• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse protesta e Rrugës së Kombit mori ngjyrim politik?

by Java News
02/04/2018 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Klaudia Malaj/

Shqipëria pati vëmendje të madhe këtë javë edhe në median ndërkombëtare për shkak të protestës së zhvilluar me 31 mars në sportelet e doganës mes Shqipërisë dhe Kosovës. Mediat e huaja e kanë përmendur këtë protestë si një revoltë të popullit kundër vendimeve të qeverisë, siç ishte tarifë-pagesa për në Rrugën e Kombit.Duhet theksuar se “nuk është hera e parë që në Shqipëri bëhen protesta”. Protesta është një e drejtë legjitime që Kushtetuta e vendit tonë e përmban. Qeveria shqiptare vendosi të zbatonte një nga planet e saj të shkruara në dokumentacione, siç ishte pikërisht taksa në Rrugën e Kombit.

Edhe pse ishte paralajmëruar se në prill do të vendosej në zbatim, ajo u testua në datë 25 mars. Një provë e cila ngriti zemëratë te banorët e Kukësit të cilët e frekuentojnë edhe më shpesh si rrugë. E ndodhur në këtë situatë banorët e asaj zone u ngritën dhe lajmëruan një protestë paqësore në pikën kufitare, e cila pati vetëm të dëmtuar dhe dëme materiale.

14 efektiv policor të plagosur dhe 23 persona të arrestuar ishte bilanci i kësaj proteste që në kryefjalë kishte heqjen e tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit. Një protestë e paralajmëruar paqësore degradoi në dhunë dhe zjarrvënie. Dikush apo shumë kush ishte i interesuar që kjo protestë të ngrinte dorën e dhunës dhe zërin e zemëratës. Nuk u kujdesën që një protestë të ishte paqësore.

Që në daljen e parë ai grup protestuesish edhe sipas pamjeve filmike, erdhën të mirë organizuar për të shkatërruar sportelet e pikës kufitare. Ata erdhën të pajisur me të gjitha mjetet e duhura për të shkaktuar dhunë dhe për të prishur gjithçka që ndodhej aty. Kjo protestë e mirë menduar u doli nga duart atyre të cilët e kishin planifikuar. Rastësisht më shkoi në mendje një nga protestat paqësore në Shqipëri dhe që pati rezultat të menjëhershëm. Ajo e Armëve Kimike.

Një protestë e cila u realizua nga Shoqëria Civile të cilës iu bashkuan shumë qytetarë, kryesisht studentë dhe familjarë me fëmijë, kjo e fundit si dëshmi se “këto armë do shkatërrojnë fëmijët tanë”  dhe ishte vërtetë paqësore dhe i tregoi frytet e saj shumë shpejt. Përpos anës shëndetësore, ekonomike e financiare që u komentuan në atë periudhë, vetë kryeministri Rama doli dhe u bashkua me qytetarët duke i thënë një JO të madhe Armëve Kimike në Shqipëri. Pra dy protesta, nga vetë shqiptarët ku njëra dha rezultatet e dëshiruara dhe tjetra po përballet me ligjin për shkak të dhunës dhe prishjes së objekteve.

Çfarë të bën të mendosh që kjo protestë është politike?

Duke qenë se opozita e bashkuar nuk ka ende një kauzë të fortë për të protestuar, çdo gjë që mund të dali rrugës u bashkohet dhe e kthen në “kauzë” të saj. Pas çizmes dhe tymueseve në Parlament, kësaj here u bashkua me thyerjen e xhamave, vendosjes së zjarruit, shkatërrimit të objekte, lëndimit të njerëzve dhe kundërshtimit me dhunë  të ligjit. Politika duket që po e përdorë këtë protestë për qëllime të saja, ose më saktë kishte plan ta përdorte, por situata u doli nga duart.

Askush nuk është kundër protestave, por duhet ndarë, kush e ka për qëllime vërtet ekonomike dhe që nuk përballon dot këtë tarifë, dhe kush e ka për arsye politike./ AlpeNews.al

Tarifat nga java e ardhshme për të kaluar në Rrugën e Kombit

Klasa 1 motor – 2.5 euro

Klasa 2 veturë – 5 euro

Klasa 3 autobus & kamionçinë – 11.2 euro

Klasa 4 kamion i mesëm – 16.2 euro

Klasa 5 kamion i rëndë – 22.5 euro

Next Post
Deputeti i PD: Rama do më mbyllë gojën duke më akuzuar për evazion fiskal

Deputeti biznesmen i PD sulmon...biznesmenët: Jeni kapitalistë të hurit dhe të litarit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In