Evropiane dhe të së Gjelbrës Nordike në Parlamentin Evropian, të enjten (07.03) në Bruksel u mblodhën për të kërkuar mbështetje për agjendën e tyre aktivistë për mbrojtjen e lumenjve nga i gjithë Ballkani.

Personazhe të filmave dokumentarë dhe reportazheve televizive që kanë mbuluar rezistencën popullore kundër HEC-eve nga i tërë Ballkani u bashkuan në një sallë të Parlamentit Evropian. Këtu përfaqësuesit e komuniteteve dhe gazetarët bënin foto së bashku dhe këmbenin përvojat e tyre në ndaljen e HEC-eve në vendet e veta.

Maida Bilali qëndronte pranë flamurit shqiptar me pankartën e saj nga Bosnja, ku shihej mbishkrimi i vendlindjes së vet Krusica, fshati ku banorët e ndalën ndërtimin e hidrocentralit me trupat e tyre. Bilali me bashkëvendaset e veta e bllokuan rrugën për në pikën e ndërtimit 505 ditë me radhë, 24 orë në ditë. Në këtë mënyrë ato kishin ndalur ndërtimin e HEC-eve ne fahstin e tyre. Mirëpo tregon Maida “beteja nuk ka përfunduar, pasi ende nuk është tërhequr kontrata e koncesionit”.

“Këtu kemi pasur një takim të rëndësishëm me Komisionin Evropian, ku kemi përcjellë rëndësinë e ruajtjes se resurseve natyrore, pasi vizioni im është që këtë pasuri ta ruaj për gjeneratat e ardhme”, thotë ajo për DW .

Në Bruksel është edhe guida turistike dhe aktivisti ekologjik nga Shqipëria Alben Kola, i cili me vete kishte posterin ikonik të protestës së fundit në Kosovë kundër ndërtimit të HEC-eve ne shtratin e lumit Lumbradh të Pejës. Posteri me grusht të mbyllur, flamuri kuq e zi dhe simbolet boshnjake kishin mbuluar koridorin e Parlamentit Evropian. Në sallë u shfaq filmi dokumentar i Elton Baxhakut “Free Flow”, ku u shpjeguan detajisht shumë probleme që janë shkaktuar nga HEC-et dhe procesi i ndërtimit të tyre.

Pse qeveritë e Ballkanit ua japin burimet e veta të tjerëve

Pas filmit, eurodeputeti Thomas Waitz, nga të Gjelbrit e Austrisë tha se HEC-et sjellin përfitim për disa, por shkatërrojnë potencialin për zhvillim të turizmit për tërë zonën. “Pse për të ardhurat e një kompanie energjetike austriake duhet të shkatërrohet një vend?”, pyeti austriaku. “Si është e mundur që qeveritë e vendeve si Bosnja e Hercegovina, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova janë të gatshme të shkatërrojnë vendin e tyre për llogari të të tjerëve? Është korrupsion”, tha Waitz.

“Është Dhoma Ekonomike e Austrisë, që është po lobon për këto hidrocentrale. Unë kam biseduar me disa ambasadorë të Austrisë dhe ata janë mjaft kritikë për këto praktika. Por është edhe qeveria që lobon për këto kompani, pasi kompanitë janë të afërta me partitë në pushtet”, tha ai.

Në pyetjen nëse hidrocentralet mund të ndalen dhe a ka shpresë, Waitz tha se “disa nga ato janë ndalur”.

Kush i financon HEC-et

Igor Vejnoviq nga Bankwatch, një OJQ ndërkombëtare ka hulumtuar se kush i financon këto hidrocentrale dhe se kush përfiton prej tyre në Ballkan. Për ndryshim prej Evropës Perëndimore ku kompanitë shtetërore apo lokale i kanë ndërtuar hidrocentralet, në Ballkan të gjitha projektet janë të bëra nga kompanitë e huaja.

Ai tregoi më tej se institucionet e BE-së duhen bërë përgjegjëse për financimin e hidrocentraleve në Balkan. Ai veçoi Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Bankën Evropiane për Investime si banka publike, të cilat shpesh i financojnë këto projekte përmes bankave lokale si Unikredit nga Italia dhe Erste nga Austria.

Nga ana e tij Besar Likmeta, tregoi përvojat e tij si gazetar që ka mbuluar çështjet e lidhura me HEC-et. Ai tregoi se në Shqipëri opinioni publik është plotësisht kundër HEC-eve, mirëpo te to vazhdohet të investohet, dhe arsye kryesore janë paratë. Për të vënë vulën se hidrocentralet nuk kanë të bëjnë fare me të Gjelbrën dhe mbrojtjen e ambjentit, përfaqësuesja e ëF, Adria Irma Popovic-Dujmovic, tha: “Këto nuk janë projekte të gjelbra dhe nuk duhet të financohen”.

Në debat u kyçën edhe raportuesi për Shqipërisë nga Parlamenti Evropian, Ivan Jakovcic dhe Eduard Kukan nga EPP.(DW)

/a.meta

Next Post
Fier/ Zgjedhjet, Rama konfirmon rikandidimin e Subashit për mandatin e dytë

Fier/ Zgjedhjet, Rama konfirmon rikandidimin e Subashit për mandatin e dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

November 11, 2026
Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

November 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Nëntor 2026

November 11, 2026
Prorokoviç e konfirmon: Kompromisi i Perëndimit për Kosovën do jetë OKB

Sahara/ Mbështetje e gjerë në OKB-së për planin e Autonomisë Marokene pas vetos ruse!

November 11, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Dosja “Partizani” është thjesht alibi në emër të pandëshkueshmërisë

November 11, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

November 11, 2026
Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

November 11, 2026
Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

Paketa e Maleve, Demo nga Elbasani: Brenda nëntorit zgjerohen zonat prioritare në Gjinar! Janë miratuar 400 zona prioritare në 52 bashki

November 11, 2026
Falsifikonin dokumente të BE-së, arrestohen 2 bashkëmoshatarët në Tiranë! U sekuestrohen materiale, 1700 euro dhe…

Falsifikonin dokumente të BE-së, arrestohen 2 bashkëmoshatarët në Tiranë! U sekuestrohen materiale, 1700 euro dhe…

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In