• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse po bien kambanat e alarmit në ekonominë amerikane?

by A R
21/08/2026 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shenjat e vështirësive ekonomike në SHBA janë shtuar. Këtë javë ato u bënë kryefjalë kur borxhi kombëtar i SHBA-së kaloi shifrën e 40 trilionë dollarëve, duke ngritur shqetësime si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij, thuhet në një artikull të BBC.

Si u arrit deri këtu?

Shtetet e Bashkuara iu deshën pothuajse 200 vjet që borxhi kombëtar të arrinte për herë të parë në 1 trilion dollarë, thotë Maya MacGuineas, presidente e Committee for a Responsible Federal Budget.

Ky moment historik, në vitin 1981, u konsiderua si një sinjal alarmi. “Në atë kohë, presidenti [Ronald] Reagan i tha kombit në një fjalim televiziv: ‘Nëse si komb kishim nevojë për një paralajmërim, le të jetë ky’”, tha ajo.

“Duke kaluar në vitin e 250-të të Amerikës, ne tani shpenzojmë vetëm për pagesat e interesave të borxhit më shumë se kaq.”

Arritja e shifrës prej 40 trilionë dollarësh ishte e pritshme, e nxitur nga rritja e shpenzimeve publike gjatë administratave të Donald Trump dhe Joe Biden, por ajo shënon një tjetër kufi të rëndësishëm.

Kostot në rritje të programeve sociale dhe shpenzimeve të tjera kanë tejkaluar të ardhurat, të dobësuara nga shkurtimet e taksave. Reagimet ndaj krizave, si kriza financiare e vitit 2008 dhe pandemia Covid, kanë çuar gjithashtu në rritjen e huamarrjes.

Kësaj i shtohen normat më të larta të interesit, si përgjigje ndaj goditjeve të fundit inflacioniste, dhe tabloja nis të duket shqetësuese.

Sa e rëndë është situata?

Në fillim të mandatit të parë presidencial të Trump, në vitin 2016, borxhi kombëtar i SHBA-së ishte pak nën 20 trilionë dollarë. Në dekadën që pasoi, ai është dyfishuar.

Sipas Congress Joint Economic Committee, shifra po rritet me rreth 90 mijë dollarë çdo sekondë, ose 7.8 miliardë dollarë në ditë.

“Diçka shumë e ndryshme tani, krahasuar me një dekadë më parë, është niveli i normave të interesit”, thotë Eric Swanson, profesor i ekonomisë në University of California dhe ish-ekonomist i lartë në Rezervën Federale.

“Normat afatgjata të interesit në SHBA janë në nivelet më të larta të dekadave të fundit – një pjesë e kësaj lidhet me shqetësimet për inflacionin, por një pjesë lidhet edhe me shqetësimet për nivelet ekstreme të huamarrjes së qeverisë amerikane.”

Tregu i obligacioneve po kërkon kthime më të larta, pasi investitorët janë të shqetësuar për përmasat e borxhit amerikan. Në të njëjtën kohë, kompanitë teknologjike që po marrin hua shuma marramendëse për të investuar në inteligjencën artificiale po konkurrojnë me qeverinë për paratë e investitorëve.

“Kur normat e interesit rriten, financimi i deficitit bëhet më i shtrenjtë”, thotë ekonomisti Mohamed A. El-Erian, profesor në Wharton School.

Pagesat e interesave për borxhin qeveritar janë tani 15% më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thotë El-Erian. Ato përbëjnë pothuajse 20% të të ardhurave nga taksat, “më shumë se shpenzimet për mbrojtjen”, shton ai.

A ka vend për shqetësim?

SHBA-ja po i afrohet tavanit të borxhit prej 41.1 trilionë dollarësh, ndërsa sipas parashikimeve të Congressional Budget Office, borxhi mund të arrijë rreth 64 trilionë dollarë deri në vitin 2036.

Megjithatë, ekonomistët thonë se situata nuk është ende kritike. Pozita e SHBA-ve si ekonomia më e madhe në botë dhe dollari si monedha rezervë globale i japin vendit një “hapësirë shumë më të madhe për të gabuar fiskalisht” sesa vendeve të tjera, thotë El-Erian.

