• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse po pastrohen bunkerët e Enverit?

by Artur Ajazi
19/06/2025 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Situata më e fundit në botë, përshkallëzimi i konflikteve nga luftrat e nisura nga Rusia, Israeli apo dhe ndonjë vend tjetër, po rrisin interesimin edhe në Shqipëri të mjeteve mbrojtëse nga ndonjë luftë e mundshme botërore. Ato që prishëm para 35 viteve, duke mallëkuar “diktatorin Enver Hoxha”, sot u jemi kthyer, dhe kemi nisur ti pastrojmë. Çdo lagje, fshat, qytet, kishte vendstrehimet e tij.

Çdo ndermarje, uzinë, fabrikë apo kombinat, kishte vendstrehimet e veta. Çdo repart ushtarak kishte tunelin e tij. Por jo, ato duheshin prishur. Erdhi demokracia, dhe shqiptarët u mashtruan me lloj-lloj shpikjesh dhe gënjeshtrash. Gramoz Pashko thoshte se “do të na vijë nga SHBA çeku i bardhë, ndaj mos lini uzinë, fabrikë, kombinat, apo kooperativë bujqësore, fermë dhe stacion bujqësor pa prishur”. Thirrje bënte edhe Azem Hajdari në emër të PD-së, për “veprat e ndertuara nga Enver diktatori”.

Prishini bunkerët, vendstrehimet, prishini plantacionet me agrume, shkulini pemët e Enverit-u thoshte Azem Hajdari fshatarëve në Mollas të Kolonjës dhe atyre në Vlorë e Sarandë. Dhe shqiptarët, ashtu siç ishin të dalldisur, morën kazmat, varretë, dinamitin, dhe ju futën bunkerëve, vendstrehimeve, pemëve të mbjella fushava dhe maleve, sepse do të na vinte “çeku i bardhë amerikan”.

Çuditë dhe barbarizmat e shqiptarëve, do tu vinte fundi, kur ata të humbnin milionat në firmat piramidale. Kurse kujtesa për bunkerët dhe vendstrehimet, shqiptarëve do tu vinte kur nisi lufta në ish-Jugosllavi, dhe kur në Tropojë, Kukës e Peshkopi, madje deri në Tiranë, nisën të interesohen për bunkerët dhe tunelet e “diktatorit”. Edhe qindra e mijëra tunelet e ushtrisë, ndertime model nga pikëpamja ushtarake, nisën të pastrohen dhe të thonë se “po plasi ketu do vijmë, ndryshe na mori lumi”.

Por ja që situata e luftrave në botë, e ka nxitur sërish mendimin dhe veprimin e pastrimit të bunkerëve dhe tuneleve të “diktatorit”. Ja pra, që ai paska menduar qysh atëhere, për një ditë të keqe. Ja pra që “diktatori”, na paskësh menduar dhe parashikuar se “bota nuk ka qenë, dhe kurrë nuk ka për të qenë e qetë, derisa ka superfuqi militare”.

Fakti është se Suedia, Finlanda, Holanda, Belgjika, Franca, etj..etj, shtete më potente se ne, i kanë bunkerët dhe vendstrehimet e tyre, dhe i ruajnë me fanatizëm dhe ligj të veçantë. Kurse ne, shqiptarët i mbajmë sytë nga përtej Atlantikut, apo përtej maleve Urale, sepse do të na vijnë dhe do të na mbrojnë, sepse ne vetë nuk jemi kurrkundi. Si mund të shpresosh “ndihma nga jashtë”, kur ke shkatërruar insfrastrukturën më modern të kohës, dhe gjithë vijën fortifikuese që u ngrit për 45 vjet ? Përse gjithmonë jemi treguar barbarë me vehten, pasuritë tona, duke dëgjuar gjithmonë mesazhet e antishqiptarëve ?

Partia Demokratike, mbetet mëkatarja dhe fajtorja e vetme e shkatërrimit të vlerave dhe pasurive tona kombetare. Bunkerët, tunelet, dhe vendstrehimet ishin pasuri kombëtare, pasi janë bërë me paratë dhe djersën e popullit. Ata që shkatërruan dhe shkretuan gjithçka pas 1992, kishin mision nga UDB-ja dhe agjenturat e tjera të huaja, të rrafshonin gjithçka të bukur, funksionale, për ta çuar vendin në ZERO. Ata që sot kërkojnë rikthimin në pushtet, janë fajtorët dhe kriminelët e vetëm që rrafshuan, shitën dhe u pasuruan me paratë e pronave të popullit shqiptar.

Ata meritojnë sot veç përbuzje. Por jo vetëm përbuzje, pasi SPAK-u, duhet ta nisë hetimin qysh nga 1992 për të gjetur dhe ndëshkuar sipas ligjit Berishën, dhe ish-qeveritarët e asaj kohe, edhe për shkatërrimin dhe vjedhjen e pasurive tona kombetare. Milionat e vjedhura dje, po dalin sot, duke ngritur edhe pse në opozitë, perandori mediatike, apo biznese të tjera me para të vjedhura.

Next Post
I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të

I del në krah Iranit? Rusia paralajmëron SHBA-të

Comments 1

  1. Lui says:
    8 months ago

    Ueee.., më më fund doli dikush dhe thotë të vërtetën e harruar. Krimineli më i madh antishqiptar i të gjitha kohërave është Sali Berisha. Dhe kanë për të kaluar dekada, në mos shekuj që të dalë dikush më antishqiptar se sa Berisha. Mbetën duke sharë Enverin por ai jo vetëm që nuk vodhi pasuri, por e ndërtoi Shqipërinë komplet duke nisur nga zero. Të dalë dikush e të më thotë çfarë pasurie personale u ka lënë Enver Hoxha fëmijëve të tij dhe t’i krahasojnë me fëmijët e këtyre palaçove që ma kanë qeverisur këto 35 vjet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

February 8, 2026
Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

February 8, 2026
Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

February 8, 2026
11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

February 8, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

February 8, 2026
“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In