• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse pakënaqësinë ndaj Shqipërisë e lidhin me Ramën?

by Ben Andoni
03/07/2020 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Retorika e gjatë e kryeministrit shqiptar në Kosovë mbushur me figuracionin e tij të zakonshëm dhe diskursin parabolik kuptohet se nuk do përcillej mirë në Kosovë. Më mirë nga të gjithë këtë e ka kuptuar vetë Edi Rama, që e di qartë se kreditet e tij nuk janë njësoj nga ato që kishte në kohën e pas vizitës historike në Beograd.

Ashtu si ndodh rëndom me politikën e shqiptarëve, ne nuk vlerësojmë ngjarjet dhe kulmet por detajet. Është e vërtetë që djalli fshihet në detajet. Është e vërtetë që detajet tregojnë shumë, por një gjë është edhe më e qartë: Historia e pushtetarëve, që kërkojnë vend në histori, i referohet datave dhe vendimeve në kohën e duhur. Shqipëria përballë Kosovës e ka bërë këtë me të gjithë peshën e saj. Fjala dhe artikulimi i kryeministrit shqiptar në Beograd tregon shumë por ajo nuk është vlerësuar si duhet. E para se stafi i kryeministrit i frustruar nga hija dhe prepotenca  e tij nuk i ka dhënë peshën e duhur. Kurse, nga ana tjetër, kundërshtia në Shqipëri dhe Kosovë tashmë është kaq e madhe saqë për çdo gjë përgjegjës është vetë Rama. Ashtu si edhe është qoftë për ato vendime që kanë ndikuar për të mirë dhe ato që po e rëndojnë si Eurobondi e me rradhë, që sot ka pak vend tek ne.

E fundit, Rama u anatemua në Kosovë edhe kur tërhoqi në mënyrë shumë civile padinë nga ish-kryeministrit Haradinaj për diçka që ai besonte se akuza nuk qëndron e nuk e ka bërë ose ka ditur për ndërrimin e territoreve dhe momentalisht koha po e vërteton. Madje ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi është një nga diskurset që ndan sot e kësaj dite ekipet e presidentit Trump me njëri-tjetrin. Kryeministri po përflitet edhe në të gjithë mbështetjen e tij patetike për Kosovën, paçka se mendimi më i ftohtë është që të pritet nëse Gjykatësi do e marri përsipër padinë ndaj presidentit Thaçi apo jo.

Por Kosova me Shqipërinë ka pakënaqësinë e marrëveshjeve të firmuara dhe të pa vëna në punë, ashtu si mbi kryeministrin Shqiptar “rëndon” marrëveshja tre palëshe Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut për Shengenin Ballkanik që nuk u përcoll aspak mirë në Prishtinë, paçka se kohë më parë Kosova ishte pjesë e këtij institucioni.

Është e pamundur që Rama të mos marrë mbi vete të gjithë anatemën e gjendjes së vështirë ekonomike, e cila është shtuar nga pasojat e tërmetit dhe pandemia, por duket se është e padrejtë që e gjitha të lidhet me të. Opozita jashtë parlamentare  i ka dhënë një dorë me paqartësinë e saj gjendjes së vendit, duke e mbajtur në pushtet, kurse ajo brenda parlamentit me dobësinë dhe pafuqinë e vet për të artikuluar ide. Ndaj, Rama po administron një pushtet që i ka mbetur dhe që ai po e menaxhon me kujdes por edhe me shumë sfilitje drejt një mandati tjetër, që do të ishte aspak i mirë për shqiptarët dhe mbi të gjitha ndryshimin e kërkuar. Tek e fundit, ai mbetet përgjegjës për të gjithë këtë gjëndje, pasi ai ka marrë përsipër të administrojë vendin dhe madje të kërkojë sërish një mandat të tretë. (Javanews)

Next Post
Arrestimi i 2 efektivëve në Kukës/ Lleshaj: Policia jo vetëm imazh i drejtuesve, por edhe i shoqërisë

Lleshaj apel të rinjve shqiptarë: Puno me nder! Shumë prej jush kanë marrë rrugët e botës dhe janë përfshirë në krim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In