• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse protagonizmi i Berishës dëmtoi ambasadorët dhe jo Ramën?!

by Java News
17/02/2019 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Sali Berisha kishte 6 vjet që nuk fliste në asnjë protestë. Ai madje nuk ngjitej as në podium.

6 vjet rrinte aty poshtë me militantët dhe i linte hapësirë Lulit të merrte popollaritet me qëllim që ai të lartësohej. Kërkonte me çdo kusht të binde popullin që kryetar është Lul Basha dhe jo ai. Po cilat janë shkaqet që Berisha dje mori sërish protagonizmin e viteve 90 dhe e la Lulzim Bashën në hije:

1- Protesta erdhi si një reaksion personal i Berishës pas refuzimit të vizave amerikane të gjithë familjes së tij. Kjo ngjarje e papreçedent ishte një masazh i zi për Berishën që laku amerikan do shtrëngohej.

2- Ardhja në Tiranë e prokurores kroate në programin 3 vjeçar EURALIUS e cila ka arrestuar ish-kryeministrin kroat Sander ishte një mesazh tjetër negativ që SPAKU në Tiranë do ndjek praktikat Ballkanike të arrestimit të ish-kryeministrave të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Rumanisë. Tashmë po afrohej rradha e Shqipërisë.

3- Viti 2018 e nxori lidershipin opozitar krejt jasht loje pasi çdo protestë popullore kishte organizim jo partiak madje jashtë opozitar. Protestuesit në Kalimash, ata të mbrojtjes Teatrit apo për më shumë studentët ishin një sinjal që në Shqipëri kërkohet një opozitë e re  kundër PD-PS.

4- Lideri i emëruar me testament në Parti Lulzim Basha e ka zhgënjyer në profilin tejet të ulët dhe letargjik brenda elektoratit apo strukturave duke e detyruar Berishën të vendos në zgjedhjet e fundit në parti gjithë klanin e tij dhe familjes për ta vënë 100% në kontrroll drejtimin e PD.

Ndër të tjera dje i dha një goditje fatale të vetmes pikë të fortë të Lulzim Bashës, që janë mardhëniet e tij me diplomatët. Dje Berisha e nxori bllof Lulzim Bashën sepse ky i kishte thënë garanci zv.ambasadores amerikane që nuk do përdorej dhunë gjatë protestës.

5- Tre deputë të Bundestagut gjerman i kërkuan  një muaj më parë me ngulm Bashës dhe Berishës se cilat janë kushtet ligjore dhe politike për ndryshimin e Kodit Zgjedhor që PD ka nevoj për ti ti fituar zgjedhjet dhe që ata ti ushtronin presion qeverisë Rama deri në aprovim. Por Berisha dhe Basha i lanë të zhgënjyer sepse nuk kishin asnjë kërkesë, madje ishin tërhequr edhe nga kauza e çadrës për “votim elektronik’

Për të gjitha këto arsye, Sali Berisha kishte dje tre mezazhe të qarta për mbarë opinionin publik dhe kryesisht ambasadorët e SHBA dhe BE:

1- Kryetar de fakto i opozitës është Sali Berisha dhe jo Lulzim  Basha

2- Shqipëria s’ka alternativ tjetër opozitare përveçse Monika-Berisha dhe kjo të konsiderohet e keqja më e vogël për ti rikthyer sërish në pushtet

3- Nëse ndërkombëtarët nuk i japin garanci për jetën, lirinë, pasurinë dhe familjen ai ka gjithë fuqinë ta destabilizoj Shqipërinë.

Dje, Berisha i ra portës kryeministrisë që të dëgjoj Washingtoni dhe BE.

Ai nuk kërkon as shkarkimin e Ramës dhe as burgosjen, sepse e kishte në dorë ta burgoste gjatë 8 viteve kur qeverisi Shqiprinë.

Jo jo ai s’do burg, përkundrazi do garantimin përjetësisht të lirisē tij, Metës, Ramës, Bashës.

Kërkon që të garantohet marrëveshja e 3 oligarkëve që s’do preken dhe s’do lejohet asnjë opozitë e re që të lind në Shqipëri.

Prandaj dje ai mori protagonizmin dhe drejtimin e partisë, për të protestuar jo kundër Edi Ramës por kundër ambasadorëve, studentve, rinisë dhe çdo lëvizje të re që kërkon ti mbyll ciklin e tij 30 vjeçar.

Ambasadorët në këto kushte kanë dy alternative:

1- T’ju garantojnë të treve paqe dhe liri por Shqipëria të qeveriste prap edhe 30 vite tjera nga këto 3 familje,

2- Ti arrestojnë të tre dhe Shqipëria të destabilizohet përkohësisht por cikli i tyre politik të mbyllet dhe një elitë e re të qeveris 30 vitet e tjera.

Amerikanët duhet kuptojnë që s’duhet ti heqin Berishës vizën amerikane por duhet ti heqin vizën shqiptare!

Next Post

Majko uron 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, nderon Familjen Jashari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com