• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pse nuk mban fustan apo…”/ Ngacmoi seksualisht një vajzë me shtetësi spanjolle, 3.4 vite burgim fierakut

by Java News
09/07/2021 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 51-vjeçar nga qyteti i Fierit është dënuar me 5 vite burgim për akuzën e “Ngacmimit seksual”, të një vajze të mitur me shtetësi Spanjolle.

Vendimi është marrë në 29 qershor, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Artan Koti, ka përfituar zbritjen e dënimit nga 5 vite burg në 3 vjet e 4 muaj burgim, informon ora news.

Kjo masë dënimi në fakt është kërkuar dhe nga prokurori i çështjes, Petrit Vukaj, i cili në pretencën përfundimtare, i kërkoi trupit gjykues të deklaronte fajtor dhe dënonte me 5 vite burgim, të pandehurin Artan Koti.

Sipas vendimit të gjykatës së Fierit, 51-vjeçari Koti, ka kryer veprime të ngacmimit seksual të një vajze 15-vjeçare, e cila banonte shumë pranë banesës së tij, në qytetin e Fierit.

Gjithmonë duke ju referuar dosjes së gjykatës në 29 Tetor 2020 rreth orës 16:00 vajza e mitur G.C me shtetësi spanjolle, rezulton të jetë ngacmuar seksualisht nga Artan Koti, i cili ishte komshiu i tyre.

Artani i fliste vajzës së mitur, për të dalë së bashku dhe të pinin ndonjë kafe.

Po kështu sipas rrëfimit të vajzës,Artani, i ka thënë asaj: “…pse nuk vishesh me ndonjë fustan, por mban veshur vetëm streçe…”.

Madje herë pas herë, ai e ka pyetur vajzën e mitur nëse ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale apo nëse ajo kishte të dashur. Koni i ka kërkuar që të ngrinte bluzën vajza dhe të kryenin marrëdhënie, por vajza e mitur nuk ka pranuar.

Një pjesë të këtyre bisedave janë dëgjuar dhe nga nëna e vajzës, e cila sapo ka parë Artan Kotin nën shoqërinë e vajzës së mitur ka filluar t’i kërkojë llogari dhe bërtasë këtij personi për atë çfarë ai kishte bërë.

Por Artan Koti, i ka kërkuar ndjesë dhe se nuk do e përsëriste më, duke i pohuar se nuk e kishte seriozisht dhe se gjithçka ishte për shaka. Por nëna e vajzës, menjëherë ka njoftuar policinë e Fierit, e cila më pas ka çuar në arrestimin e Artan Kotit.

Ndërsa Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Vajza e mitur me shtetësi spanjolle, ka treguar në polici dhe Gjykatë se Artan Koti, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në ambientet e makinës së tij, kur ajo ishte duke u kthyer nga një fshat i Fierit, për në banesën e saj në qytet.

Artan Koti, tashmë është dënuar nga gjykata e Fierit dhe pritet vetëm vendimi i Apelit Vlorë,që do të vendosi nëse Koti do arrestohet dhe çohet në burg apo do vijojë të qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi”./m.j

Next Post
Qeveria greke miraton hartimin e një strategjie të re të Sigurisë Kombëtare: Adreson sfidat e krijuara nga Turqia

Qeveria greke miraton hartimin e një strategjie të re të Sigurisë Kombëtare: Adreson sfidat e krijuara nga Turqia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

February 2, 2026
Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

February 2, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

February 2, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidenti i merr jetën gruas në Fushë-Krujë, arrestohet polici

February 2, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Shkurt 2026

February 2, 2026
Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

February 2, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

2500 euro për një emigrant, arrestohet maqedonasi në Tiranë. Në kërkim një tjetër

February 2, 2026
Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

Debate në GJKKO / Veliaj kërkoi largimin e avokates, Teodoresku: Nuk pata kohë, taksia më priste vetëm 1 orë

February 2, 2026
Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

February 2, 2026
Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

Milani bllokon 35 mln euro për yllin e Premier League, dërgon me urgjencë mjekun në Londër

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In