• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk respektohet më fjala?!

by Ben Andoni
13/07/2020 23:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ajo e cila të lodh dhe të konfuzon më shumë në këtë kohë është përballja me të vërtetën, shprehur përmes fjalës së folur dhe asaj të shkruar. Më shumë akoma, ndër përshtatjes së fjalës së thënë dhe asaj të shkruar. Ndodh që ne rëndom sot përballemi me mos mbajtje të fjalës por më tepër me shndërrimin e krejtë të kuptimit të saj. Që do të thotë sesa realisht fjala e vërtetë respektohet në shoqërinë e sotme shqiptare. Zhvillimet e fundit dhe deklaratat e politikanëve kryesorë në vend, respektivisht Rama, Basha dhe Meta na kanë sjellë një peizazh ku fjala nuk ka më as edhe një lloj peshe në këtë shoqëri që po jetojmë. Pak orë më parë një deputete i tregonte ish-kryetarit të saj Basha live premtimin për lista të hapura dhe reagimin e tij krejt të kundërt të orëve të fundit. Ish-kryeopozitari Rama anatemonte këdo që mbronte nivelin e borxhit publik me 60% , teksa tashmë si kryeministër e ka përcjellë borxhin publik në 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për të mos përfshirë sipas opozitës edhe borxhin e fshehur të PPP-ve. Lista është e pafundme. Pse janë kaq normale në ligjërim gjërat jonormale të kohës dhe shoqërisë së sotme?!

Ka një vështirësi por edhe një pakuptueshmëri të madhe për ta përshkruar evoluimin e shoqërisë përmes statuseve të saj ndër shekuj dhe gjendjeve të ndryshme, që studiues jo të paktë i kanë kushtuar vepra jete. Hannah Arendt, në një libër ardhur dhe në shqip me titull “Gjendja Njerëzore”, shpjegon disa paradokse sociale por edhe evoluime konceptesh, që të bëjnë të mendosh se kinse metamorfozat e politikanëve e kanë një shtrat, që vjen prej antikiteti. E nëse fjala dikur në sistemet e ndryshme social-ekonomike ishte e kodifikuar, madje edhe tek ne ishte e shtrenjtë, konsakruar madje edhe me kodet e kanuneve të ndryshme në vend, sot është e mbështetur nga norma të reja të ashtuquajtura moderne, të cilat pranohen apriori në shoqërinë tonë. Por nuk është sërish kaq e thjeshtë se ndërsa “të vërtetat” e botëkuptimit shkencor modern mund të provohen dhe tentojnë formulat matematike që arrijnë e vërtetohen madje edhe teknologjikisht, ndryshe ndodh me ato sociale “ato nuk do t’i përkasin më shprehjeve normale në të folur e menduar”, shprehet Arendt. Dhe, gjykimi i thartë i saj shkon edhe më tej: “ne, si banorë të tokës dhe që po veprojmë si banorë të Gjithësisë, do mbetemi të paaftë për të kuptuar, domethënë për të menduar e folur për gjëra që gjithsesi jemi të aftë t’i bëjmë”. Po a e shpjegon kjo tollovinë e shqiptarëve?! Deridiku po, pasi kjo në një farë mënyre justifikon dhe nonsensin e tyre për shumë nga problemet e vendit, kur nga politikanët është menduar më shumë për grupe interesi sesa për të mirën dhe më të nevojshmen e publikut. Jo më kot, kjo shpjegon sot ato çudi që rrjedhin nga gjykimi i politikanëve apo edhe katrahura e pamëshirë që kanë sjellë sistemet politike në vende të ndryshme. Evropa Qendrore dhe ne Ballkani po bëhemi një laborator interesant zhvillimesh empirike, ku fjala e politikanëve dhe gjërat që bëhen, por jo vetëm nga ata, por edhe nga burokracitë e sotme, duken se përbëjnë dy zhvillime krejt të ndryshme: “Në këtë rast do të ishte njësoj sikur truri ynë, që përbën kushtin fizik, material, për mendimet tona, të ishte i paaftë për të ndjekur atë çka bëjmë, kështu që prej sot e tutje do të na duheshin vërtetë makina artificiale për të realizuar të menduarit dhe të folurit tonë”, na vjen sërish në ndihmë Arendt te “Gjendja njerëzore”.

