• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse protesta e Sindikatës së pedagogëve të universiteteve publike është më se legjitime dhe shumë e drejtë?!

by Java News
15/10/2022 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Aleko Miho*

Unë dhe shumë kolegë universitarë jemi të irrituar lidhur me përbaltjen që i bëhet Protestës legjitime dhe shumë të drejtë të Sindikatës së pedagogëve të universiteteve publike në rrjetet sociale dhe në disa media të shkruara. Për arsye kohe, por dhe dinjiteti, nuk dua t’i marr në analizë, por dua të ritheksoj diçka për pjesën e shëndoshë të shoqërisë sonë, studentët dhe familjet e tyre. Një shoqëri dhe qytetarët e saj duhet të ndihen të turpëruar që profesorët ngrihen në protestë për pagën. Unë vetë nuk ndjehem aspak komod që puna shkoi deri këtu! Por nuk është vetëm paga, Pika 2 e Peticionit të Sindikatës është për kërkimin shkencor, thembra e Akilit e mbarëvajtjes së një Univeristeti, për 10 fishimin e saj, por dhe për disa kërkesa të tjera të drejta lidhur me normimin e punës në universitetet publike; duhet ta dinë qytetarët se puna jonë në universitetin publik normohet si puna e një tornitori apo muratori, dhe natyrisht paguhet keq. Kërkesa për shtimin e buxhetit për kërkim ishte edhe kërkesë e protestës së studentëve, por qeveria e tribloi në atë kohë, dhe ajo thuajse u harrua si shumë kërkesa të tjera të studentëve pak vite më parë.

Duam apo nuk duam, universitet publike mbajnë edhe sot peshën kryesore të përgatitjes së ekspertëve në vend, për gjithë nevojat e vendit, por jo vetëm … Një kandidat që aplikon për në universitetin publik dhe prindi i tij nuk duhet të ndjehen të qetë kur gjenden në auditore, laboratore jo të mjaftueshme dhe jo të pajisura si duhet, me buxhet për kërkimin që është më i ulti në rajon, dhe një staf akademik të keqpaguar. Pa dyshim, që cilësia e produktit (e diplomës, e doktoratës) nuk është ajo që duhet nëse pagesa që jepet nga buxheti i shtetit dhe tarifat e studentëve janë qesharake! Ne e dimë sa vuajmë në gjithë këta vite për një leksion si duhet dhe një libër si duhet për studentët, për një vizitë në terren, për një punë diplome apo doktoratë, shpesh lypim, paguajmë nga xhepi ynë, ja faturojmë këtë shpesh edhe kandidatit. Dhe një pjesë e mirë e cilësisë dhe e shqetësimeve vijnë nga varfëria, nga rregullat skiç, pa asnjë vizion për arsimin dhe sfidat e tij, nga pseudoautonmia që na kanë dhënë. Kjo nis nga ligji i arsimit të lartë i ndryshuar tri herë në këto vite tranzicioni, njëri më sportiv se tjetri, por asnjëherë nuk kanë qënë vizionarë për të rritur cilësinë në arsim, dhe për më tepër asnjëherë nuk janë shoqëruar me buxhet nga pas. Cilësia paguhet në gjithë Planetin ku jetojmë! Është e turpshme që një profesor paguhet sot më pak se një punonjës në një OJF (ku bën pjesë dhe vetë z. Topi), apo në një fondacion, shumë më pak se edhe një homolog në sistemin privat, pa folur më tej në rajon.

Në vite këto të drejta janë kërkuar në drejtime të ndryshme, por pa asnjë rezultat. Vetëm ironi, shpërfillje … Ajo që nxiti zemëratën tonë është se qeveria sëfundi rishikoi sistemin e pagave për administratën, për arsimin dhe pensionistët, por për çudi përsëri bëri të heshturën për universitetet publike. Kjo padyshim është shpërfillëse dhe irrituese. Shumë nga problemet në universitetet publike vijnë pikërisht nga kjo shpërfillje në vite, nga ky vizion miop i qeverive shqiptare për arsimin. Po, ne kemi probleme të brendshme, por mos prisni ju si qytetarë që ne të dalim në rrugë për këtë! Ato janë pjesë e debateve, kritikave dhe shpesh shumë të ashpra mes nes, nëpër gjithë strukturat ku ne veprojmë në vite. Dhe unë mund të them me siguri se në shumë nga ato për të cilat përbaltemi ka përmirësime të dukshme në këta vite. E megjithatë, ne nuk mund të lihemi në varfëri të skajshme se kemi probleme të brendshme. Kjo është në dëm të cilësisë së diplomave dhe sfidave që kërkon zhvillimi i vendit, sjell pa dyshim më shumë varfëri dhe mjerim për vendin.

Uroj që të paktën studentët tanë dhe sidomos ata që janë regjistruar për të ndjekur shkollimin në universitetin publik dhe gjithë familjet e tyre të na mirëkuptojnë, të mundohen të dallojnë baltën që hidhet me pa të drejtë mbi ne, nga ajo që është realisht e vërteta. Madje ne nuk kemi vetëm nevojë për mirëkuptimin e tyre, por dhe për mbështetjen, pasi kauza është shumë e përbashkët. Cilësia e e kostumit të dijes që ata do veshin në universitetet tona varet shumë edhe nga plotësimi i këtyre kërkesave. Të gjithëve u uroj fillim të mbarë të vitit shkollor, dhe me besimin se ne sëbashku do bëjmë më të mirën e mundshme për profesionin e zgjedhur prej tyre. U siguroj se ne nuk jemi të përsorur, por mbetemi gjithmonë më të mirët në vend, dhe gjithmonë nuk reshtim që për studentët të bëjmë më të mirën e mundshme. Kini besim dhe shumë suksese!

  • Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. e-mail: aleko.miho@fshn.edu.al
Next Post
Paralajmërimi i ministres së jashtme gjermane: Rusia mund të përdorë “njerëzit si armë”

Paralajmërimi i ministres së jashtme gjermane: Rusia mund të përdorë “njerëzit si armë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com