“Po arrijmë në një pikë ku drita e verdhë po pulson. Nuk është ende drita e kuqe”, shprehet ai. Swanson thotë se edhe vende të tjera kanë pasur nivele të ngjashme ose edhe më të larta borxhi.

Borxhi kombëtar amerikan është rreth 126% e madhësisë së ekonomisë, por kjo shifër është më e ulët se në vendet e tjera të G7, si Japonia dhe Italia.

Megjithatë, Swanson paralajmëron se gatishmëria e investitorëve për t’i dhënë hua qeverisë amerikane përmes blerjes së obligacioneve “po zvogëlohet”. Kjo mund të krijojë një cikël negativ, ku qeveria detyrohet të ofrojë kthime gjithnjë e më të larta për t’i mbajtur investitorët të interesuar për borxhin amerikan.

Kostot më të larta të huamarrjes së SHBA-së ndikojnë në mënyrë të pashmangshme edhe te vendet e tjera, duke rritur kostot e tyre të huamarrjes.

“Çfarëdo që ndodh në SHBA nuk mbetet vetëm në SHBA”, thotë El-Erian.

Çfarë do të thotë kjo për familjet amerikane?

Familjet amerikane mund të përballen me norma më të larta interesi për hipotekat, kreditë për automjete dhe kartat e kreditit si pasojë e situatës aktuale. Sipas El-Erian, familjet me të ardhura më të ulëta do të goditen më fort.

Ekziston edhe një efekt i dytë te konsumatorët: kostot më të larta të huamarrjes për kompanitë shpesh u kalohen konsumatorëve përmes çmimeve më të larta.

Kështu, ndikimi i borxhit “në një mënyrë apo tjetër përfundon në kuletat e njerëzve”, thotë MacGuineas.

Çfarë ndodh më tej?

Të dhënat e fundit tregojnë se ekonomia amerikane është ngadalësuar gjatë muajve të fundit, por ajo ende po rritet me një ritëm të konsiderueshëm.

Kjo është e rëndësishme sepse rritja ekonomike sjell më shumë të ardhura nga taksat, të cilat mund të përdoren për të financuar shpenzimet, qofshin ato programe qeveritare apo pagesa interesash. Me rritje të mjaftueshme ekonomike, problemi i borxhit bëhet më i menaxhueshëm, thekson El-Erian.

Por pa një rritje të mjaftueshme, SHBA-ve mund t’u duhet të shqyrtojë alternativa të tjera. Ato mund të përfshijnë reformimin e sistemit të taksave dhe shpenzimeve publike, ose masa shtrënguese financiare. Një tjetër mundësi është ristrukturimi i borxhit.

Strategjia e përdorur deri tani ka qenë një lloj inxhinierie financiare. Të mërkurën, Departamenti i Thesarit ndërhyri për të blerë një pjesë të borxhit qeveritar, duke rritur kërkesën për obligacionet dhe duke ulur kostot e huamarrjes.

Por efekti ishte jetëshkurtër, pasi një ditë më vonë kostot e huamarrjes afatgjatë u rritën sërish.

Me zgjedhjet e mesmandatit që po afrohen, Shtëpia e Bardhë do të dëshirojë të tregojë se po sjell rezultate në ekonomi. Përballueshmëria e kostos së jetesës është shqetësimi kryesor i votuesve.

Por alternativat e tjera nuk janë më tërheqëse dhe El-Erian dyshon se qeveria është gati të marrë masa të tjera.

“Unë nuk shoh asgjë që po ndodh dhe që do të ulë ndjeshëm deficitin gjatë dy ose tre viteve të ardhshme. Nëse shikoni diskursin politik, ai ka të bëjë me shkurtimet e taksave.”

Next Post
Ukraina: Dronët rusë goditën pikën kufitare me Moldavinë gjatë natës, devijohet trafiku në Tabaky -

Ukraina: Dronët rusë goditën pikën kufitare me Moldavinë gjatë natës, devijohet trafiku në Tabaky -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

EMRI/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

October 6, 2026
PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

October 6, 2026
Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

October 6, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

October 6, 2026
Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

October 6, 2026
“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

October 6, 2026
10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

October 6, 2026
Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

October 6, 2026
Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
Von der Leyen, me Ramën: Shqipëria i mbajti premtimet! Ka ardhur koha për hapjen e negociatave

Plani i ri i Zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse! Konfirmon reformat, ja 3 elementët

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com