• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

by Ylli Pata
31/03/2026 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në takimin e sotëm të dy bashkëkryetarëve për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se opozita do të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke u përqendruar tek rikthimi i skemës së koalicioneve që funksionoi përpara zgjedhjeve të 2021-shit.

Skemë, ku Partia Demokratike ka të regjistruar fitoren e parë reale si shumicë relative në vend si koalicion elektoral, atë të vitit 2009.

Kolegu i Bylykbashit, përfaqësues i mazhorancës, Damian Gjiknuri, ka dhënë sot një “Jo” të qartë, edhe pse jo përfundimtare në lidhje me kthimin e skemës së vjetër të koalicioneve, duke shrehur megjithatë vullnetin e mazhorancës për të nisur një diskutim të zgjeruar në lidhje me reformën zgjedhore.

Skema e vjetër e koalicioneve, ajo që quhet “treni me shumë vagonë” është fiksuar në kokën e mjaft përfaqësuesve politikë dhe mbështetësve mediatikë të opozitës si një shtyllë jetike për ecurinë e zgjedhjeve në vend.

Madje, që prej 5 viteve tashmë, ata nuk reshtin akuzat se ndryshimi që ndodhi në gushtin e 2020 kur PD dogji mandatet është shkaku i fitores së mazhorancës s Edi Ramës.

Sa qëndron realisht ky version dhe çfarë është realisht “treni me vagona elektoral”? Që në kokën e mjaft mbështetësvee të Sali Berishës dhe Ilir Metës konsiderohet një çelës i rëndësishëm fitoreje.

Sipas skemës së vjetër të trenit, një koalicion elektoral dilte para zgjedhësve me kandidatët e tyre në të 12 zonat zgjedhore të vendit, pra qarqet, si dhe logot e partive të tyre.

Me skemën aktuale, një koalicion elektoral duhet të ketë një logo dhe vetëm një listë të përbashkët kandidatësh.

Në përfundim, votat që marrin koalicionet nga qytetarët janë të njëjtat, por favori është tek listat e kandidatëve. Sot nëse marrim dy koalicionet e mëdha të majtë e të djathtë, secila paraqet në zgjedhje nga 120 kandidatë.

Ndërkohë, me trenin elektoral secila nga partitë që hyjnë në koalicion del me kandidatët e vet. Pra, e zëmë se një koalicion ka 10 parti do të ketë 1200 kandidatë.

Kështu që shpresa apo ideja e opozitës është se sa më shumë kandidatë, aq më shumë mundësi ka që të rritet vota nëpërmjet lobimit që çdo kandidat i bën vetes, duke qenë më i motivuar në fushatë.

Në fakt, kjo ide është më shumë teorike, e jo aq shumë e projektuar në realitetin tonë elektoral, edhe pse në vitin 2009, konsiderohet se treni ka qenë një faktor i rëndësishëm për fitoren nga ana e PD-së.

Pesha e kësaj skeme në 2009-n mund të thuhet se u vu re në qarkun e Elbasanit, Beratit, apo edhe në Tiranë, ku pati një konsolidim votash prej koalicionit të PD-së në krahasim me traditën.

Por nëse shikohet me kujdes, vë re se nuk kishte të bënte aq shumë “treni” sesa disa emra kandidatësh, të cilët patën më shumë peshë se të tjerë.

Në Elbasan, ku skuadrën e drejtonte Lulzim Basha, u arrit të fitohet Peqini, ku kandidat ishte Dash Sula. Zonë që PD nuk e ka fituar më asnjëherë që atëherë në çdo zgjedhje pasardhëse.

Në Berat, peshë pati Lefter Maliqi, i cili kishte influencë në zonën e Urës Vajgurore, kryesisht n ëish-komunën e Otllakut.

E meqë ra fjala te komunat, ishte pikërisht ky organizim pushteti alla merimangë, i cili gjithashtu krijonte një influencë alla klienteliste.

Megjithatë, fiksimi se influence klientelist erdhi nga sistemi i trenit duket i mbivlerësuar. Ësht e vërtetë se në vitin 2009 pati një rritje të votës klienteliste që u tërhoqën nga nga partitë kryesore por nga aleatët e partive të mëdha.

Por në realitet ai vit ishte kulmi i lulëzimit dhe fillimi i fundit të atij zhvillimi, pra sistemit të partive të ashtuquajtura të vogla që grumbullonin vota në hambarët e mëdhenj të së majtës dhe të djathtët.

Këta “proxy” shërbenin si mekanizma elektoralë dhe organizativë jashtë strukturave klasike të PS-së nga njëra anë dhe PD-së nga pala tjetër. Ndërkohë që pati një rol të madh LS-ja e Ilir Metës, e cila me koalicionin e saj arrit të marrë 75 mijë vota edhe pse Rama e Berisha e bënë sistemin për të siguruar hegjemoninë e të mëdhenjve.

Sot jemi në lulëzimin e këtij sistemi, pra që favorizon partitë e mëdha, sistem që është kolauduar tashmë. Një aktor i ri në tregun politik mund të hyjë ose duke qenë një faktor i madh, ose në një rast krize të njërit prej faktorëve. Siiç ndodhi në 11 majin e shkuar, ku disa të vegjël përfituan nga kaosi në Partinë Demokratike. Por siç u panë punët nuk mbijetuan dot dhe nuk kanë sy për qabe në zgjedhjet e ardhshme.

Pyetja shtrohet spontanisht, çfaë e shtyu PD-në që të kërkojë një sistem që favorizon të vegjlit sot, kur po largon edhe njerëzit e saj nga partia?

Gjasat janë që kjo lëvizje e Bylykbasht të jetë një lloj bllofi, që fsheh një gjë tjetër. Përkatësisht hyrjen e PD-së në komisionin e reformës zgjedhore si faktor kryesor bashkë me PS.

Një lëvizje që në realitet rrit peshën dhe faktorizon opozitën aty ku gjërat janë serioze: tek përcaktimi rregullave të lojës, e ndërkombëarët që janë arbitër në këtë rast.

Me fjalë të tjera, PD, përkatësisht Berisha po bëhet gati të hyjë në tangon dyshe me Edi Ramën për ndryshimet e mëdha të Kushtetutës dhe sistemit politik. E këtë po e maskon me “molotovë tymues” për të shmangur sadopak akuzat për kolaboracionizëm në kulmin e fushatës së zgjedhjeve brenda PD.

Next Post
Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

Asllani pas humbjes me Turqinë: Kosova do të kthehet më e fortë

April 1, 2026
Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In