• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Pse PD-në e do vetëm Doris Pack ?

by Ilir Yzeiri
27/04/2017 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Është dhe një senator në Itali me emrin Antonio Razzi që viziton diktatorin e Koresë së Veriut dhe fotografohet me Bashar Al Asadin. Pra deri këtu nuk ka asnjë gjë të çuditshme. Edhe Doris Pack është në të drejtën e saj që të pëlqejë Berishën e Bashën dhe të flasë me gjuhën e tyre nga Brukseli. Problemi qëndron diku tjetër.

Si ka mundësi që nuk ka as edhe një institucion të vetëm ndërkombëtar që ta mbështesë PD-në në aksionin e saj ultimativ, pra të jetë dakord me të për krijimin e qeverisë teknike dhe largimin e Edi Ramës si kusht për të marrë pjesë në zgjedhje? Si ka mundësi që asnjë zyrë, asnjë institucion ndërkombëtar nuk e mbështet PD-në në këtë kërkesë ultimative?

Nëse do të bënim retorikë do të thoshim se PD-ja përfaqëson kështu një forcë politike që nuk ka më si orientim Perëndimin, por vetveten se e vërteta që ajo artikulon nuk mbështetet mbi të vërtetën që artikulojnë partnerët ndërkombëtarë e kështu me radhë. Mirëpo, nëse do të linim mënjanë retorikën dhe do ta shihnim problemin drejt në sy, do të vërejmë me keqardhje se ky është rasti i dytë në historinë politike të tranzicionit që PD-ja nuk përfill këshillat dhe zgjidhjet që sugjerojnë partnerët ndërkombëtarë për daljen nga kriza. E bëri njëherë këtë në vitin 1996 dhe të gjithë e dimë se si përfundoi, po e realizon edhe tani.

Nëse ata që e mbështesin PD-në dhe Lulëzim Bashën në këtë qëndrim, do të ishin pak më të ftohtë, do të duhet të arsyetonin sipas një logjike tjetër. Qoftë Edi Rama, qoftë Basha e Berisha si politikanë që kanë drejtuar këtë vend perceptohen në mënyra të ndryshme nga mbështetësit e tyre. Edhe këtu nuk është rasti që të kujtojmë se si e percepton njëra palë palën tjetër. Ajo që ka rëndësi në këtë krizë ku jemi futur është se me veprimin që po bën PD-ja dhe Basha, po ia heq mundësinë popullit që të vendosë se kush do ta drejtojë këtë vend në katër vitet e ardhshme. Meqenëse këtë kriter e kemi humbur, na duhet të gjejmë një arbitër tjetër. Në këtë rast, partnerët tanë ndërkombëtare, vetë Kancelarja Merkel, e impenjuar në zgjidhjen e kësaj krize ka rekomanduar përmes të dërguarve të saj dhe të BE-së këtu që PD-ja të hyjë në Parlament dhe të marrë pjesë në zgjedhje dhe tani në fund PS-ja bëri lëshime të tjera por vuri kusht Vetingun. Lulëzim Basha qeverinë teknike dhe largimin e Edi Ramës. Tani si ka mundësi që Lulëzim Basha dhe PD-ja kundërshtojnë aleatët tanë perëndimorë dhe SHBA-në natyrisht? Cili është kriteri tjetër i së vërtetës që ata do ta paraqitin? Ky vend është i lodhur dhe nuk ka asnjë mundësi të përfshihet në konflikte civile. Atëherë cili do të jetë negociatori që do ta bindë PD-në? Deri tani ai nuk gjendet as në Europë as në SHBA.

Next Post
Dita e fundit e dorëzimit të formularëve të Vettingut nga gjyqtarët, Rama: 50 % të korruptuar, largohen

Shkarkohet mësuesja që u kërkonte nxënësve të shkonin në miting, Rama: Keqardhje por propaganda e palejueshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

March 17, 2026
Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Rikthehen zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

March 17, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

March 17, 2026
Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Trump sulmon aleatët e NATO-s: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

March 17, 2026
“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

“Irani nuk përbënte kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë”/ Zyrtari i lartë i inteligjencës i emëruar nga Trump jep papritur dorëheqjen

March 17, 2026
Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

Taulant Balla ironizon Mul Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton

March 17, 2026
Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedime të thelluara dhe konstruktive mbi çështjet ekonomike dhe tregëtare në Paris

Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedime të thelluara dhe konstruktive mbi çështjet ekonomike dhe tregëtare në Paris

March 17, 2026
Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

Mojtaba Khamenei: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të pranojnë humbjen dhe të paguajnë dëmshpërblim

March 17, 2026
Fundjavë e nxehtë për politikën shqiptare! Pasi ndryshoi gjysmën e kabinetit, Rama pritet të mbledhë sërish socialistët në Asamblenë Kombëtare të PS, opozita organizon protestën e radhës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

“E zgjidh me kanun”/ Vjen reagimi i parë nga familja e Rogertit pas deklaratës së babait të Selinës

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In