• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse po krijohet stereotipi se shqiptarët janë të pabesë?

by Frrok Çupi
01/07/2023 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Gjithë këto ditë na gjëmojnë veshët me fjalët që kanë për rrënjë ‘besën’. Në fakt kanë të pa-besën. ‘Qeveria e Kosovës humbi besimin’, ‘Perëndimi nuk i zë besë Kurtit’, ‘shteti i Kosovës nuk besohet më nga ndërkombëtarët’, ‘Kosova e preu në besë Amerikën që e mori përdore dhe e bëri shtet’…  Ashtu si fjala ‘besë’, me të cilën pjesa e ulët mburren se ‘është shqiptare’, kështu po ndodh me ‘pabesinë. Pabesia po duket se i përket shumicës së shqiptarëve. Është një ditë e zezë!

Kur në fakt, po të bëhet i njëjti veprim si në lëmin e grurit, në lëmin social numri i njerëzve ‘të pa besë’ do të vinte duke u tkurrur. Më në fund do të mbetej vetëm një njeri, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës e nxori shtetin në pazar ku kalojnë popuj e kancelari.., por askush nuk ndaloj sapo shikon të shkruar ‘shqiptar’. Tani, më mirë se kurrë, po marrim vesh se edhe në Perëndim nocioni ‘besë’ dhe ‘besim’ paska vlerë diplomatike, strategjike, shtetformuese, aleancash, orientime dhe qëndrueshmëri.

Prej kohësh janë njohur popuj që ia kanë shpifur botës së qytetëruar me ‘pabesitë’ e tyre, dhe këta popuj tani ndodhen në fund të listës së zhvillimit qytetar. Një ndihmëse e Albin Kurtit, me mbiemrin ‘Kusari’ e tha qartë këta. Ajo tha se ‘nuk na bëhet vonë pse perëndimi na vë sanksione, sa popuj të tjerë kanë pësuar sanksione të Perëndimit, por nuk pyetën’.

Albini ka edhe 11 deputetë të tjerë në VV, të cilët deklarohet hapur se përbëjnë të njëjtin grup me ‘Kusarin’ që shikojnë andej nga Lindja e Mesme, jo nga Perëndimi.

Mirëpo, vërtet mund të ndodhë që nesër si këta 11 deputetë, ashtu edhe vetë Albin Kurti të jenë harruar si njerëz me pushtet? Atëherë, në atë kohë që vjen,  Kosova nuk do të ndodhet nën këto sanksione të rënda që po e presin; por ama kurrë nuk do të shlyhet stereotipi gjuhësor i botës se ‘shqiptarët janë të pabesë’.

Edhe në Tiranë, krahas Prishtinës, është krijuar një grupim politik antiamerikan, por këta nuk kanë më gjë në dorë.

Bota qenka shumë e vëmendshme, më shumë para vlerës njerëzore se sa para vlerës ligjore. Kryeministri i Kosovës bëri atë që nuk e kishte bërë dot as më i keqi mes shqiptarëve.

E di çfarë bëri ky djalosh fshatar nga Mali i Zi?!

Ky e bëri botën  që të drejtojë gishtin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe horri më i madh mes ’street boys’ tani ka marrë të drejtën të thotë: ‘Shikojeni superfuqinë, ça i bëri Kosova, e gjunjëzoi Kosova!’.

Se Amerika kishte vënë autoritetin e vet si garant para gjithë botës se ‘Kosova e meriton të jetë shtet i pavarur’. Me këtë sjellje nobel Amerika bëri një botë të tërë për vete dhe realizoi çlirimin e Kosovës në një luftë të shekullit; por hyri edhe në rrugën që ta bëjë Kosovën të njohur nga shumica e shteteve të botës dhe nga institucionet ndërkombëtare. Amerika bëri me vete vendet e Europës dhe u vunë në krah të Kosovës. Kosova, 24 vjet më parë lidhi besën me Shtetet e Bashkuara, BE dhe qytetërimin Perëndimor se ‘do të ecte në rrugën e paqes, të stabilitetit, të prosperitetit, të paqes me fqinjët’. Besa më e shquar ishte kur Kosova deklaroi: ‘Luftën e fitoi Amerika, paqen do ta fitojmë ne kosovarët’.

Por kjo ndodhi vetëm 24 vjet më parë.

Në vetëm 24 orë ( jo 24 vjet), kryeministri i Kosovës Albin Kurti ia doli ta përmbysë gjithë kështjellën e ngritur me fjalët ‘besë’, ‘besim’, ‘besfortë’, ‘besnik’, ‘i besës’. Tani është shumë e thjeshtë që sapo të dëgjohet emri ‘Kosovë’ do të shkojë mendja te ‘thyerja e besës’. Jo vetëm për kosovarët, por për gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë…

Ja kështu u krijua stereotipi,edhe pse me siguri të fuqishme, shqiptarët në shumicë i qëndrojnë besë.

Mirëpo hajde gjeje gjilpërën në ‘kashtën e Kurtit’!

Next Post
Spanja merr presidencën e BE: Qëndrimi ynë ndaj Kosovës nuk ndryshon, aleatët e dinë mirë…

Spanja merr presidencën e BE: Qëndrimi ynë ndaj Kosovës nuk ndryshon, aleatët e dinë mirë...

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Me kto qe shkruani ju sh frrok cupi provohet se shqiptarve po ja u humbni besen ju,e tjerte si puna jote,ne mediat shqiptare si puna jote sh frrok jane mbi 70%.Kjo perqidje kaq e madhe ne vendin tone, ju i shpbeni rrenes,pa besise e poshtesise tuaj,ju shikoni vetem parate kushe ju paguan me shume.Kjo eshe e provuar qyshe ne kohen e dulle kriminelit,pas dulles,edhe dy monstrat ai i vicidolit,e i cepanit.I i pa besi i fundit eshte komandanti jua k/hajduti i shqiptarve edvin karapushti.Prandaj ktu ska gje per tu habitur,me ndytsirat si puna juaj,qe ka vetem intriga,e te pa verteta ndaj rrealitetit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

“Kosova e pavarur dhe sovrane, Serbia të pajtohet me këtë realitet”/ Spiropali në Prishtinë: Integrimi euroatlantik, element kyç!

February 25, 2026
“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

“Dhunë dhe hakmarrje!”, Ambasada e SHBA në Tiranë iu vë ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve: Ja lokalet ku shtetasit amerikanë nuk duhet të shkojnë!

February 25, 2026
Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

February 25, 2026
Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

February 25, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In