• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Pse produktet kosovare hasin vështirësi në tregun shqiptar?”

by A R
05/03/2018 08:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prodhuesit nga Kosova kërkojnë më shumë hapësirë për t’i tregtuar produktet e tyre apo për të investuar në Shqipëri.

Ata shprehen se në përgjithësi prodhuesit nga Shqipëria janë të hapur për tregti të lirë, por disa grupe të interesit po pengojnë një gjë të tillë.

Patatja e Kosovës është bërë sinonim i barrierave tregtare, por sipas Astrit Panxhës nga Klubi i Prodhuesve Kosovarë, janë edhe prodhime tjera që kanë pengesa të ndryshme për t’u plasuar në Shqipëri.

“Pse birra Peja duhet të ketë aq shumë vështirësi për të depërtuar në tregun e Shqipërisë, ndërsa birrat nga Shqipëria që depërtojnë në Kosovë nuk kanë asnjë pengesë. Patatja e Kosovës është bërë sinonim i marrëdhënieve tona tregtare për fat të keq. Nuk ka justifikimeve më se barnat e Kosovës po kanë vështirësi të depërtojnë në Shqipëri, derisa i plotësojnë të gjitha kushtet”, shprehet Panxha për Radio Kosovën.

Kurse Astrit Shabani nga një kompani prodhuese, potencon çështjen e sigurisë si një gjë të rëndësishme e cila po bën që bizneset nga Kosova të ngurrojnë të plasojnë produkte apo të investojnë në Shqipëri.

“Një shqetësim i neve prodhuesve nga Kosova për të marrë pjesë në tregun e Shqipërisë në çfarëdo forme apo me prezencë të produkteve apo në investime është siguria, sepse vitet e fundit nuk është se kemi kaluar përvojë të mirë në sigurinë individuale apo në sigurimin e pronës së investuar atje.

Është një situatë jo e favorshme, personalisht kemi tentuar në forma të ndryshme të jemi prezent në treg, por ne akoma jemi në stad kur nuk e ndiejmë vetën të sigurt”, thotë Shabani.

Me gjithë këto probleme, Panxha nga klubi i prodhuesve thotë se problemi qëndron tek grupe të interesit e jo tek shumica e prodhuesve nga Shqipëria.

Ai shprehet se nuk duhet mbrojtur interesin e një individi, përmbi interesin e shtetit.

“Prodhuesit nga dy anët tregojnë që nuk kanë frikë nga tregtia e lirë, përkundrazi janë pro tregtisë së lirë, por duhet të identifikojmë cilat janë ato grupe të interesit që po e pengojnë tregtinë e lirë mes dy vendeve”, thotë Panxha.

Panxha shprehet se tregu i Shqipërisë duhet të jetë vazhdimësi e tregut të Kosovës, ku prezenca e produkteve të Kosovës duhet të ndodhë pa probleme./ZERI/a.m.

Next Post
FOTO/ Super-makina e Andrrës së Sinanit

FOTO/ Super-makina e Andrrës së Sinanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

January 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

January 27, 2026
30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In