• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse protestat nuk e trembin Edi Ramën?

by Dritan Hila
09/01/2019 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Data 8 do te ishte edhe data e proves e protestës studentore, provë të cilën ajo nuk e kaloi.

Për hir të kronologjisë dallga e humbi fuqinë e saj që ditën e tretë nga fillimi i saj dhe të hënën e parë iniciativa kaloi në duart e Ramës. Ishte protesta e cila e rrezikonte seriozisht Ramën, çka u pa edhe nga gjendja emocionale e kryeministrit. Mungesa e informacionit për organizatorët; masiviteti pjesëmarrjes; inteligjenca e parrullave, i bënë me dije se iniciatorët nuk vinin nga selitë partiake. Ato ditë ai ishte gati të negocionte gjithçka. Por protesta humbi efektin surprizë dhe i dha kohë të fuste përçarësit dhe makinën e propagandës në lojë.

Ndërkohë protestat e tjera kanë mbetur periferike. Ajo e banorëve të Astirit nuk ia doli të fitojë simpatinë e shumicës dhe kjo jo vetëm për fajin e tyre por edhe individualizmin proverbial të shqiptarëve.

Protesta e iniciuar nga një emigrant, Genc Sejko, i njohur për memet e tij pikante, kaloi pa u ndjerë.

Në përgjithësi që të treja nxorrën në pah disa mungesa thelbësore që të mund të bëjnë të rrezikshme një protestë.

Të gjithave ju mungonte programi. Askush nuk ndjek dikë që nuk e di se ku do të shkojë. Vetëm një naiv mund të mendojë se mjafton të shash dhe, të pakënaqurit të vijnë pas.

Dhe parapolitizmi është karakteristikë thelbësore jo vetëm e protestuesve të rrjeteve sociale por edhe atyre të shesheve. Ky duhet të jetë një mësim për gjithë shqiptarët se nëse nuk artikulohen politikisht, do kenë në qafë pikërisht ata që dinë të artikulohen: PS, PD dhe LSI.

Protestës i mungonte objektivi. Studentët nguronin të kërkonin qoftë edhe kokën e ministres së arsimit, duke e ngushtuar kërkesen e tyre në tetë pika të vagullta. Kur disa gazetarë, dashamirës, si Mentor Kikia apo Rudina Xhunga i këshilluan që të bëheshin më konkretë, një tufë shkarashkruesish injorantë që kullosin ose në lulishten e presidencës ose në atë të Shqup-it, i anatemuan pasi medemek po kërkonin të ulnin vrullin e studentëve që do të përmbysnin qeverinë.

Në fakt studentët as e kishin në mend përmbysjen e qeverisë, përmbysje e cila ekzistonte vetëm në mendjet e gjysmakëve të ardhur nga provinca që mendojnë se çdo fandaksje është politikë e madhe.

Në fund, Rama bëri ca shkarkime, kur protesta kishte shkuar të hante kaposhin.

Çka do të thotë që ndërrimet i bëri kur deshi vetë dhe për qejf të vet.

Prania e partive tradicionale ishte një tjetër faktor që uli mbështetjen e studentëve për protestën dhe të qytetarëve për studentët.

Asnjëra prej këtyre partive nuk po e kupton se nuk mund të fitojë duke bërë rolin e xholit dhe futur në çdo dorë letrash që duket fituese.

Ato nuk dinë të reformojnë veten. Mbase do kishin shpresë nëse konjuktura botërore do ishte ajo e luftës së ftohtë, por sot notojmë në kohë dinamike. E vetmja gjë që i mban në treg ëshë sistemi zgjedhor. Po ra ai, në harkun e dy palë zgjedhjeve, asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë.

Dhe një ndër arsyet e rëndësishme që protesta ra , ishte mungesa e lidershipit. I vetmi që u dallua ishte një person me kaskë çiklisti që nuk linte protestë pa marrë pjesë, por pa krijuar asnjë simbol, përveç përshtypjes se kishte disa javë pa larë kokën.

Lidershipi është domosdoshmëri në çdo lëvizje. Madje metodika e do që ata të krijohen, pasi turmat kanë nevojë për përcjellës mesazhesh. Mungesa e një lideri do çonte në humbje, ashtu siç çoi.

Studentët humbën një shans të madh të faktorizoheshin dhe për më shumë i dhanë Ramës imazhin e një udhëheqësi që i rezistoi edhe goditjes së studentëve. Çka do ta bëjë më të vështirë lëkundjen e tij para 2021-it

/dritare.net

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse hesht Banka Qëndrore, për gjobëvënien ndaj një banke?

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    Faleminderit.Ke bere nje analize brilante.Me ne fund nje gazetar me kuptimin e vertete te fjales.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In