• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD i ka njohur zgjedhjet

by Artur Ajazi
09/09/2025 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Berisha ka 35 vjet që këndon mbi pentagramin ë tij politik, këngën e njohur “o unë mbret, o nuk vij fare”. Ka qenë një ritual i moshave të vogla, një si punë kënge fëmijësh diku andej nga Jugu. Këtë po bën edhe kryetari i përjetshëm i PD. O bëhet kryeminister, o nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve. Kjo këngë e melodi, ka qysh prej 1992. Nuk njohu zgjedhjet e para, nuk njohu të dytat, nuk njohu të tretat, të katërtat, e deri ato të 11 Majit. “Kopuk, hajdut, manipulator, abuzues, keni fituar me banda, me miliona”. Këto kam dëgjuar prej 35 vjetësh unë dhe fëmijët e mi, nga goja e Sali Berishës.

A ja vlen ti dëgjojmë sërish, të prishim humorin dhe situatën tonë vetjake me dokrrat e tij ? Natyrisht që jo. Saliu është njeri i “ujdirave” dhe shpesh gabojnë ata që e besojnë, sikur të ishte “shenjtor apo më keq akoma idealist”. Në PD, ka akoma djem , vajza, burra dhe gra, që thonë “Saliu është i ndershëm, është Skenderbeu ynë, pa atë nuk fitojmë kurrë ne pushtetin”. Ka prej tyre, që e kanë zyrën ngjitur me atë të tij në seli, që thonë “e ka dërguar Zoti në tokë për ne Sali Berishën”. Dhe ky është goxha burrë i kollarisur. Natyrisht e thotë, sepse është servil i lindur. Por si ai ka me shumicë atje tek PD. Por duke u kthyer tek 11 Maji, desha të them se, Berisha është i pari që i ka njohur zgjedhjet dhe rezultatin, edhe pse e di fare mirë se, në Tiranë dhe rrethe, ka patur krejtësisht  njerëz të paaftë, që kanë stimuluar humbjen me votë të lirë, dhe aspak të blerë. Por atij gjithmonë i duhet të bëjë ritualin, skenarin. Nuk njeh zgjedhjet, nuk njeh rezultatin, qeverisjen, nuk njeh kryeministrin, nuk njeh kreun e KQZ, nuk njeh ambasadorët e huaj, nuk njeh OSBE, ODHIR, etj…

Madje, deri dje, nuk njihte as SHBA. Por ama brënda tij, Berisha e di fare mirë sa japin “komisarët” e tij, në Tiranë dhe rrethe. Ata tanimë u mësuan me rehatinë, e të qenit në opozitë. Ata e dinë se Berisha, maksimumi ka “vuxhut” edhe këtë 4 vjeçar, për ti vajtur rreth e qark, punëve dhe problemeve të PD. Ata tanimë janë të fokusuar tek ambicjet e tyre se, “kush do ta marrë PD pas Saliut”. Shumë emra janë lakuar, shumë individë brënda asaj selie dhe jashtë saj, po lakohen, por Saliut “nuk i fle mendja kollaj”.

Ai kërkon që kur ta dorëzojë partinë, ta dorëzojë tek njeriu i besuar, tek njeriu që do ta pyesë atë, për gjithçka edhe pas ikjes. Ndaj them me bindje se, edhe sikur “forumet” të vendosin se  medemek “nuk do të njihen zgjedhjet e 11 Majit”, sërish Berisha do të dalë pas tyre dhe do të deklarojë “ne do të hyjmë në Parlament, sepse nuk jemi parti anarshiste, por demokratike, do respektojmë votën e mbështetësve tanë”. Pra, në çdo rast, Berisha del “shpëtimtari, dhe drejtuesi vizionar”, që shpëton PD. Në atë parti, ka vite që nuk prodhohet politikë, ka vite që nuk ka debate, dialog, oponencë, fraksione, ka vite që nuk lindin dhe nuk rriten filiza të rinj, që do të marrin nesër në dorë, fatet e saj. Atje kultivohet vetëm fjalia, fjalimi, dhe statura e kryetarit Berisha.

Next Post
Shqipëri-Letoni, “avullojnë” të gjitha biletat

Shqipëri-Letoni, “avullojnë” të gjitha biletat

Comments 1

  1. Nga vjen fjala Vuçidol ? Vjen nga theqafja. says:
    5 months ago

    Në partinë demokratike, kultivohen vetëm njerëz pakarakter.
    Detyrimisht duhet të jeshë bythqirë, model i Gazije Bardhit, që të bësh përpjetë në shkallët e hierarkisë pëdëiste.
    Pederasti, është njeriu i ri kësajë partie.

    Reply

Leave a Reply to Nga vjen fjala Vuçidol ? Vjen nga theqafja. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In