• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse për “skandalet” e Ramës, bëhet kaq zhurmë…

by Artur Ajazi
27/01/2023 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Sikur të ishim kapur fort (dhe jo kalimthi) pas skandaleve të politikanëve, mendoj se ato të bëra nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, do të zinin faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve për 20 vjet me rradhë. Ata që sot krekosen majë poltroneve me këmbambikëmbë, duke marrë poza qesharake dhe duke kërkuar “ikjen, dorëheqjen dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës”, deri dje thonin se “Sali Berisha është e keqja e këtij vendi”. Por sot, janë ulur në “prehërin” e tij, paguhen majmur, dhe nuk rreshtin së dali në ekrane dhe portale duke dhënë “ide, citate dhe leksione pushtetit dhe demokracie”. Mediokriteti ka kapur majat, qytetaria ka rënë, profesionalizmi  është zëvëndësuar me gjobavënien. Bataku ku ka rënë sot qyteti, kryeqyteti, media, kultura, dhe etika profesionale, vlejnë shumë për të dëshiruar. Ata që kanë harruar skandalet e Saliut, dhe po merren me “skandalet e Ramës”, janë thjesht kapterrë të graduar me rroga mujore të majme. Nga dalin paratë ?  Kjo duhet të zgjidhet nga organet kompetente, të cilat nuk duhet të mbeten në kuadrin e sehirxhiut. Por le të kthehemi tek skandalet e vjetra.

Askush deri sot nuk është burgosur për piramidat, për 1997, askush deri sot nuk ka vajtur prapa hekurave për 3500 të vrarët e Mars-Shtatorit  1997, askush deri sot nuk u hetua dhe arrestua për grushtin e shtetit të 14 Shtatorit 1998, askush nuk u dënua për djegien e institucioneve, askush nuk u arrestua për Gërdecin ku bota u shokua nga shpërthimet e municioneve që shiteshin dhe paratë mbushinin xhepat e pushtetit. Askush nuk u penalizua për vrasjet e 21 Janarit, askush nuk u hetua për urdhërat “qëlloni në mish” ndaj atyre që u ngritën për të përmbysur qeverisjen më të korruptuar që kishte vendi prej 100 vitesh.

Në rast se do të përmendim  pastaj skandalet në privatizime, shitjet e trojeve  në bregdet (ku ministrat nga Veriu dolën me prona në  Lalëz, Vlorë dhe Sarandë) aferat e turpshme me investimet në Rrugën e Kombit etj……., atëhere do të kishim një mal me akuza. Dhe kush u muar seriozisht me këto, kush i hetoi, analizoi, dhe publikoi siç duhet ? Askush.

Sali Berisha, e kishte dhe vazhdon ta ketë “në dorë” një pjesë të drejtësisë, dhe për një kohë të caktuar duket sikur i ka mbyllur letrat. Shpallja “non-grata” dhe situata aspak e lehtë që ka brënda partisë, e detyron Berishën të merret më tepër me fabrikime akuzash ndaj kryeministrit Rama, duke shpresuar largimin e vëmëndjes nga skandalet e veta. Dhe e vërteta është se, nga 2013 deri sot betejat e Berishës me Edi Ramën kanë qenë zhurma dhe britma pa asnjë ndikim politik dhe elektoral. Afrimi i  14 Majit, mbetet frika më e madhe e Berishës. Humbja që PD do të pësojë në 14 Maj, do ta shpejtojë largimin e tij nga posti i kryetarit de facto i asaj force politike.

Objektivi mbetet i qartë, “bllokim i jetës parlamentare, ndonjë protestë në bulevarde, zhurma për “skandalet Rama”, dhe mosnjohja e rezultatit të 14 Majit”. Opozitë më qesharake dhe më destruktive nuk ka patur ndonjëherë vendi.

Next Post
Grupi i Habilajve/ GJKKO jep vendimin përfundimtar për ish-shefin e Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode

Grupi i Habilajve/ GJKKO jep vendimin përfundimtar për ish-shefin e Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen temperaturat ekstreme në vend, do të shkojë sërish në 40 gradë celsius

Shënohet fundjava më e nxehtë e këtij viti! Termometri shënon deri në 39 gradë Celsius

June 28, 2026
Shpërthejnë sërish zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

Zjarr në Hekal të Ballshit, digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

June 28, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Do të jetë dëmi më i madh që do i bësh vendit”, Spaho – Ramës: Mos ik nga presioni i protestës!

June 28, 2026
Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

June 28, 2026
Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

June 28, 2026
FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

June 28, 2026
82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

June 28, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr për pronat mes vëllezërve, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

June 28, 2026
Rama i përgjigjet akuzave për fyerje: Shprehja në Financial Times ishte ndaj atyre që më baltosin, jo ndaj popullit tim

Rama i përgjigjet akuzave për fyerje: Shprehja në Financial Times ishte ndaj atyre që më baltosin, jo ndaj popullit tim

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In