• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse opozita nuk zbutet nga lavdërimi i ambasadores për Lulzim Bashën?

by Mero Baze
25/02/2021 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Mënyra se si pjesa më e madhe e opozitës reagoi ndaj nderimit që SHBA i bëri gjyqtarit Dvorani, dhe akoma më shumë, mënyra se si e njëjta pjesë e opozitës reagon ndaj dashamirësisë që ambasadorja e SHBA tregon ndaj Lulzim  Bashës, tregon se baza e opozitës është më shumë e shqetësuar pse SHBA shënjestron Ilir Metën dhe Sali Berishën, se sa që respekton Lulzim Bashën.

Reagimi ndaj nderimit të Dvoranit ishte gati histerik. Askush nga opozita nuk ka ndonjë problem me Dvoranin, as me të shkuarën e tij si gjyqtar.

Ai nuk ka qenë protaganist publik i ndonjë gjyqi të famshëm, përveç dy gjyqeve, atij të Gërdecit, dhe atij të Ilir Metës.

Vetëm pse ai është në konflikt me Ilir Metën për kontrollin e reformës në drejtësi dhe me Sali Berishën për shkak të djalit të tij, është kthyer automatikisht në një figurë të urryer për opozitën, e cila ka sulmuar me një gjuhë talebane, SHBA-në.

Ky mllef ndaj SHBA për nderimin e Dvoranit dhe injorimi i respketit ndaj Bashës, identifikon lidershipin real të opozitës dhe tregon se kush e udheheq atë.

Kjo gjë forcohet dhe më shumë pas takimit të sotëm të ambasadores së SHBA Yuri Kim, me kryetarin formal të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas ambasadores amerikane, ajo i ka kërkuar Bashës të mos kandidojë persona problematikë në listat e koalicionit, pasi Basha ka bërë aleancë me dy parti që kanë ofruar më parë elementë të inkriminuar në politikë, një familje në Shkodër, gjysma e së cilës është në kërkim, kurse partia e tyre në alencë me PD, dhe tjetra partia e Mark Frrokut.

Por përtej kësaj, ambasadorja ka thënë fjalë të mira për Lulzim Bashën dhe ka deklaruar se ka dëgjuar dhe programin e PD prej tij.

Kjo gjë në vend që ti gëzonte, i ka egërsuar dhe më keq opozitarët, duke e quajtur atë një truk diplomatik të ambasadores, të cilës nuk i falin faktin që ka propozuar Dvoranin si një nga 12 personalitetet ndërkombëtare në betejën antikorrupsion në drejtësi.

Pra në një fare mënyre, baza fanatike e opozitës, nuk do t’ia dijë fare për fjalët e mira të SHBA për Lulzim Bashën. Ata i ka tërbuar fakti që SHBA ka nderuar një armik të Berishës dhe Ilir Metës.

Kjo tregon shumë se kush e udhëheq opozitën, kush e frymëzon atë dhe mbi të gjitha, kush dikton kursin anti-perëndimor të saj.

Lulzim Basha pas këtyre reagimeve ngjan vërtet një kukull, të cilin të vetët, nuk e llogarisin as kur do të duhet të mburreshin që SHBA ua lavdëron kryetarin.

Në fakt ata janë më të mërzitur që SHBA ua ka fyer kryetarin e tyre real Sali Berisha dhe aleatin e tij Ilir Meta. Dhe nuk u hyn në sy lavdërimi për Lulin. Nuk i përfaqëson ata.

Next Post
Vjedhja e Thesarit: Prokuroria ngrin rreth 600 mijë euro

Vjedhja e Thesarit: Prokuroria ngrin rreth 600 mijë euro

Comments 1

  1. Lako Tako says:
    6 years ago

    Dum babën, dum babën…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In