• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse PD e shikon me dyshim frontin opozitar me LSI

by A R
08/08/2017 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja politike Rama-Basha, e ‘ngjizur’ nën presionin e fortë amerikan, krijoi një situatë paradoksale në politikën Shqiptare. Dy forcat kryesore në opozitë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë shumicën në qeverinë ‘Rama’.

Por, ndonëse pjesë e qeverisë, PD dhe LSI, dikur pjesë e një koalicioni qeverisës, janë përfshirë në një betejë politike, për të marrë flamurin e opozitarizmit. Megjithatë, krahas akuzave dhe kundërakuzave në distancë, për shkak të rolit të tyre në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka përsëritur ftesën për Partinë Demokratike, për t’u bashkuar në një front opozitar kundër kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

“LSI është e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj kundër çdo përpjekje apo akti që dëmton qytetarët shqiptarë, pa asnjë kompromis apo pazar politik që gatuhet në zyrat e kryeministrit. Kështu që, është në nderin e PD të bashkohet me vullnetin tonë ose të mbetet peng i një marrëveshjeje të dyshimtë, shkatërruese e zgjedhjeve dhe e votës së shqiptarëve”, është shprehur Kryemadhi pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në datën 13 korrik, zonja Kryemadhi ftoi edhe një herë PD për t’u bashkuar në një front, për të ndalur kryeministrin Edi Rama.

“Ndaj të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë delirant që nuk njeh më kufizime. Sot më shumë se kurrë opozita duhet të jete e fortë dhe e bashkuar për ti treguar këtij kryeministri në delir se pushteti i pakufizuar dhe arroganca janë te papranueshme në demokraci, qoftë edhe në një demokraci të brishtë si e jona.

Të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë revansh që u ble në 25 qershor me lekët e krimit dhe drogës. LSI do të vijojë çdo ditë dhe pa kompromis betejën e saj kundër instalimit të pushtetit mafioz. Të gjithë së bashku do ti japim përgjigjen që meriton arrogancës së pushtetit të blerë me paratë e krimit dhe drogës”, tha Kryemadhi.

Dyshimi i PD
Për dy vite me radhë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ushqeu me shpresë demokratët për një aleancë të mundshme parazgjedhore me LSI.

Në funksion të këtij qëllimi, Basha dhe Berisha ndërprenë çdo sulm politik ndaj LSI dhe Ilir Metës, që pas rikthimit në skenë të çështjes CEZ-DIA. Edhe gjatë ditëve të çadrës, nuk munguan mesazhet e koduara të Bashës në adresë të LSI.

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha ndryshuan radikalisht qëndrim pas paktit politik të 18 majit, duke nisur një ofensivë sulmesh ndaj LSI, duke përfshirë akuza dhe shkarkimin e njerëzve të saj, me anë të ministrave teknikë.

Lufta politike u fashit me zyrtarizimin e rezultatit të zgjedhjeve. Madje, disa ditë pas rikonfirmimit të PS për një mandat të dytë qeverisës, LSI zuri në befasi Partinë Demokratike me anë të një ftesë për bashkëpunim.

Një aleancë mes PD dhe LSI, maksimalizon shanset e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2021, por një ftesë e tillë ka krijuar dyshime në kampin e demokratëve.

Demokratët e lexojnë ftesën e LSI si një lëvizje taktike për protagonizëm si dhe skenar për të marrë flamurin e opozitarizimit. Ndonëse në zgjedhjet e 25 Qershorit shqiptarët caktuan PD si partinë më të madhe në opozitë, me rreth 450 mijë vota, LSI pretendon se, ndryshe nga PD, do të bëjë një opozitës të fortë dhe pa kompromis.

Basha
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nuk ka një qëndrim sa i takon ftesës së LSI, por në një reagim të datës 27 korrik, ka artikuluar akuza në adresë të LSI dhe PDIU.

“Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI.

Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja. PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ne jemi të fortë dhe të vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve”, ka pohuar Basha./Shqiptarja

Next Post
“Ia vlen ta provosh”, Rama publikon shkrimin e revistës italiane për Shqipërinë

"Ia vlen ta provosh", Rama publikon shkrimin e revistës italiane për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com