• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse PD e harroi Babalen?”

by A R
11/06/2018 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, u shpreh te “5 pyetjet nga Babaramo” se PD nuk e përmend më audipërgjimin e pretenduar të Agron Xhafajt, duke faktuar kështu, sipas tij, se e gjitha ishte një montaturë me qëllim destabilizimin e vendit.
Manja tha se opozitës i dështoi plani i “Babales” dhe për këtë personazh me të shkuar të errët, organizoi edhe një protestë, por që u braktis nga qytetarët.
“Audiopërgjimi është i montuar, për të krijuar situatën e një paqëndrueshmërie politike, apo destabiliteti, në prag të samitit të qershorit, ku presim një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave. Falë punë dhe reformave të ndërmarra nga qeveria dhe jo siç pretendon opozita duke e lidhur me situatën gjeopolitike në rajon apo dhe më gjerë.
Në këtë vapë qershori prodhuan edhe një kauzë të turpshme me personazh “Babalen”. Opozita e fillon punën në mëngjes me “Babalen” dhe e mbyll po në darkë me “Babalen”. Por, Partia Demokratike s’e përmend më audiopërgjimin, merren me hetimin e rastit tani. Sepse ata e dinë se çfarë kanë gatuar me atë audiopërgjim”, deklaroi kreu i Komisionit të Ligjeve.
Duke akuzuar opozitën se po minon çeljen e negociatave për hir të luftës për pushtet, Manja sfidoi PD dhe LSI të bëjnë mocion mosbesimi ndaj kryeministrit, njësoj si në Spanjë pak ditë më parë.
“Opozita po bën gjithçka për të minuar çeljen e negociatave. Ne ka një vit që kemi dalë nga zgjedhjet. Ju e mbani mend që me zor i futëm në zgjedhje në 2017 dhe fill pasi kanë mbaruar zgjedhjet, dhe opozita jonë, nuk e di çfarë kërkon, thjesht e vetëm bën zhurmën e radhës politike për të krijuar imazhin e keq në këtë moment historik që jemi. Një qeveri rrëzohet ose me zgjedhje, ose me numra në parlament, si në Spanjë, një mocion mosbesimi dhe rrëzoi qeverinë e zgjodhi kryeministrin tjetër. Ç’a t’i themi ne opozitës? Numrat në parlament nuk i kanë. Ne kemi 74, 77 vota në parlament. Në zgjedhje ishim para një viti”, tha Manja.
I pyetur për ndryshimet qeveritare të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama, Manja tha se ato janë tagër i kryeministrit, duke theksuar se çdo ndryshim në nivel ministrash do ketë mbështetjen e grupit parlamentar socialist.
“Kjo është në përgjegjësinë dhe autoritetin e kryeminsitrit ‘Rama’. Ky kabinet apo dhe ai që do vijë, do ketë mbështetjen e këtij grupi parlamentar për realizimin e atyre reformave që iu kemi premtuar shqiptarëve”, vijoi Manja./a.m.

Next Post
A do ngrihet kullë te Teatri? Përgjigjet Rama

Teatri me PPP, Veliaj: Nuk kemi 30 mln euro ta ndërtojmë vet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse. Çfarë pritet të ndodhë sot

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In