• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Opozita e ka frikë poltronin e kryebashkiakut?!

by Ben Andoni
04/12/2018 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Të gjithë flasin për Tiranën, sesi duhet të jetë ajo, si do të duhej bërë më mirë, por asnjëra nga forcat politike nuk ka bërë të ditur sot e kësaj dite kandidatin e saj. Dhe, kur mendon se Tirana është një metropol, kupton qasjen politike ndaj problemeve reale, që i shqetëson njerëzit. Duket se Partia Socialiste e ka më të thjeshtë me kandidaturën e Erion Velisë, por edhe ajo po e lë në momentin e fundit për ta shpallur kandidaturën, paçka se gjasat më të mëdha i ka kryetari aktual, që në një farë mënyre e ka justifikuar besimin e Partisë së tij. I vetmi gabim, nëse mund të quhet kështu, ka qenë se shpesh propaganda e Velisë dhe e shpurës së tij e ka kaluar atë të paraardhësit socialist Edi Rama. Duke ditur fuqinë e imazhit që është te Edi Rama, nuk und të jetë detaj, që kalon lehtë pa u vërejtur, pa shtuar këtu dhe një fakt tjetër: Kryetari aktual i PS-së do t’i eklipson të tërë. Duket se në këtë krisje të vogël, po mundohen të këqyrin ose të përgjojnë ndonjë handikap kandidatë të ndryshëm dhe të ndërtojnë narracionin e tyre. Por, ata, ende nuk artikulojnë me zë të vendosur, sepse askush nuk ka verdikt partie pas. Gjithsesi, Opozita me përçarjen e vet, ka treguar se ka një afinitet për Erion Velinë dhe deklaratat e fundit çapraz të kryetares së LSI-së kundër PS-së, janë kthjelluar vetëm kur është folur për Velinë!!! A i trembet opozita poltronit të kryebashkiakut? Dukshëm po. Vetë, kryetari i opozitës, Basha nuk la dot një punë të mbarë në qytetin tonë dhe është aq i frikësuar nga kujtesa për menefregizmin dhe mungesën e punës gjatë mandatit të tij, sa as edhe njëherë nuk e ka përmendur seriozisht punën në Bashki apo krenarinë për një punë të tillë. Në ato pak raste që e ka përmendur duket se  më shumë i është shmangur vetë dhe po aq e gjithë propaganda e tij e dobët, për ta ruajtur. Po ashtu edhe paraardhësit e vet nga PD-ja nuk është se mbahen mënd për punë të mira në qytet, për të mos thënë që u kujtohet vetëm konfuzioni dhe anarkia totale, që sollën dhe që e ndikoi zhvillimin e qytetit për vite me radhë.

Në këtë këndvështrim, që poltronin e kryebashkiakut e kanë frikë, besohet si argument pasi sot e kësaj dite mungon seriozisht një investim për një kandidaturë, duke ditur se makina përshfaqëse e Erion Velisë është realisht e madhe dhe e vështirë për ta sfiduar. Nga ana tjetër, kujtdo që do t’i duhej ta sfidonte duhet ta bënte me kohë, fillimisht duke investuar për imazhin e qytetarit të parë alternativ për qytetin tonë, mbushur gjithsesi me problematika. Por, Opozita, jo vetëm nuk po e bën, por edhe po mundohet të mbajë të fshehur deri mbase në Kuvendin e 15 Dhjetorit, figurën që do t’i përfaqësojë. Sesa të pabindur janë për këtë poltron të mjafton të dëgjosh krehjen e vazhdueshme që i bën Kryemadhi, në funksionin e LSI-së, Erion Velisë dhe po ashtu frika e PD-së për të treguar realisht vizionin e saj. Ndaj, narracioni i tyre për Bashkinë, është i mangët madje edhe kur ka qenë i artikuluar drejt mbetet i pabesueshëm prej mungesës së vendosmërisë.

Ndërkohë individë të ndryshëm kanë filluar diversionin për t’i paragjykuar zgjedhjet e tanishme lokale, me dyshimin për manipulimin, duke nxjerrë shumë elementë, fakt që të bën të besosh se edhe këto zgjedhje, nuk do mbesin pa u përfolur, duke na lënë sërish në pjesën që OSBE/ODHIR i duhet t’i tërheqë veshët politikës. Po, megjithatë pse Opozita nuk investohet realisht në këto zgjedhje? Frika duket e arsyeshme dhe me këtë t’i kupton përçarjen e madhe që ekziston mes opozitës, kaosin e ideve, larminë ideologjike… për fatin e Edi Ramës, që i sodit dhe i ysht me cinizëm në këtë kaos. (Javanews)

Next Post
Balla pret deputetin francez: Gati ngritja e KLGJ, KLP dhe KED

Balla pret deputetin francez: Gati ngritja e KLGJ, KLP dhe KED

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër protesta e opozitës para Kuvendit, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë 

Nesër protesta e opozitës para Kuvendit, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë 

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In