• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pse nuk jemi më humanë?!

by Ben Andoni
30/06/2024 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse nuk jemi më humanë?!

Nga Ben Andoni

Pak orë më parë, doktori Ilir Alimehmeti parashtroi një shqetësim të madh, që vinte si rrjedhim i asaj që po përcjellin ngjarjet e Onkologjikut. “Ky episod duhet të na zgjojë, pse ndodhin këto situata? Po sikur të kishim salla mjaftueshëm dhe mjekë mjaftueshëm, apo të ishin blerë sasitë e duhura të medikamenteve në kohën e duhur, a mund të krijoheshin kaq lehtë këto skema”, tha Alimehmeti. Më pas shtoi edhe një fakt të panjohur për masën e madhe, që komenton rastin e mjekëve të Onkologjikut: Janë 5 mjekë të rinj, që po bëjnë specializimin për onkolog e që do të paguhen 0 lekë për 4 vitet e studimit të tij!! “A pyet kush se me çfarë do të jetojë ky mjeku i ri këto 4 vjet? Ose do të shkojnë në privat për të punuar, ose do të gjehen format, ja kaq e thjeshtë është”, tha z. Alimehmeti, në apelet e tij të vazhdueshme. Dy elementë të bëjnë përshtypje në këtë logjikë të sendërtuar mirë të personazhit të njohur, që nuk shkojmë tek shkaqet, që i shkaktojnë të gjitha anomalitë; dhe e dyta, që humanizmi po shtegton në masë të frikshme në kohën e demokracisë. Brezat më të rinj, që e kanë nisur rrugëtimin jetësor në demokraci, po japin shenja po kaq shqetësuese në sjelljet, veprimet dhe kulturën e tyre të punës. Humanizmi njihet si koncept po jo si akt.

Në një parantezë për humanizmin: Humanizmi (lat. humanitas- njerëzia) është një filozofi etike dhe një botëkuptim, që drejtohet nga interesat, vlerat dhe dinjiteti i njerëzve. Lidhet me ndarjen e cilësive të përbotshme njerëzore, veçanërisht arsyes, historisë së përbashkët, përvojës dhe besimit, por edhe tolerancës, paqes dhe lirisë së ndërgjegjes, që përbëjnë parimet më të rëndësishme për jetesën e përbashkët njerëzore. A gjenden më në shoqërinë tonë këto cilësi?! Edhe kur gjenden ato shoqërohen me tam-tamet e medias, ku personazhe të ndryshme do e bëjnë publike në masën që të rrëmbejnë sa më shumë klikime. Jo pak herë janë bërë qesharake femra VIP, humanizmi i të cilave është thjesht në funksion të dukjes, veshur me një luks lëbyrës, për çështjet që duhet të ngrenë për kauzat gjinore. Ca më shumë, mësues\e që bëjnë garë për pasuri, kurse nxënësit i kanë lënë as me dijet bazike. Njerëz të administratës (jo pak në moshë të re) në garë për të zhvatur çdo gjë që munden dhe duke demonstruar pushimet e shtrenjta nëpër botë, pa mohuar dhe një pjesë të përgjegjshme. Të tjerë, që nxjerrin pa asnjë turp të dhënat tona! Ajo që ndodhi me të dhënat, duhej të ndiqej me një dënim shembullor, por Komisioni Parlamentar endet në debate pa fund dhe në pjesën e protagonizmit, PD dhe PS, nuk kanë të dytë.

Në literaturën për humanizmin, theksohet se “Humanizmi e mbështet demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, madje edhe faktin se humanizmi ka për synim zhvillimin sa më të plotë të çdo njeriu. Me humanizmin janë të lidhura edhe cilësitë që një shoqëri mbrun në pjekjen e saj. Por edhe 34 vite më vonë nga një regjim, që konsiderohej nga jo pak zëra si anti-human, ne po përballemi jo pak herë me dehumanizim. Shumë individë të shoqërisë sonë, demokracinë e kuptojnë si përfitim në kurriz të më të dobëtit: Pacientit, qytetarit, nxënësit, të mëshuarit etj. Të flasësh për Humanizmin, duhet të jesh i vetëdijshëm për të. Kur flasim për të drejtat e njeriut, automatikisht besojmë të drejtat që i atribuohen çdo individi, jo thjesht sepse janë njerëzore, por edhe si qëllim për të ngritur një shoqëri të mirë. Dhe, nëse do kemi të drejtën e jetës dhe, ajo duhet të respektohet, kjo do të thotë se individi është i garantuar të mos vuajë e vdesë nga duart e askujt tjetër. A ka mundur demokracia ta zgjidhë këtë në Shqipëri? Niveli i spitalit, administratës, pensioneve e shkollës tregon diçka tjetër. Filozofi i njohur John Stuart Mill, i cili vetë meriton të konsiderohet si një nga themeluesit kryesorë të Humanizmit, vërejti se: “’Njerëzit; që ushtrojnë pushtetin nuk janë gjithmonë të njëjtët njerëz me ata mbi të cilët ushtrohet ai; dhe ‘vetëqeverisja’ për të cilën flitet nuk është qeverisja e secilit në vetvete, por e secilit nga të gjithë të tjerët” (Narveson, 2024). Mill e parashtroi këtë gati 200 vite më parë, kur humanizmi kishte ndryshuar paradigma të njerëzimit, por individi i kohës nuk kishte kaq shumë qasje në të mirat e jetës dhe mbi të gjitha zhvillimin e demokracisë. Po pse nuk jemi humanë? Pyetje, që duhet të trandi sociologët dhe mbi të gjitha homo albanicus, që ia ka errur sytë në masë paraja dhe nguti drejt përvetësimit pafre. Rastet e humanizmit tashmë të duket sikur i gjen me pikatore, njësoj si hipotezat mbi UFO-t në shoqëritë tona, ku të bombardojnë lajmet dhe paraqitjet e femrave silikon-ngjeshur dhe boshnaja e jo pak njerëzve mediatikë. Shumë nga shqiptarët nuk kuptojnë që humanizmi është detyrë dhe përkushtim…ndaj merremi me pasojat dhe jo me shkaqet. (Javanews)

Next Post
Gjendet pa shenja jete në banesë 47-vjeçari në Durrës, dyshimet e para

Gjendet pa shenja jete në banesë 47-vjeçari në Durrës, dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In