• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk planifikon dot protesta PD-ja?!

by Ben Andoni
08/04/2016 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Përveç aksionit të vendosur dhe të menduar të shoqërisë civile të pak ditëve më parë kundër prishjes së këndit të lojërave në liqenin artificial, që iu bashkangjit zhurmshëm e pa sukses PD-ja, protestat e tjera të sajat në muajt e fundit janë pothuaj inekzistente. Qoftë dhe ajo që u iniciua pak kohë më parë prej tyre para parlamentit, përfundoi pa ndonjë rezultat. PD-ja thjesht po i bashkangjitet protestave apo kauzave që iniciohen nga të tjerët.

Skema dihet pastaj: përcillen dy-tre-katër deputetë dhe quhet si protestë e tyre. Ka shumë përgjigje, por më shumë mëdyshje për këtë. Kakofonia e kryesisë së PD-së, përçarja e thellë e dy grupeve pro dhe kundër Bashë, paaftësia e vetë lidërshipit të shkëputet prej hijes së Berishës, mungesa e ideve, mosgjenerimi i energjive të brendshme, mosbesimi plotësojnë kuadrin e një përgjigje, e cila ka nevojë të thjeshtohet.

Dhe, realisht, ka një fill që i bashkon të gjitha këto dhe lidhet me majmjen e frikshme të kupolës së PD-së, që do të thotë se energjitë për në terren mungojnë, ngaqë nuk ka më kauzë për vetë ata. Ata që vinë nga pushteti i mandatit të shkuar janë aq të ngeshëm, aq të rrumbullakosur, aq të pasuruar, dhe aq me prioritete personale të maturuara, saqë nuk i bën përshtypje më ajo vuajtje që bart tani pjesa më e madhe e elektoratit shqiptar të Djathtë që përfaqësojnë, por qoftë edhe ajo e Majtë, e cila vuan njësoj.

Taksat e larta, arroganca e pafundme e administratës, tallja e pushtetarëve të rinj socialistë, sukseset hipotetike, mungesa reale e vendeve të punës, informaliteti, nuk i thonë asgjë PD-së, veç farsës së javës që luajnë ditën e enjte në parlament me kolegët e tyre socialistë dhe që tashmë është kthyer në një zbavitje të vuajtur kombëtare.

PD-ja si forca kryesore opozitare po preferon më mirë të mbajë gjallë jetën e saj opozitare në televizor dhe luftën boshe në parlament, ku ashtu si mund të merret me mënd votimet mbyllen gjithnjë njëtrajtësisht, pasi Pozita ka forcën e numrave të kartonit. Dhe, në këtë amulli, në këtë pakënaqësi gati masive në vend ku opozita ka gati një minierë kauzash reale merret me vogëlsira. Ndërkohë që zvarritja e cila po i bëhet draftit të Reformës në Drejtësi nga dy partitë, kryesisht nga PD-ja provon se kjo parti veç të tjerave është ende e majmur paq me pushtetin e shkuar, përveç përçarjes që rrjedh nga mospëlqimi i kreut Basha. Është kaq shumë e dukshme kjo saqë edhe mosmarrëveshjet më të mëdha që kanë brenda, për pak orë shndërrohen në dukjen e rehatisë dhe statuset e luksit që shpërndajnë deputetët e saj në rrjetet sociale.

Për ironi të fatit është harruar pothuaj premtimi vjeshtor i PD-së bërë ndaj masës së madhe, sidomos elektoratit të PD-së që priti se ata do të ishin pothuaj përditë në protesta. Kjo e ka bërë figurën e kreut të Opozitës inekzistente me një imazh shumë të drobitur prej mungesës së koherencës. Dhe s’është e fundit, pasi më e keqja është se Basha ka filluar tani të imitojë Ramën në armën e tij më të fortë por edhe më të dobët njëkohësisht, në atë të batutave, një rol që nuk i shkon por edhe që është i rrezikshëm, pasi njerëzit gjithnjë e më shumë po i largohen retorikës boshe të kryeministrit që flet shumë dhe nuk thotë asgjë e që shoqëruar me gjestikulacionet e mëdha të lodh dhe të mërzit.

