• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse politika e zhurmës nuk i do specialistët?!

by Ben Andoni
11/04/2021 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Duke bërë disa paralelizma të çështjeve të ideologjisë, politologu Zbignjev Bërzhinski thotë dhe ngre një pyetje shqetësuese: Deri në çfarë shkalle ana gjenetikisht shkatërruese dhe irracionale e natyrës njerëzore është e ndikueshme nga mobilizimi ideologjik? Për fat përgjigja e tij lidhet më shume me ata miliona njerëz që u vranë, sepse nuk donin të jetonin në të ashtuquajturën utopi tokësore, por edhe më shumë të tjerëve që jetuan në këto lloj utopish. Për fat të keq, është e pafundme tek ne sot mobilizimi ideologjik, për të ashtuquajturat mrekulli partiake.

Nëse në këto ditë kryefjala e lajmeve janë kryekontrollorët, në ditë të tjera kanë qenë mjekët (këta për më shumë se 1 vit e gjysmë mbajnë një peshë të pazakontë prej pandemisë së Covid-19), inxhinierët, mësuesit e kështu me rradhë. Do të mjaftonte kriza e pashembullt e largimit të këtyre punonjësve shumë të specializuar dhe të mirë-vlerësuar, që u krijua në prag të stërvitjes së përbashkët të forcave të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere në kuadër të “Defender Europe 21”, që publiku i thjeshtë të pyeste natyrshëm: Po mirë i kujt është faji dhe sa e drejtë është i gjithë reagimi i kontrollorëve, që ende nuk ka emër?! Përgjigja është evazive. Veçse ka mjaftuar për t’i dhënë karburant politikës dhe madje atyre personazheve, që janë të lidhur me të për të devijuar protestën, por më shumë se kaq për të dezinformuar. Sipas kaheve politike, ata janë anatemuar, u është qarë halli, janë nëpërkëmbur dhe janë bërë deri heronj…për prangosjen. Futja e mekanizmave të verifikimit, që nga prokuroria e me rradhë e ka fashitur teksa presidenti i vendit Ilir Meta mezi ka dalë me një variant të dytë, kurse vetë kontrollorët, të mbetur vetëm dhe të braktisur, janë ndjerë të frikësuar, sepse megjithë mëtimin dhe ata mund të …zëvendësoheshin. Dhe, u zëvendësuan. Ose më thjeshtë të humbnin një punë aq të këndshme, të adhuruar, në një vend me aq shumë ethe pune.

Larg këtyre, rasti i mjekëve na tregoi problematika edhe më të mëdha. Anatemat për vaksinat, gati apelet publike për të mos e bërë dhe bombardimi i publikut me lajme, sipas të cilave vaksinat janë të dëmshme ka krijuar një tollovi jo të pakët në vend. Një pjesë e popullsisë që e beson stigmën ndaj vaksinave, bërë më së shumti nga opozita, është dyshuese dhe humbasin në internet dhe në kërkime pa fund të specialistëve blu që t’u thonë diçka justifikuese. Pjesa tjetër, e kuqe, më afër idesë dhe platformës së qeverisë “Shqipëria buzëqesh” të Ramës është e hapur. Dhe, në këtë rast, ato pak zëra të besueshëm, që mëtojnë të jenë krejt të pavarur si në rastin e doktor Tritan Kalos humbasin. Dhe, do të humbasin gjithmonë në kakofoninë e frikshëm të kinse ekspertëve të partive, por më shumë se kaq të tollovisë dhe mashtrimit që na fal politika.

Po pse vallë politika nuk e shfrytëzon specialistin pikërisht për mendimin e pavarur dhe veçantinë? Kjo sepse tek ne dhe njerëzit janë të ndara me fasha politike-sociale dhe nuk mund të bëjnë ndryshe. Tek e fundit karriera qoftë edhe e specialistëve në vend është e lidhur me telefonin dhe ndikimin politik të partive, ndaj një pjesë e tyre kanë kohë që janë strukur dhe në ato pak mundësi që u jepet nga media e thonë aq të ndrojtur mendimin e tyre…nën nuancimet e zakonshme. Pas pret dikush, që mund t’i çojë majtas apo djathtas.

Dhe për të mos folur për teatrin, ku zhgënjimi prej njerëzve që u kanalizuan në dy palë do të mbetet gjatë në mëndje për publikun. Vallë a e ka Shqipëria këtë mundësi, që t’i pësojë zhgënjimet si me teatrin e saj? Është shqetësim sepse kur humbet inteligjencën, kurajën dhe dinjitetin e saj, komuniteti ka humbur një zë mbështetës me vlerë para problemeve madhore.

Rama, si mjeshtër i formës, mundohet që t’u lerë pak më shumë vend por e frikshme është se ata janë të ndrojtur nga vështrimet e skifterëve të kahut tjetër që presin me ngulm se një moment mund t’u shkasë goja. Kurse te PD duket pak më ndryshe, për shkak të ethes së madhe për pushtet dhe më shumë akoma sesa duhet të jenë në gjendje të kënaqin kreun Basha, që në këto ditë të fundit, para zgjedhjeve, i falen premtimet.

Po pse vallë janë strukur specialistët, e askush nuk e do zërin e tyre të vërtetë? E thjeshtë, në skenë kanë dalë kinse, ata që mobilizimin ideologjik e kanë si veshja e ditës. (Javanews)

Next Post
Xhelal Mziu zbulon ‘gjerdanin e artë të PD-së’

Xhelal Mziu: Ramës i kanë ngelur edhe 14 ditë, kam prova që edhe socialistët janë zhgënjyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

“Gjykata e Lartë duhet ta lirojë”, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

July 6, 2026
Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

Lajm i mirë për Shqipërinë, BE pritet të mbyllë 3 kapitujt e parë të negociatave javën e ardhshme

July 6, 2026
Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

Kosova pranë krijimit të institucioneve të reja, nis procesi për formimin e qeverisë

July 6, 2026
Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

July 6, 2026
Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

Mediat e Moskës dhe Teheranit jehonë protestës në Tiranë

July 6, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Në Kryesi futi ata që i bëjnë më shumë like”, Salianji: Berisha e ka kthyer PD në biznes personal dhe po mban Ramën në pushtet

July 6, 2026
Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

Spanjë-Portugali, derbi iberik për një biletë në çerekfinale! Ronaldo sfidon Yamalin

July 6, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme pas protestës

July 6, 2026
Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

July 6, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Shtohen rastet me alergji gjatë verës, mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In