• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pse po bien eksportet bujqësore? Sfida me tregjet dhe vizioni 1 miliard $ në 2030

by A M
18/10/2023 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trendit rënës të eksporteve shqiptare për të tetin muaj radhazi nuk i kanë shpëtuar as ato bujqësore. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, prodhimi i produkteve shqiptare për eksport në muajin shtator ra me 1,4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një rritje e tyre vërehet vetëm në qershor, kur edhe prodhimi vendas del në treg. Por, sërish për zëvendësiministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici, ecuria e eksporteve bujqësore konsiderohet e kënaqshme: “Kemi arritur në vlerën mbi 500 milionë dollarë për vitin 2022, ndërsa deri në fund shtatori 2023, një rritje 14%, çka na jep mundësinë që të vazhdojmë dhe punojmë për të arritur objektivin e 1 miliard dollarë eksporte bujqësore në 2030”.

Referuar të dhënave, eksportet mbeten sezonale bazuar dhe në prodhimin vendas. Vetë Ministria e Bujqësisë bëri të ditur në rrjetet sociale se produktet më të eksportuara për periudhën janar-shtator janë dhe ato të sezonit, kryesisht domate, kastravec, zarzavate të ndryshme, por edhe pjepër e shalqinj.

Problem, sipas zëvendësministrit të Bujqësisë, janë gjetja e tregjeve të reja për rritjen e mëtejshme të eksporteve: “Njëkohësisht po vazhdojmë të eksplorojmë për tregje të reja. Nga 2021, ku eksportonim në 60 vende, në 2023 kemi arritur në mbi 80 vende dhe urojmë për 2023 të arrijmë më shumë”.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, performanca e eksporteve bujqësore është e mirë në 9 muajt e parë të vitit, me një rritje 14,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, në këtë 9-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 333 miliardë lekë, duke u ulur me 9,0% krahasuar me një vit më parë.

/a.d

Next Post
Baladia, fshati ku stërvitet Izraeli për operacione tokësore

Baladia, fshati ku stërvitet Izraeli për operacione tokësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com