• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk iu kthyen paratë profesionistëve të lirë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Ministri Malaj jep sqarime

by B K
19/12/2024 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit për taksimine profesioneve të lira nuk ishte i qartë, prandaj nuk u zbatua menjëherë, shkruan A2 CNN. Malaj u pyet nga deputetja e PD, Jorida Tabaku, mbi këtë çështje, ai tha se Kushtetuesja, pas një kërkese nga dikasteri që ai drejton, nuk dha opinion për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohej që të ardhurat e realizuara nga efekti i këtij ligji, ishin legjitime.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte i qartë për vetë faktin se nuk shprehesh se çfarë duhet të ndodhet me të ardhurat që ishin mbledhur për sa kohë ligji ishte në fuqi. Ministria ka kërkuar një kërkesë për tu shprehur, Gjykata Kushtetuese nuk dha një opinion për këtë çështje duke lënë të nënkuptohej që të ardhurat e realizuara nga efekt i këtij ligji, ishin legjitime. Pavarësisht kësaj, qeveria kishte vullnetin për t’i kthyer mbrapsht këto para të mbledhura nga profesionistëve të lirë”, tha Malaj.

Në qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht rrëzimin e nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera.

Zbatimi i ligjit me llogaritjet e këstit të parapagimit të tatimit shkaktoi debate te bizneset e profesioneve të lira, të cilën e konsideruan zbatimin e tij jokorrekt.

Në ligj parashikohet se tatimi 15% për të vetëpunësuarit me të ardhura vjetore deri 10 000 000 lekë në vit llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve fikse të padeklaruara në kontabilitet në vlerën 30%, duke përfshirë dhe të ardhurat nga paga minimale, ndaj totalit të ardhurave vjetore. Ligji parashikon përzgjedhjen e regjimit të veçantë të zbritjes së shpenzimeve 30% nga biznesi ose opsionin e zgjedhjes së deklarimit të tyre me kontabilitet.

Ndërsa kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pambajtura në kontabilitet në masën 30%.

Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.

Next Post
“Masakrohet” Donnaroumma, goditet me taka nga kundërshtari

“Masakrohet” Donnaroumma, goditet me taka nga kundërshtari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive: Kushtetuta nuk është rekomandim!

August 11, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Devoll, flakët përfshijnë zonën pyjore mbi Sinicë

August 11, 2026
Rikthehet pas dy vjetësh treni i “Jazzit”

Hekurudhat shqiptare drejt standardeve të BE-së, hyjnë në fuqi rregullat e reja! Çfarë ndryshon…

August 11, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“Çdo koment i juaji është një klikim më shumë”, Rama replikon me kritikët e sigurisë kibernetike: Metodologjia nuk ndryshon nga mllefi

August 11, 2026
Vlorë/ Zjarri në stacionin e ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë”, kufizohet furnizimi me ujë në disa zona

Vlorë/ Zjarri në stacionin e ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë”, kufizohet furnizimi me ujë në disa zona

August 11, 2026
“Xhiro” bregut të detit, bllokohen 27 mjete lundruese në vend

Velipojë: Shpërthen tubi i gazit të skafit, 39-vjeçari pëson djegie në trup

August 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Beteja e humbur kundër turizmit

August 11, 2026
Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Amerikanët qëllojnë anijen, përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

August 11, 2026
Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

Nga karburantet te faturat e shtëpisë, çfarë e nxiti rritjen e inflacionit gjatë muajit korrik?

August 11, 2026
E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com