• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse për SHBA-në ka rëndësi arrestimi i drejtoreshës së Huauejit?

by Java News
08/12/2018 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi i drejtueses së lartë të Huaejit ka tronditur botën e biznesit dhe mund të dëmtojë paqen tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës. Meng Uançu, drejtuesja e kompanisë teknologjike kineze (Huawei), u arrestua në Vankuver të Kanadasë me kërkesë të autoriteteve amerikane. Ajo akuzohet se ka ndihmuar Huauejin të mbulojë shkeljet e sanksioneve me Iranin.

Ligjvënësit amerikanë thonë se Huaueji është një kërcënim kombëtar për SHBA-të. Zyrtarët kinezë kanë bërë thirrje që Meng të lirohet. Një opinion nga Global Times, media shtetërore kineze, thoshte se SHBA po përpiqet ta bllokojë Huauejin pë shkak se konkurron tregun.

Ekspertët thonë se kjo ngjarje do të nisë një luftë të re tregtare me Kinën, dhe implikimet për marrëdhëniet midis dy vendeve mund të jenë më të thella.

Çfarë është Huaueji?

Huaueji është një kompani kineze që prodhon dhe shet celularë e pajisje të tjera në të gjithë botën. Këtë vit u bë kompania e dytë më e madhe në botë për prodhimin e celularëve, menjëherë pas Samsung-ut. Shet më shumë telefona se Apple, e cila renditet e treta.

Duke qenë një nga kampionët e teknologjisë kineze, kjo kompani luan një rol kyç në ambiciet e Kinës për t’u bërë superfuqi teknologjike. Ata kanë zhvilluar teknologjinë 5G dhe planifikojnë të shpërndajnë rrjete të fuqishëm pa valë (wireless) nëpër Kinë.

Por shqetësimet për siguri kombëtare e kanë ulur aftësinë e Huauejit për t’u rritur jashtë vendit. Agjencitë e shërbimit sekret në SHBA kanë thënë se amerikanët nuk duhet t’i përdorin ato telefona. Kompania thotë se pajisjet e tyre janë të besuara në 170 vende, por SHBA i ka ndaluar, ndërkohë që probleme u japë hapur edhe në Britani, në Zelandën e Re dhe në Australi, ku janë penguar të futen në sistemin 5G.

Cila është Meng Uançu?

Meng Uançu, drejtoresha e kompanisë kineze që kërkohet nga SHBA-të, njihet edhe Sabrina Meng ose Keti Meng. Ajo është kryefinancierja e Huauejit për shitjet jashtë vendit, si dhe vajza e themeluesit të kompanisë.

46-vjeçarja e ka kaluar gjithë karrierën te kjo kompani, ndërsa vëllai i saj punon te një nënkompani e Huauejit. Është thënë që ata do të drejtonin kompaninë pas të babait, por themeluesi i shoi këto zëra duke shpërndarë një letër që fëmijët e tij nuk e kanë vizionin apo ambicien për ta drejtuar kompaninë.

Çfarë dihet për arrestimin e saj?

Mendohet se Meng e ka ndihmuar Huauejin të anashkalojë sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit, duke u thënë institucioneve amerikane se nënkompania e Huauejit ishte tjetër nga ajo mëmë.

Gjykatësi që dëgjoi argumentet e Meng dhe të avokatit të saj, nuk e la të lirohet me kusht, por e shtyu seancën për të hënën.

Avokati nuk dha detaje, duke përfituar edhe nga një vendim gjyqësor që nuk e lejonte publikimin e të dhënave të seancës, vendim që u hoq më pas. Ai tha se Meng ka bërë gjithçka për të qenë transparente me partnerët e Huauejit dhe se kompania ka punuar gjithnjë duke respektuar sanksionet.

Si ka reaguar Kina?

Arrestimi i saj ka prekur nerva delikatë në Kinë. Qyteti i Shençenit, ku ka bazën Huaueji, tha në një deklaratë se po e ndjekin çështjen me shumë kujdes dhe që bëjnë thirrje që drejtuesja të lirohet sa më shpejt.

Global Times, e drejtuar nga qeveria kineze, tha në një editorial se Uashingtoni ka një qasje të turpshme ndaj kompanisë, sepse nuk e ndalon dot përparimin e Huauejit në tregun 5G.

Çfarë do të thotë kjo për luftën tregtare?

Arrestimi mund të vërë në rrezik armëpushimin tregtar të vendosur midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Ministria Kineze e Tregtisë tha të enjten se marrëveshja tregtare me SHBA-të mund të arrihet brenda kufirit 90-ditor të caktuar nga Trump. Por qeveria kineze është qartësisht e zemëruar me arrestimin e Mengut. Tani, shumë gjëra do të varen në atë që Uashingtoni dhe Pekini do të bëjnë më pas.

Zyrtarët e administratës së Trump thanë që SHBA-të kanë në plan të kërkojnë ekstradimin e Mengut. Disa zyrtarë thonë se ajo mund të përdoret për të ndikuar bisedat me Kinën./TCH/a.meta

Next Post
Po ai që vodhi lopën s’ka ndonjë faj?

Unaza e Madhe, Basha: Duhen arrestime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

July 22, 2026
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

“Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion për trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor”

July 22, 2026
Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

Emri i tij doli në dosjet Epstein, gjendet i vdekur agjenti francez i modës

July 22, 2026
PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

PD kërkon të jetë i pranishëm Skënder Hita, shtyhet mbledhja e komisionit për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

“U rritëm jetimë, më le vetëm”. Letra prekëse e vëllait të gazetarit Enrik Mehmeti

July 22, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

July 22, 2026
EMRI/ U arrestua në Angli për pengmarrjen e Buzit, zbardhet dosja e një prej autorëve

I dënuar me 24 vite burg për vrasje në 1999, arrestohet në Angli 60-vjeçari me qëllim ekstradimin

July 22, 2026
Kërkohej prej një muaji nga familja, braziliania gjendet në Lushnje

Kërkohej prej një muaji nga familja, braziliania gjendet në Lushnje

July 22, 2026
I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve

I nxehti, apeli i mjekes: Kujdes me hidratimin dhe ushqimin e fëmijëve

July 22, 2026
“E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit!”, Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore

“E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit!”, Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In