• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk ka “rëndësi” për ne shqiptarët, se kush fitoi në Amerikë?

by Ergys Mërtiri
08/11/2024 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ergys Mërtiri

Kur them se nuk kam fare interes për zgjedhjet në Amerikë nuk po them as se nuk kam interes për SHBA-të apo se Amerika nuk ka rëndësi për Shqipërinë, e aq më pak ka të bëjë kjo me ndonjë hidhërim personal për fitoren e Trampit, për shkak të ndonjë afilacioni të fshehtë me Kamalën, apo akoma më pa lidhje akoma, ndonjë frikë e brendshme se mos Trampi do t’i heqë cilësimin non grata Berishës.

Nuk mund të mos më vrasë sytë një rendje mbarëkombëtare e shqiptarëve për t’u përfshirë në debatin mbi zgjedhjet në Amerikë, a thua se Shqipëria është një nga 50 shtetet e SHBA-ve.

Nuk mbeti gazetar terreni e kronike pa u perfshirë në debat, ndërsa pati studio që e gdhinë gjithë natën në pritje të rezultatit, çfarë nuk ka ndodhur as për zgjedhjet në Shqipëri.

Natyrisht që SHBA-të janë një faktor dominues në rendin ndërkombëtar, por rendi ndërkombëtar nuk ka arsye për të qenë shqtësim kaq i madh për një popull kaq të vogël që nuk po zgjidh dot ende probleme të thjeshta të vetat.

Sigurisht që SHBA-të janë një faktor i rëndësishëm edhe në politikën shqiptare, kjo nuk varet shumë nga ai që vjen në krye të shtëpisë së bardhë.

Pretendimet e shumta në mendiat shqiptare mbi ndryshime qasjesh në raport me politikën vendore PS-PD, janë thjesht një banalitet nga perspektiva jonë e provincës që as lidhet fare me realitetin.

Politika e jashtme amerikane funksionon mbi objektiva strategjike, jo mbi konsiderata apo ndjeshmëritë personale të presidentëve.

Cilido që do jetë president, shqipëria për SHBA-të është një vend aleat dhe ata do sillen me të si aleatë në funksion të synimeve të tyre në rajon.

Nga kjo perspektivë cilido që të fitonte, do të ndiqte të njëjtën politikë, për sa kohë interesat strategjike amerikane në rajon do vazhdojnë të jenë të njëjta.

Ajo që mund të vlejë të diskutohet është intensiteti me të cilin njëri apo tjetri president do ti ndjekë këto interesa.

Mundet që Trampi të shfaqë mungesë të vëmendjes së duhur ndaj rajonit, pas ndonjë marrëveshjeje me Rusinë, por kjo nuk ndryshon qasjen e përgjithshme ndaj Shqipërisë e aq më pak të ndikojë në qendrimet e saj mbi politikën vendore.

Në vija të përgjithshme, SHBA-të do vazhdojnë të mbështesin reformën në drejtësi (ndonëse Rama dhe Berisha shpresojnë që këmbëngulja e Departamentit të Shtetit për reformën në drejtësi të bjerë, duke iu dhënë atyre dorë të çlirohen prej rrezikut që iu kanoset tashmë nga SPAK-u), dhe të gjithë ata që janë shpallur non grata, do të vazhdojnë të jenë në këtë status.

Reforma në drejtësi ka nisur gjatë mandatit të parë të presidentit Tramp dhe nuk ka asnjë arsye përse të ndalojë tashmë në mandatin e dytë.

Përsa i përket tifozllëkut midis Donaldit dhe Kamalës këtu interesimi është edhe më i vogël. Për mua, ata janë dy kandidatët më të dobët të historisë së zgjedhjeve në SHBA që unë njoh.

Tramp është një aventurier, radikal, populist e pazarxhi që nuk e ka për gjë të marrë vendime problematike në funksion të një interesi momental, ndërsa Kamala, një militante histerike në mbështetje të ideologjive wokeiste pa rrafshin e duhur të një politikaneje me kurajë, të aftë për të ndërmarrë vendime të rëndësishme.

Të dyja palët i përkasin qasjeve radikale që kanë polarizuar për keq politikën amerikane, e cila sigurisht që nuk mund t’i sjellë kurrfarë të mire as SHBA-së e as arenës ndërkombëtare.

Për këtë arsye, këto zgjedhje nuk më duket se zgjojnë interes, as nga aspekti i pritshmërive mbi impaktin të tyre në Shqipëri e as nga aspekti i ndonjë produkti interesant në planin e kërshërisë intelektuale mbi politikën si sferë tërheqëse e veprimtarisë njerëzore.

Next Post
Babai i 10-vjeçarit që u përplas nga makina: Të kalben në burg autorët, policia të marrë masa

Babai i 10-vjeçarit që u përplas nga makina: Të kalben në burg autorët, policia të marrë masa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In