• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse po sulmohet Ogerta?

by Artur Ajazi
12/12/2024 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

I janë sulur Ogerta Manastirliut dhe nuk po i shqiten. E akuzojnë, e kritikojnë, i kërkojnë me britma dhe dhunë “dorëheqjen”, largimin nga detyra e saj si ministre e Arsimit, dhe kaq. Nuk kanë arsye dhe shkaqe të cilat të bindin se, kanë të drejtë kur kërkojnë largimin. Ministria e Arsimit Ogerta Manastirliu, mbetet ndër ministrat më aktivë që ka qeveria Rama.

Arsimi në vitet e fundit, ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, që kanë sistemuar dhe perfeksionuar strukturat dhe format e mësimdhënies. Shkollat tona sot, ku 90 per qind e tyre janë krejt të reja, shërbejnë si objekte dhe godina ku merren dije, dhe ku stafe të kualifikuara mësuesish kontribojnë në misionin e tyre sa delikat aq edhe vendimtar në edukimin e brezave të rinj. I janë sulur Ogertës, por në fakt i janë sulur sistemit arsimor, të cilin duan ta kthejnë në vitet e qeverisjes së tyre, ku mësuesi ishte kthyer me dhunë në militant të PD, dhe ku mësuesit ishin kthyer në roje “vreshti” në shkolla.

Sot shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe të mesëm, janë godina dijesh dhe formimi për nxënësit, pasi atyre nuk u mungojnë laboratorët, dhe logjistika e nevojshme e konkretizimit të çdo lënde mësimore. Të akuzosh ministren e Arsimit sot për “defekte, mangësi, dhe mungesë të zbatimit të rregulloreve në shkolla”, dhe ti kërkosh asaj “dorëheqjen” pasi kështu i teket Berishës duke ndërsyer Zhupën dhe Bardhin kundër saj, kjo natyrisht mbetet e turpshme. Rritja e pagave për mësuesit, rritja e investimeve dhe planet e rritjes së investimeve edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, tregon interesimin e kësaj qeverie, dhe të vetë kryeministrit Edi Rama për sektorin më delikat që edukon brezat e rinj.

Interesi i Zhupës, Bardhit dhe çdo sejmeni të Berishës, mbetet  vendosja e “shkopinjve nën rrota”  të çdo iniciative dhe interesimi për arsimin, për këtë sektor kaq të rëndësishëm për vendin. Rritja dhe edukimi në shkolla i brezit të ri, mbetet ndër meraqet  dhe prioritetet e kësaj qeverie, pasi lidhet me të ardhmen e vendit.

Afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian, si dhe situata më e fundit që lidhet me hapjen e kapitujve të negociatave, gjë e cila shpejton anëtarësimin në BE, e rrit motivimin e qeverisë Rama sidomos për arsimin. Kjo për faktin sepse arsimi, mbetet “nyja Gordiane”, që siguron të ardhmen e një vendi, për breza të edukuar dhe arsimuar. Ndaj mendoj se skenari i Berishës për “dorëheqjen” e Ogertës ka dështuar, ashtu siç ka dështuar çdo përpjekje e tij për të destabilizuar vendin dhe penguar procesin e zhvillimit dhe integrimit të Shqiperisë.

Next Post
Debate në Parlament/ Quajti Manastirliun “hajdute”, Spiropali i heq fjalën Zhupës! Noka nuk heq dorë nga ‘trazirat’

Berishës nuk i “ngjit” më fjala, Spiropali i mbyll tre herë mikrofonin, tensione në sallën e Parlamentit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In