Po pse fjala nuk zë vend në shoqërinë tonë ashtu si gjithnjë e më pak në të gjithë shoqëritë e sotme?! Kjo sepse sot janë shkëputur shumë kuptime të asaj që mundoheshin të përçonin sociologët e dikurit. Ne sot fjalën e delegojmë në demokracinë indirekte për të na përfaqësuar, pasi shqiptarët nuk e kanë këtë mundësi me këtë sistem zgjedhor, i cili po merr presion nga të gjitha anët për t’u ndryshuar. Dhe, realisht është fjala e dhënë apo ajo e kërkuar që e ka bërë dhe opozitën e sotme parlamentare, që të faktorizohet qoftë me vështirësinë e shprehjes dhe mundësisë krejt të limituar të vullnetit moral të saj.  “Kudo ku rëndësia e fjalës është në rrezik, çështjet si rregull bëhen politike, sepse është fjala ajo që bën njeriun qenie politike”, e shpreh mendimin e saj Arendt.

Dhe, mbetet i vërtetë edhe fakti se pas çdo gjëje që njerëzit arrijnë e bëjnë, dinë apo përjetojnë, kuptimi i vërtetë shkon deri aty ku arrihet e flitet për të, mundohej të arsyetonte personalitetja e njohur. Por sot gjithnjë e më shumë njerëzit janë të përshtatur, jo thjesht nga sistemet zgjedhore, por edhe nga ndarjet e shumta. Ballkani mbetet një laborator i qenësishëm dhe tejet i mprehtë për reagimin dhe sjelljen e qenies në demokraci, ku individi megjithëse flitet apo mund të kumtojnë, rrallë mund të përçojë vëmendje dhe tërheqje ndaj autoritetit. Megjithatë shkenca e fjalës apo e komunikimit referon sot për fakte dhe të vërteta që qëndrojnë dhe shkojnë deri përtej të folurit, e të cilat mendohet se kanë rëndësi për njeriun për derisa ai nuk është një qenie e vërtetë politike. Këtu na vinë ndërmend idetë sepse fjala nuk ka më vendin e duhur dhe se arsyeja e shprehur përmes fjalës nuk qëndron më. Kjo shpjegon edhe faktin pse shumë politikanë struken dhe mohojnë ato që dikur shpalosnin me pathos, si shumë të tjerë që nuk tremben kur përballen me fjalët dhe premtimet e pambajtura të vetëm pak kohëve më parë. Por, çfarë mund të presësh prej tyre, kur ne nuk u besojmë më edhe vetë njerëzve të shkencës, si në rastin e fundit me Covid-19? “Arsyeja se pse do të ishte me vend të mos i zinim besë gjykimit politik të shkencëtarëve qua (si) shkencëtarë, nuk është kryesisht mungesa e “karakterit” tek ata-pra. Pse nuk e kundërshtuan zhvillimin e armëve bërthamore-apo naiviteti i tyre-mbasi nuk arritën të kuptonin se sapo këto armë do të ndërtoheshin ata do të ishin të fundit që do të pyeteshin për përdorimin e tyre-por pikërisht për faktin se ata ecin në një botë ku fjala e ka humbur fuqinë e vet…”, e sqaroi Arendt në një nga kryeveprat e saj. Dhe fatkeqësisht në këtë botë ku jetojmë, të vërtetat janë përtej të folurit dhe premtimit. (Homos Albanicus)

Next Post
Kosova drejt fitores ndaj Koronavirus/ Në 24 orë 7 të shëruar dhe asnjë i infektuar

Gjashtë jetë të humbura dhe 187 raste të reja me koronavirus në Kosovë/ Mbi 2600 raste janë aktive

Comments 2

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Ben je nje nder gazetaret me racional ne SHQIPËRI

    Reply
  2. PPA says:
    6 years ago

    Leksione per studentet mgjs shkon shume larg kur i referohesh Arendt. I lodhshem kur perdor frazeologji si A.Cipa apo aresyetime te tipit konfuz si te akademik A.Fuga…dhe e fundit, shembujt i gjen vetem ne nje cader.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvarritja e ‘21 janarit’ dhe dëshpërimi i familjarëve të Aleks Nikës!

SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës: E mbajtën 1 vit e gjysmë në sirtar!

June 2, 2026
“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

“Al Jazeera” pretendon se protesta para Kryeministrisë nisi pas komenteve të Ivanka Trump se Sazani është ishull privat

June 2, 2026
Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

June 2, 2026
Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

June 2, 2026
Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

Parti nga protesta për Zvërnecin? Shehi: Të hapet një shteg i ri me fytyra të reja! PD nuk po i përgjigjet detyrës

June 2, 2026
“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

June 2, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

June 2, 2026
“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

June 2, 2026
Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

June 2, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In