• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes.

by Frrok Çupi
27/12/2024 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Modeli i atyre ishte i shpifur në aspektin ‘familjar’, në kuptimin ‘burrëri’, në sensin ‘barrën time s’ja ngarkoj gruas’. Këta, megjithatë, janë më keq.

Ditën që u ndodhën para prokurorit ‘ata’ deklaruan se ‘nuk e njoh më gruan’.

Por megjithatë, për nga ligësia, ata nuk mund të barazohen me këta.

Më i fundit nga këta ishte dje, kur një kandidat ‘për çdo gjë që ka shteti’ që nga Parlamenti, deri te Bashkia, sapo prokurori i vuri para prova krimi, ai (Belo) deklaroi ‘nuk e njoh Anën, nuk jetoj më me të’.

Këta nuk deshën të kishin model tjetër, veçse modelin ‘ata’. ‘Ata’ ishin ata të regjimit që u përmbys në gjithë Europën socialiste në vitet 1990. Në gjithçka, sidomos tufa njerëzore që mashtroi para popullit e tha se ‘po sjellim tjetër gjë’, në fakt grupi ‘demokratikas’ ripërtëriri më të zezën që kishte pasur diktatura komuniste.
Kjo është njëra nga arsyet pse këta nuk barazohen me ata: Këta mbartën vetëm më të zezat e atyre, ndërsa ata kishin edhe disa të mira që tani njerëzit i ka zënë nostalgjia.

As në pikën kur ata i shkruanin gruas “Unë të dua ty, nëse ti do Partinë”, as në këtë pikë këta nuk krahasohen. Këta janë më të pështirë. Që nga viti 1943 kanë mbetur të shkruara me ngjyrë të kuqe ato fjalë që një partizan dhe shkrimtar i shkruante të fejuarës: “Të dua ty nëse do Partinë’. Tani emri i partizanit ndodhet në një rrugë pranë stadiumit Dinamo.

Edhe plot dëshmi të tmerrshme të kohës kur çiftet ndaheshin pse njëri prej tyre kishte ‘shkelur vijën e Partisë’.
Nuk duket mirë ta kujtoj, por më të neveritshmit ishin ata që ndodheshin më afër udhëheqësit më të lartë, sidomos ata në Bllok. ‘Nuk duket mirë’, sepse disa prej pinjollëve të tyre tani janë rreshtuar me ‘antikomunisten PD, etj’ që kinse janë ndryshe nga ‘ata’.
Por modeli mbeti i njëjtë. Ndërsa qëllimi është tjetër për tjetër.

Qëllimi i atyre:

Të shpëtonin apartamentin në Tiranë, ose edhe në një qytet tjetër; por jo të dergjeshin në ndonjë ‘gulag’.

Qëllimi i këtyre:

Të shpëtojnë vilat dhe dhjetëra apartamente që kanë ndërtuar me para të vjedhura mbi gërmadhat e komunizmit që krenohen se e përmbysën. Vetëm Monika, në një ditë, dorëzoi në sekuestro dy vila. Nuk themi për vilat buzë detit a në Londër, a ku ta dish. Si të thuash ‘dy vila sa një kusur në bar- kafe’ për xhepat e Metës. Monika do të mbante vilat, Iliri burgun.
Ndershmëria e tyre:

Për t’i treguar Partisë se ‘jam me zemër të pastër, nuk di çfarë bën gruaja/ burri” bëhej divorci. Por vjedhje nuk kishte në asnjërën anë, punë biografie kishte.

Ndershmëria e këtyre:
Sa më të ngatërruar në biografi; humbim origjinën e mallit (!). Ky i fundit, Belo, e kishte partneren nga një familje ‘beu socialist’. Edhe shoku i ngushtë i Ilir Metës, një shakaxhi show, bè demokrat, e mbante Ijën me shami, por Iliri thonë se ‘nën shami e nën gur i fshehu një pjesë të madhe’. Edhe ‘bilbili shakaxhi’ në vendin tonë bën para sa bualli, dhe ditën e fundit i thotë gruas ‘ti atje, unë këtu’. Në të gjitha rastet, pasurinë e vjedhur e mban ai që i shpëton burgut.

Këta nuk e kanë kurrë nderin e shkrimtarit partizan që shkroi se ‘të dua ty po deshe Partinë’. Ata, të paktën e lanë ndonjë gjë të mirë (nostalgjia sot), por këta do të linin vetëm lëkurën e njeriut të vjedhur e të dhunuar prej tyre.

Me fat që na u shfaq Drejtësia.

Këta edhe kohën e kanë përdorur si gruan; herë divorcohen me atë që ishte, herë bëjnë garë me të zezën e asaj kohe.

Next Post
“Deklaratë neofashiste”, Malaj shpërthen ndaj Shehajt: Hipokrit, pse s’e pranon që më ftove në parti?!

“Deklaratë neofashiste”, Malaj shpërthen ndaj Shehajt: Hipokrit, pse s’e pranon që më ftove në parti?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër protesta e opozitës para Kuvendit, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë 

Nesër protesta e opozitës para Kuvendit, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë 

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In