• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD po bën diversion dhe po krijon pasiguri për 30 Qershorin

by Mero Baze
21/05/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pas një udhëtimi të dëshpëruar në Britaninë e Madhe, dhe një injorimi mizor që i janë bërë pretendimeve të tij nga faktori ndërkombëtar, Lulzim Basha po përpiqet të fusë krizën në një spirale të re, duke bërë sikur është gati për një pakt me Ramën. Dhe për këtë shkak, flet për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, përtej 30 qershorit.

Lulzim Basha ka kërkuar për herë të parë nga Berati,  shtyrjen e zgjedhjeve, si një mënyrë për të zgjidhur krizën.

Ai e ka arsyetuar shtyrjen e zgjedhjeve me atë që ka ndodhur në 2007, me zgjedhjet lokale.

Duke folur për shtyrjen e zgjedhjeve, shumë njerëz mendojnë se jemi afër ndonjë pakti, dhe e vetmja gjë që pengon, është koha. Këtë ide po përpiqen ta ngjallin dhe aleatët e Bashës.

Gjithë mekanizmat e vënë në dispozicion kundër 30 qershorit, janë përqëndruar tek krijimi i idesë që zgjedhjet nuk do mbahen më 30 qershor.

Për këtë, në një anë përdoret retorika e fortë, kërcënimi për luftë, përkufizimi si betejë “për jetë e vdekje”, nga ana tjetër hidhen në debat teza të tilla si shtyrja e zgjedhjeve, për të krijuar idenë se palët janë afër një marrëveshjeje, është rënë dakord për të gjitha gjërat, por është problem kjo data 30.

Pra, e gjitha është një diversion, për të krijuar pasiguri për datën 30 qershor.

Në fakt, ajo që bën gjithë ditën Sali Berisha dhe Lulzim Basha, është pikërisht ta bëjnë të pasigurt 30 qershorin, duke krijuar idenë se, ose do ketë luftë, ose marrëveshje, por për këtë të fundit duhen shtyrë zgjedhje.

Dhe pas kësaj, po të dy bashkë merren personalisht me çdo kandidat të “Bindjes Demokratike”, ose për ta shantazhuar, ose për ta joshur, që të tërhiqet nga gara.

Të gjitha argumentet që u thonë, janë pikërisht këto, që më 30 qershor nuk do ketë zgjedhje, dhe se PD do t’iu jetë mirënjohëse nëse tërhiqen nga gara, dhe do t’i ketë në konsideratë në listat e saj.

I gjithë ky agresion vjen pas vendosmërisë që Rama tregoi në takimin e fundit me kandidatët e vet, se zgjedhjet do të mbahen në datën 30 qershor.

Në horizont nuk ka asnjë marrëveshje, dhe asnjë faktor ndërkombëtar nuk ka shfaqur asnjë interes të ketë një marrëveshje.

Të gjitha palët, përveç opozitës, bien dakord se në Shqipëri duhet krijuar një standart ndëshkimi për ata që prishin rregullat e lojës.

Lulzim Basha është i pari që e ka marrë këtë mesazh dhe po përpiqet të krijojë idenë se mund të ketë marrëveshje, sikur ky Edi Rama të shtyj zgjedhjet. Kaq është e gjitha kërkesa e tij për shtyrje të zgjedhjeve.

Shtyrja e zgjedhjeve është shtyrje e krizës dhe nuk prodhon asgjë, përveçse legjitimon pengmarrjen e Shqipërisë nga një grup politikanësh të papërgjegjshëm.

Basha mund ta shtyjë deri në datë 30 qershor me gënjeshtra të tilla, por nuk mund të shtyjë 30 qershorin.

Next Post
Ligji që zgjidh ngërçin e pronave dhe përshpejton legalizimin e ndërtimeve pa leje

Artan Lame apelon: Do të rimasim 2.5 milionë prona, 600.000 të parregjistruara ende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In