• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hahn: Asnjë problem me Shqipërinë

by
22/04/2015 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e djesehme me Komisionerin për Zgjerim në BE Johannes Hahn, në kuadër të vizitës së shefit të qeverisë shqiptare në Bruksel për vazhdimin e Samitit të Berlinit. Në përfundim të takimit të Rama dhe Hahn kanë dalë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij Komisioneri Hahn ka përsëritur edhe një herë 5 objektivat e vendosura nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë. Ai ka theksuar se Samiti i Berlinit ka qenë edhe rasti për t’u takuar me Ramën pasi në të kundërt zyrtarët evropianë nuk kanë asnjë problematikë që zyrtarët evropianë t’i adresojnë kryeministrit shqiptar.

“Siç e dini Shqipëria ka 5 objektiva dhe për ato po punohet shumë mirë, sidomos puna për reformën në drejtësi duket sikur po ecën shumë mirë. Jemi në rrugë të mbarë. Jemi këtu sëbashku sepse na u dha ky rast për t’u takuar për shkak të takimit të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, por po të mos kishte qenë për këtë nuk do të kishte pasur ndonjë arsye për t’u ulur sëbashku, pra për sa i përket adresimit të ndonjë problemi. Fatkeqësisht, nuk kam shume gjera për t’ju raportuar, sepse herë pas here ndodh që gjërat shkojnë mirë. Dhe nuk ka nevojë për të thënë shumë.” tha Hahn

Ndërsa nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Komisioneri për Zgjerim. Rama nënvizoi edhe rëndësinë e Samitit të Ballkanit, që sipas tij krahas bashkëpunimit politik do të mundësojë edhe ndërlidhje infrestrukturore dhe zhvillim ekonomik të vendeve të rajonit.

“Kjo është një ditë shumë e bukur dhe unë dua të them se i jemi shumë mirënjohës Komisionerit Hahn. Kemi vendosur shumë shpresa në eksperiencën e tij të gjatë dhe punën për zhvillimin rajonal, sepse sot bëmë një hap shumë të madh përpara drejt përcaktimit të rrjetit ndërlidhës në rajon, i cili nuk është thjesht një projekt infrastrukturor, por është një projekt paqeje dhe bashkëpunimi të begatë. Nga ana tjetër, patëm rastin të takoheshim dhe ne kthehemi në Tiranë shumë të motivuar dhe shumë optimistë, sepse e dimë se çfarë duhet të vazhdojmë të bëjmë dhe shpresojmë shumë që në vjeshtë do të jemi në gjendje të themi se ia dolëm.” u shpreh Hahn

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Kapet grupi kriminal që vinte gjoba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

May 5, 2026
Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 5, 2026
Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

May 5, 2026
Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

May 5, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pashalimani, nga Kinostudjo në… prodhim!

May 5, 2026
Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

May 5, 2026
“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

May 5, 2026
Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

May 5, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In