• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse po e kërkoj mandatin e tretë?!

by Ardit Rada
16/02/2021 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edi Rama

Mandatin e tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me Covidin dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, duke kapërcyer një mal me vështirësi; nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë, ku pasi është rimëkëmbur gjerësisht infrastruktura e spitaleve e riorganizuar sistemi shëndetësor, duhet përfunduar kjo rimëkëmbje dhe duhet pastruar organizmi i trupës së bluzave të bardha nga abuzuesit e nga batakçinjtë, që njollosin keq punën e mijëra heronjve; nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht…

Janë këto e plot beteja të tjera që nuk mund të lihen në mes, sepse asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit!

Dhe mos e harrojë askush, që të nesërmen e tërmetit edhe më optimistët thoshin se Rindërtimi kushedi kur do të bëhet…

Po ja, siç po dalim përditë më të fortë nga tragjedia e tërmeti, duke hapur dyer të reja për gjyshër, prindër e fëmijë që kthehen të lumtur në shtëpi më të mira se ato që humbën, ashtu do të dalim edhe nga kjo pandemi e mallkuar, duke e kryer vaksinimin shumë më shpejt se sa duket sot dhe po ashtu betejat që do t’i fitojmë me patjetër gjatë Mandatit të Tretë, do ta cojnë në një nivel tjetër Shqipërinë./a.p

Next Post
Edi Reja: Kritikat nuk më bëjnë përshtypje, thjesht më simulojnë më shumë

“Më ka kontaktuar Napoli”, Reja kundër presidentëve të Superiores: Ndërhyrjet e tyre të paimagjinueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In