• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pse punëdhënësit nuk po aplikojnë për ndihmën financiare të punonjësve?! Kë fajësojnë bizneset

by Java News
05/05/2020 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa e dytë financiare parashikon që të përfitojnë një pagë prej 40 mijë lekësh vetëm një herë për 176 mijë të punësuar, ndërsa e para jepte 26 mijë lekë për tre muaj për të punësuarit në subjektet e vogla në listën e aktiviteteve të mbyllura me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Por, kur ka kaluar më shumë se një javë nga hapja e aplikimeve, për paketën e dytë financiare, deri në 4 prill kanë aplikuar rreth 98 mijë persona, sipas të dhënave të përditësuara të tatimeve, ose rreth 56% e personave që është parashikuar të përfitonin.

Kryeministri Rama ishte i ashpër gjatë ditës së djeshme, kur paralajmëroi se do të aplikonin gjobë për të gjithë ata punëdhënës që nuk aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare të punonjësve të tyre. “Do të miratojmë një gjobë kuptimplotë për subjektet e biznesit të madh, që tradhtojnë me këtë papërgjegjshmëri të plotë sociale punonjësit e tyre, duke mos marrë mundimin të bëjnë as një aplikim 3 minuta në emër të kompanisë për ta”.

Por, kontabilistët kanë shpjeguar për Monitor, se më shumë sesa për çështje dëshire apo neglizhence të punëdhënësve, ata realisht nuk po arrijnë që të aplikojnë për punonjësit e kompanive.

“Situata që po haset me shpesh është për datën e largimit”, thotë Armand Mala, kontabilist. Kjo po bëhet problem. “Urdhri i parë i ministrisë është ai i datës 12 Mars. Mirëpo ka plot punëdhënës që i kanë larguar punonjësit me datë largimi më të hershme se kjo datë (p.sh. Formulari i largimit është plotësuar dt 17 Prill por me datë largimi psh në datë 8), pasi ligji lejon dritaren prej 10 ditësh për të bërë largimin. Dhe në këtë rast kur futesh të aplikosh për pagën nuk shfaqen ata punonjës që kanë datë largimi para datës 12”.

Në këto raste është e vështirë që t’i shpjegosh punonjësit se çfarë ka ndodhur. Mala thotë se duhej që shteti të mos ishte marrë fare me këto lloj afatesh, duhet që kushdo që ishte në punë në fund të Shkurtit të kualifikohej. Pasi janë skualifikuar shumë punonjës kështu, në të shumtat e rasteve janë vetë subjektet me faj, por ama ka dhe situata kur realisht u mbyllën me datë 10 (si klubet e natës apo palestrat p.sh).

Ka dhe nga ata që janë hequr nga lista e sigurimeve pas datës 10 prill dhe si rrjedhojë nuk përfitojnë nga paketa e dytë. Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha në një intervistë të mëparshme për Monitor se janë rreth 4 mijë punonjës që kanë dalë nga skema e sigurimeve pas datës 10 prill.

Elona, ekonomiste, tregon një rast të një palestre, që i kishte larguar punonjësit që në datën 10 mars, kur u mori vendimi për mbylljen e tyre dhe ndonëse punonjësit ishin larguar në një datë, vetëm njëri prej tyre e përfitoi ndihmën nga paketa e parë (26 mijë lekë për 3 muaj), ndërsa të tjerët u refuzuan!

Tom Ndoci, kontabilist thotë se po hasen probleme të shumta me aplikimet:

1.Nuk lejohet aplikimi pasi sapo klikon për të aplikuar të del shenimi: “Ju nuk mund te aplikoni pasi nuk përftoni nga VKM….”

2.Nuk jepet asnjë sqarim se cilin kriter nuk plotëson Biznesi që nuk përfiton.

3.Bëjmë ankesë në Tatime, na marrin në telefon inspektorët dhe thonë apliko, por prapë sistemi tatimor nuk hapet, pra s’ta jep atë mundësi.

Ndoci thotë se nëse Zoti Rama do të komunikonte jo vetëm me institucionet, por edhe me bizneset, me studiot e kontabilitetit, mund të marrë informacion më të zgjeruar dhe të paanshëm.

Next Post
Pasuria marramendëse e Princit të Dubait/ 200 personave do iu duheshin 2 vjet për t’i numëruar të gjitha paratë

Pasuria marramendëse e Princit të Dubait/ 200 personave do iu duheshin 2 vjet për t’i numëruar të gjitha paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

August 24, 2026
VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

August 24, 2026
Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

August 24, 2026
Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

August 24, 2026
Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

August 24, 2026
“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

August 24, 2026
Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

August 24, 2026
“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

August 24, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

Ish-legjendat e futbollit i dalin kundër Infantinos, i kërkojnë largimin nga kreu i FIFA-s: Mjaft më!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com