• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pse Preçi mbetet vetëm në opozitë

by
22/04/2015 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria për mua ka pasur opozitë, vetëm në vitet 1991 deri në 1996. Doktorrrri sot mund të duket tragjikisht qesharak, por nuk e harroj kurrë mbledhjen e famshme për rrëzimin e Qeverisë së Stabilitetit, kur i vetëm, përballi kundërshtarët dhe tradhëtarët. Nuk harroj Fatos Nanon nën pranga, ndërsa qesëndiste Bendon dhe qeverinë e plepave. Si dhe shtypjen që i bëri nga burgu i Bënçës, lëvizjes karrikemarrëse të Delfinëve të Doktorrrrit. Këto kanë qenë, pavarësisht vështirësive të fillimit të tranzicionit, vitet e një politike të pastër, të pandikuar nga interesat, grupet apo grupimet, pa avionë charter e zyra opozitare me qera dy mijë euro, si ajo e Doktorrrrit tek Kulla e shtrenjtë e malësisë, në mes të Tiranës. Kujtoj Gjinushin që në emër të parimit, la qeverinë. Dhe nuk ju bashkua tavolinave të Priftit dhe të Frrokut, por bashkë me Milon zgjodhën rrugën e gjatë e të vështirë në opozitë, për të kundërshtuar një kushtetutë, që vërtet bënte Doktorrrrin mbret, por do t’u siguronte edhe atyre një vend të përjetshëm në oborrin e tij.

Por gjërat ndryshuan pas vitit 1997-1998, kur opozitë më nuk pati, por vetëm parti që ndiqnin turmat e xhindosura. Këto dy vite sistemi politik në Shqipëri vdiq dhe u zëvendësua fillimisht më një formë kaotike që tentonte t’i përshtatej humorit popullor që ndryshonte me shpejtësi dhe më pas grupeve të interesit, që thasët e parë me para, i bënë ose me privatizime të pisëta maksimumi me letra me vlerë, ose me kontrabandën e armëve, cigareve, drogës e karburanteve, aq shumë të stimuluar nga thyerja “patriotike” e embargos së OKB nga Doktorrrrri. Dhe këtu opozita, në rolin e saj kushtetues he funksional, u zëvendësua nga pazaret.

Shenjat e para ishin dhënë që në vitet 90, me udhëtimet e Cekës me Alinë, apo mërzinë e Preçit dhe Pashkos, për ikjen e padëshiruar nga qeveria. Me tradhëtitë në selinë rozë, sponsorizuar nga Doktorrrri dhe miqtë e tij italianë, apo dhe me “kuislingun” Sali Rexhepi, atë doktorrrrin nga Librazhdi, që hyri në parlamentin e përdhunuar të zgjedhjeve të vitit 1996, duke thyer bojkotin e Opozitës. Por pas viteve ’97-’98, gjërat ndryshuan. Vendi fitoi një farë stabiliteti dhe rimëkëmbjeje ekonomike, çka bëri të dukej arkaik qëndrimi idealist i opozitës. Doktorrrrit të shkretë, i dilnin çdo ditë në protestë, jo më shumë se 50 vetë, kryesisht bodigardë, kushërinj, shokët e Cunit dhe Bardha e çmendur. Të tjerët rrëshqitën. I pari Pollo, i cili tentoi edhe të vidhte stemën, duke vjedhur në fakt jo pak vota opozitare në 2001. Por edhe republikanët, megjithë look-un “luajal” opozitar, hanin e pinin e shqepeshin me “naçut”, që i mbanin me lekë, e darka, në shkëmbim të votave të dhëna fshehurazi, apo mungesave “me arsye”. Ballistët e Rroqit, i qëndruan besnik stigmës së filmave të Kinostudios dhe u shitën shpejt për pula të pjekura (pse do prisnin ata sa të mblidhej fshati, dmth sa të fitonte opozita?).

Më pas lindi LMN, e cila nuk i shpëtoi dot akuzave, së paku për miq të përbashkët biznesi me kolegët e qeverisë. Gjithsesi Kaçi është pak për të vërtetuar se bëhej fjalë për një tradhëti ndaj interesave të Opozitës, sesa më shumë një luftë e brendshme për pushtet brenda saj. Të vetmen lëvizje që kujtoj, është largimi i Imamit dhe Preçit në 2004, drejt PD ende në opozitë, si dhe s’po llogaris Nikollën, se atij vështirë t’i gjesh arsye në luhatjet e tij në këto 25 vjet. Nikolla zakonisht ka arsyet e veta. Ah po, edhe Paulini, por malësorët si ai, ende kanë një sedër që vlen më shumë se pushteti. Një sindromë e ngjashme që kapi së fundmi edhe Tom Doshin. Por në një llogari përmbledhëse, vetëm Preçi më rezulton personi i vetëm që e ka kaluar, jetën e tij publike dhe politike kryesisht në opozitë, nëse nuk llogarit gjashtë muajt si ministri i Kulturës në qeverinë e Stabilitetit, si dhe (as) një muaj, si ministër, së bashku me Preçin tjetër, Zefin.

E kujtova Preçin, kur pashë Idrizin, në tryezën e aleatëve të Ramës dhe Ndokën të bënte si i nxehur me PD në emisionin tim. Por më shumë më kujtoi Preçi se përse opozitat nuk funksionojnë në këtë vend, kur e pashë të vetmuar në qëndrimet e tij kundër kryeministrit, ndërsa Sandri, Çili dhe Davidofi mbronin me patos…. Edi Ramën.

Për fat të keq, në vendet e varfëra, opozitat janë një luks i papërballueshëm. Sepse në një vend ku të gjithë hapin sytë, për një copë bukë, copë licensë apo privatizim, vetëm nga qeveria, ku 70 përqind e biznesit, varet nga tenderat e qeverisë dhe gratë, motrat, çunat e gocat e deputetëve të opozitës, janë thuajse të gjithë në punë të qeverisë që duhet të kundërshtojnë, është e vështirë të kuptosh nëse Preçi është idealist, apo thjesht inkoherent, që mbetet i vetëm në opozitë, thuajsë gjithmonë. Në Shqipëri paradoksalisht është vështirë të rrish me shokë në opozitë, e aq më tepër të japësh premtime besnikërie. Pasi opozita tek ne është i vetmi profesion, që nuk të jep bukë.

Si ajo barcaleta, kur babai përpiqej t’i përgjigjej me shembull konkret pyetjes së djalit: “O Ba, ça domethënë BQ?”. Dhe babi i shkretë që mer një shembull të thjeshtë nga koha kur kish qënë në Burg: “Eh mor djalë, a e ma men Kujtimin? Ai ishte shoku im i qelisë. Meqë femra nuk kishim, e lamë me fjalë ta bënim me njëri-tjetrin. Javën e parë do ma hipte ai, javën e dytë, do ja hipja unë. E kshuuu… Kaloi java e parë, erdhi e dyta dhe ishte rradha ime. Por Kujtimi më doli fjale. U tregu BQ. A e kuptove tani?”

Nga Sokol Balla

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Hahn: Asnjë problem me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In