PD-ja, të paktën baza, ose ato forca reale që ekzistojnë duhet të kuptojnë se majmja dhe përçarja e krerëve të tyre është vuajtja e tyre dhe e të gjithë shqiptarëve, ndaj duhet të ushtrojnë presion ndaj kupolës së tyre të protestojnë. Dhe, kjo nuk është domosdoshmërisht të  bëhet dhunshëm dhe krerët ta marrin sërish flamurin duke u konfrontuar kinse dhe pa sens me policinë apo ta kthejë protestën në kërcënim për interesat e sigurisë publike. PD-ja duhet të kuptojë se ka ardhur koha për një lloj proteste që të kuptohet se nuk mund të vazhdohet kështu, me këtë sintaksë dhe veprim të socialistëve dhe aleatëve të tyre. Kurse humbja e ideologjive që ndodh rëndom në kohën tonë, pasi elektoratet janë shumë kaotike për ngjyrën që përfaqësojnë, duhet të kthehet në një rezistencës paqësore dhe civile (pa përdorur metoda të dhunshme që mund ta dëmtojnë) masive që i mbështet pozitivisht një rend demokratik dhe kushtetues, në të cilin besojmë se jemi.

Dhe, PD-ja ka ardhur koha të kuptojë se ka jo vetëm detyrën, por edhe tagrin që të tregojë përmes protestës realisht se sa vlen, sa ka reflektuar dhe sa është gati të marrë përgjegjësi pa u kufizuar në retorikat e dobëta dhe bajate në parlament ku të gjithë kinse anatemojnë njëri-tjetrin. Përndryshe, çfarë lloj opozitë reale është kjo, kur nuk bën qoftë edhe një protestë të menduar?

Next Post

Arben Llalla replikon me Plasarin: Ai bën pjesë te lobi vlleh antishqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK kërkon 127 vite burg për dosjen “Revanshi”, nga 15 vite për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin

SPAK kërkon 127 vite burg për dosjen “Revanshi”, nga 15 vite për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin

April 29, 2026
​KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

​KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

April 29, 2026
Parada e 9 Majit në Moskë pa tanke e artileri – Putini zvogëlon spektaklin për shkak të luftës në Ukrainë

Parada e 9 Majit në Moskë pa tanke e artileri – Putini zvogëlon spektaklin për shkak të luftës në Ukrainë

April 29, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD e thërret Kuvendin Kombëtar më 30 maj, nesër skadon afati për ‘rivalët’ e Berishës

April 29, 2026
Përforcohet mbrojtja e Irena Gjokës, shteti shton masat e sigurisë për gjyqtaren pas indicieve për rrezik

Përforcohet mbrojtja e Irena Gjokës, shteti shton masat e sigurisë për gjyqtaren pas indicieve për rrezik

April 29, 2026
Provokon ministri maqedon i Mbrojtjes, nderon memorialin që i quan shqiptarët “terroristë”

“Mistrecët” e dalë kohe, shfaqen në Shkup

April 29, 2026
FOTOLAJM / Ja zarfet me prova për Veliajn, që Gjykata as i ka hapur fare! Si u kalua çështja për gjykim në themel?!

FOTOLAJM / Ja zarfet me prova për Veliajn, që Gjykata as i ka hapur fare! Si u kalua çështja për gjykim në themel?!

April 29, 2026
Vrasja e çiftit Mujeci/ Gjendet makina e autorëve, Policia: Brenda, dokumente të personave në kërkim

Vrasja e çiftit Mujeci/ Gjendet makina e autorëve, Policia: Brenda, dokumente të personave në kërkim

April 29, 2026
Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

April 29, 2026
Rriten pasiguritë, gysma e kompanive ajrore europiane po shkurtojnë fluturimet

Rriten pasiguritë, gysma e kompanive ajrore europiane po shkurtojnë fluturimet

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In