• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD është e vetmja opozitë që “i kanë vjedhur” votat?

by Mero Baze
20/05/2025 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Agron Shehaj, kur u pyet nëse iu vodhën votat, dha një përgjigje logjike dhe të vërtetë. Tha se fushata ishte e pabarabartë, por partisë së tij nuk i vodhi askush asnjë votë. Ndërkohë, nuk kemi dëgjuar as nga partitë e tjera të vogla – si Nisma “Shqipëria Bëhet” apo Lëvizja Bashkë – ndonjë ankesë për vjedhje votash. Partia e Tomës jo e jo, se është çështje burrnie…

Vetëm Sali Berisha është duke u ankuar se i kanë vjedhur votat.

Paradoksi është se gjatë gjithë fushatës, ai ishte jo vetëm garant i votës, por edhe kërcënues: kushdo që prekte një votë, do merrte “përgjigjen e merituar”.

Po si ka mundësi që këta “kriminelë elektoralë” hipotetikë paskan lënë pa prekur rreth 180 mijë votat e partive të vogla – që nuk kanë as komisionerë, as numërues, as strukturë – dhe paskan vjedhur pikërisht Sali Berishën, që i ka të gjitha: komisionerë, numërues, para, retorikë force?

Përgjigjja është e qartë për këdo që njeh procesin zgjedhor. Ajo që thotë Agron Shehaj është e saktë. Fushata për partitë e vogla është e pabarabartë, sepse të mëdhenjtë kontrollojnë infrastrukturën zgjedhore. Qeveria ka gjithashtu një avantazh të lehtë për shkak të votës së administratës publike – që në pjesën më të madhe votojnë për pushtetin, përveç rasteve kur fryn era e ndryshimit.

Por procesi i numërimit nuk ka pasur asnjë problem serioz prej vitesh. Regjistrimi me kamera i votimit dhe numërimit e ka zhdukur rrezikun e vjedhjes së votës.

Nga ana tjetër: si ka mundësi që nuk janë “shitur” votuesit e rinj të partive të reja – pa histori politike – dhe paskan qenë të “shitur” pikërisht demokratët e Berishës, ata që janë gati të “vdesin për të”? Partitë e reja kanë marrë afro 180 mijë vota, dhe asnjëra nuk ankohet për vjedhje. Kurse demokratët e Berishës, që mbahen si më trima e më parimorë, na qenkan manipuluar?

Këto justifikime qesharake të Berishës rrëzohen edhe nga vetë votimet brenda listës së PD-së. Si ka mundësi që “populli demokrat” voton emra që Berisha nuk i do? Lista e Tiranës është një shembull i qartë. Në listën e hapur të vetë Berishës, çdo demokrat ka zgjedhur fiks njerëzit që e dinë të gjithë se ai nuk i do. Dhe këta, sipas tij, i ka komanduar Rama?

Me logjikën e Berishës “kriminelët” zgjedhin të mos prekin votat e Endri Shabanit, Agron Shehajt apo Arlind Qorit, por përqendrohen të manipulojnë votat e Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Albana Vokshit?

Sipas tij, votuesit e Shehajt, Qorit apo Lapajt – edhe pse votojnë për herë të parë për ta – nuk shiten. Por ata që kanë votuar për Berishën prej 34 vitesh, janë shitës të votës?

Dhe më keq akoma, edhe brenda listës së PD-së, “kriminelët” qenkan përqendruar të votojnë kundër Berishës, jo për kandidaturat e tij.

Ky absurd ndodh vetëm në një parti ku njerëzit i kanë thënë lamtumirë logjikës dhe përsërisin verbërisht çdo mendim që del nga një mendje e bllokuar si ajo e Sali Berishës.

Fatkeqësia e tij dhe fatmirësia e vendit është se ai nuk e ka më monopolin e opozitës. Nuk ka më vetëm një version se çfarë ndodhi në zgjedhje. Ai është thjesht një parti opozitare – më e vjetra, më e degraduara dhe më e pashpresa nga të gjitha.

Next Post
“Nuk bëhet një parti me idenë se kush është kryetar”, Kadilli: Në PD veprohet nën presionin e karrierës. Egoja personale…

“Berisha po thellon humbjen”, Kadilli: Baza e partisë do lëvizë nëse nuk ikën kreu i PD

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Kur qelbet peshku, në fillim qelbet KOKA, e mandej, javash-javash, vazhdon qelbet i gjithë trupi….
    Kështu edhe PD.
    Ka filluar me degradimin e Sali Berishes, dhe të tjerët, duke mësuar nga Ai (Sali Berisha), u degraduan të gjithë me rradhë, duke u bërë të gjithë të kooruptuar, kush më shumë e kush më pak…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In