• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse pëlqejmë filma të frikshëm në kohë krizash?

by A R
05/04/2020 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që shtohen përditë shifrat e të diagnostikuarve me koronavuris në shkallë bote, kanë marrë popullaritet të ri filmat që marrin frymëzim nga epidemitë dhe reagimi ndaj tyre. Përse pikërisht ne këto momente ka një interesim kaq të madh për filma të tillë? Korrespondentja e Zërit të Amerikës na e shpjegon këtë fenomen në materialin në vazhdi.

Këto pamje nuk tregojnë realitetin me koronavirus, por janë fragmente nga filmi “Outbreak” i kineastit Wolfgang Petersen, aktualisht një nga 10 filmat më të shkarkuar përmes kompanisë Netflix.

Koronavirusi ka pezulluar të gjitha proceset e realizimit të filmave dhe kinematë kanë mbyllur dyert, në këto kushte publiku po shfrytëzon shërbimet e shpërndarjes së videove dhe filmave përmes internetit. Filmi “Outbreak” ka në qendër të subjektit një virus të përcjellë nga një majmun i vogël tek një komunitet me 2600 banorë në Kaliforni. Autoritetet shpallin karantinën dhe dërgojnë ushtrinë në këtë komunitet, pasi shpërthen epidemia:

Ka plot filma të tillë që analizojnë reagimin ndaj një situate të frikshme, një skenar dramatik që vë personazhet kryesore përballë një force të padukshme që fillon të përhapë sëmundje duke detyruar popullatën të izolohet. Individë të korruptuar në radhët e ushtrisë përhapin iformata të rreme në publik ndërkohë që thurin plane për ta zhdukur me një bombardim të fuqishëm komunitetin në mënyrë që të ndalet epidemia.

Përse i tërheq shikuesit kjo temë në një kohë kur në realitet përballen me një epidemi reale? Psikologia Carolyn Lorente, thotë se kjo preferencë lidhet me “ankthin e vdekjes” apo një ndjenjë të fortë makthi që ndjen njeriu kur ballafaqohet me mundësinë e vdekjes. Filmat me skenare të frikshme, por me një fund pozitiv, i qetësojnë shikuesit.

“Kjo është një mënyrë për t’i shpëtuar realitetit. Për dy orët e filmit ne arrijmë të përqëndrohemi tek realiteti në ekran, ku shohim diçka që na drithëron, na bën të na rrahë zemra. Këta filma kanë një hark shumë të bukur, pasi shkaktojnë një rritje të ankthit, një drithërim, por në fund një zgjidhje pozitive”.

Ekspertja e filmave Cynthia Fuchs thotë se filmat me skenarë të frikshëm si filmi “Contagion” i kineastit Steven Soderbergh mbi një epidemi vdekjeprurëse, ofrojnë një sens solidariteti duke treguar në ekran se çfarë bëjnë shkencëtarët duke rendur kundër kohës që të shpëtojnë njerëzimin.

“Situata të tilla kërkojnë bashkëpunim. Kërkojnë një frymë komuniteti. Kërkohet planifikim strategjik, gjëra që nuk na është kërkuar t’i bëjmë në jetën normale”.

Ekspertja thotë se shumë prej këtyre filmave pasqyrojnë një epidemi me përmasa shumë më të mëdha se sa epidemia që po ndeshim tani. Kjo i bën shikuesit të ngushëllohen dhe të ndjehen mirë që nuk po hasin të njëjtën situatë si personazhet e filmit.

“Mortaja e Firences” një film pa zë, realizim i vitit 1919 për mortajën e vitit 1348 dëshmon se publiku e pëlqente këtë zhanër që në fillimet e kinematografisë. Megjithëse në qendër të subjektit ishte mortaja e Mesjetës, filmi u realizua gjatë Gripit Spanjoll të 1918, kur ankthi nga epidemia ishte shumë i lartë.

“Kjo dëshmon se megjithë që frikën e vdekjes e ndjejmë në zemër dhe mendje, e kemi më të lehtë ta përballojmë kur e shohim në ekran se sa kur ballafaqohemi me të direkt,” thotë psikologia.

Zonja Lorente thotë se filma të tillë ndihmojnë shumë njerëz të përballojnë realitetin e frikshëm:

“Sa më shumë i shikon aq më normale të duket. Kjo quhet terapia e ekspozimit. Ndoshta prandaj i shohim këto filma”.

Por filma të tillë të frikshëm që të zgjojnë ankth si për shembull filmi “Contagion” që po ashtu frymëzohet nga një epidemi, mund të mos jetë i përshtatshëm për këdo, thotë psikologia.

“Shqetësohem kur pacientët e mi përdorin filma si “Pandemic” si reagim”.

Ajo thotë që në kohë krizash, kur njerëzit ndjehen të pafuqishëm dhe në ankth, filma të tillë mund t’i zhysin në ankth më të madh:

“Por shpesh këto filma na ndihmojnë të kuptojmë ankthin, siç ndodh kur sheh një ëndërr të keqe dhe zgjohesh nga gjumi. Edhe në këtë rast, e sheh filmin deri në fund kur mbaron me një përfundim pozitiv,” thotë ekspertja Fuchs.

Siç ndodh në shumë skenarë: zbulohet vaksina; njerëzimi gjen shpëtimin, çdo gjë përfundon mirë.

Next Post
Flet shkencëtari që zbuloi vaksinën kundër COVID-19: Mund të jetë gati në fund të vitit

Flet shkencëtari që zbuloi vaksinën kundër COVID-19: Mund të jetë gati në fund të vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In